Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Charles Bukowski!

“Hera e vetme kur njerëzit mendojnë për padrejtësinë është atëherë kur u ndodh atyre.”

Charles Bukowski
 
IMG_20201031_062659.jpg

jashtë Bukowskit

Kurgja nuk m’ka prek
Si ti që ma ke prek shpirtin e ma ke vra t’keshmën.
Si ti që ma le dhimbjen e ta jepa kohën.
S’ka rëndsi as mërzi tjetër që m’ndryshon.

Sot le t’bahet bota e jemja, nuk m’len përshtypje...si ti!

L.F.
 
“Tani, kur i kuptuam gjithë këto, me qetësi mund të themi lamtumirë...”

Charles Bukowski
 
"Fillova t'i numëroja budallenjtë që më kalonin pranë. Brenda dy minutave e gjysmë mbërrita në pesëdhjetë."

Charles Bukowski
 
“Unë e kam një problem, unë nuk i urrej njerëzit. Ata më neverisin dhe dua të ik larg nga ata. Nuk kam urrejtje, kam një mekanizëm për të ikur.”

Charles Bukowski
 
“Kazanova i fuste gishtat, apo duart, nën fustanet e femrave në kohën që burrat e tyre shqyheshin katër copash në oborrin e mbretit. Po edhe Kazanova vdiq, thjesht një plak me *** të madh e me gjuhë të gjatë dhe pa këllqe fare, që e gëzoi jetën. Është e vërtetë që do pështyja pa ngurruar mbi varrin e tij, dhe kjo është e vërtetë. Damat zakonisht shkojnë pas hajvanëve më të mëdhenj që mund të gjejnë; prandaj dhe raca njerëzore është aty ku është sot. Kemi lindur Kazanovat më të zgjuar dhe më jetëgjatë, që të gjithë bosh përbrenda, ashtu si vezët prej çokollate të Pashkëve që u japim fëmijëve tanë të shkretë.”

Charles Bukowski
 
"Ajo u zhvesh dhe filloi të më tregonte trupin e saj. Unë ndeza një cigare dhe i thashë: “Mos kërko të joshësh trupin tim, mundohu të joshësh mendjen time.“
Ajo u vesh dhe filloi të më fliste për veten.
Ishte nata më intime, emocioni më i fortë dhe më i bukur në gjithë jetën time."

Charles Bukowski
 
“Një femër mesatare më shumë dëshiron të ketë bukuri se sa mend, sepse ajo e di se një mashkull mesatar më mirë shikon se sa mendon.”

Charles Bukowski
 
“Me disa persona do të shkoja deri në fund të botës, t'i lija atje, e të mos i merrja më me vete.”

Charles Bukowski
 
-Ke një cigare? - më pyeti.
-Sigurisht. - iu përgjigja.
Nxora jashtë paketën.
-Të lutem! - tha. - Merre një, ndize dhe pije. Kështu do të kesh me se të merresh.
U largua.

Charles Bukowski
 
"Është e lehtë t'i zhveshësh rrobat dhe të bësh dashuri. Njerëzit gjithmonë e bëjnë këtë. Por, t’ia hapësh shpirtin dikujt, t’ia zbulosh shpirtin, mendimet, frikat, ardhmërinë, shpresat dhe ëndrrat... Kjo do të thotë të jesh lakuriq deri në palcë."

Charles Bukowski
 
IMG_20201031_064856.jpg

Mu afrua. Unë isha krejtësisht i hipnotizuar. Trupi i saj u shty drejt timit, u shtrënguam. U përqafuam dhe gojët tona u bashkuan. Më futi brenda gjuhën, ishte e ngrohtë dhe lëvizte si një gjarpërushe.
E shtyva.
-Jo. - i thashë. -Më vjen keq, nuk mundem.
Më pa.
-Çfarë ke? Je tepër i vjetër?
-Nuk është puna aty kukull...
-Ku është puna?
-Nuk dua të lëndoj ndjenjat e tua.

Charles Bukowski
 
"Madje edhe shitësi më donte. Të gjithë ata në punë më donin. Ata e vjidhnin pronarin për imtësira, por unë asgjë nuk tregoja. Ajo ishte një lojë e vogël e tyre. Nuk më interesonte. Nuk isha një hajdut imtësirash. UNË DOJA GJITHË BOTËN OSE ASGJË."

Charles Bukowski
 
IMG_20201031_134945.jpg

"Madje edhe shitësi më donte. Të gjithë ata në punë më donin. Ata e vjidhnin pronarin për imtësira, por unë asgjë nuk tregoja. Ajo ishte një lojë e vogël e tyre. Nuk më interesonte. Nuk isha një hajdut imtësirash. UNË DOJA GJITHË BOTËN OSE ASGJË."

Charles Bukowski
 
IMG_20201031_135259.jpg

"Fillova të qeshja, qesha aq fortë sa që rashë mbi qilim dhe ajo ra mbi mua dhe të dy qeshëm e qeshëm e qeshëm derisa mendova se ishim të çmendur."

Charles Bukowski
 
IMG_20201031_135103.jpg

“Jam lodhur së luftuari për çdo hapësirë ku mendja të gjejë ajër, prandaj kam ndenjur për një kohë aq të gjatë larg njerëzve, ndërsa tani që po takoj njerëz, shoh se duhet të kthehem në guvën time.”

Charles Bukowski
 
IMG_20201031_140225.jpg

“Ka diçka të pakontrolluar tek unë, mendoj shumë për seks. Kur shoh ndonjë femër, gjithmonë e imagjinoj atë në shtrat me mua. Mënyrë interesante për ta vrarë kohën në aeroport.”

Charles Bukowski
 
"A nuk e kuptojnë ata që ne kemi aq pak gjëra në këtë jetë të çuditshme? Dhe se nuk ekziston mënyrë të rikthehet diçka, dhe kështuqë gjithçka e humbur ngelet e humbur përgjithmonë."

Charles Bukowski
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.