- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 1,028
- Pëlqime
- 458
Sa përshkrim mbresëlënës! Të falenderoj shumë! Sepse unë pikërisht atë po përpiqesha të arrija, botën tënde dhe përshtypjet e tua.Kur eci nga deti ndiej një qetësi të veçantë, si një hapësirë ku mendimet e mia ndalojnë dhe shpirtit i jepet mundësia të qetësohet. Dallgët që shuhen në breg më kujtojnë se çdo moment ka një fillim dhe një mbarim por pas çdo valëje ka gjithmonë një të re, një mundësi të dytë. Ndjej se shpesh të humbësh në mendime është mënyra më e mirë për të gjetur atë që kërkon dhe ndoshta përgjigjet nuk janë diçka që mund t’i shoh menjëherë por janë gjithmonë aty, në heshtjen që ndjek pas zhurmës. Të eci pranë detit është si të marr një frymë të thellë, të hap zemrën për të pranuar gjithçka që është e bukur, e thjeshtë dhe e vërtetë në botën që më rrethon
Ti vëren dhe nxjerr përfundime me shumë domethënie, sepse edhe unë besoj që njeriu ka mundësi të dyta apo të treta për çdo gjë por rëndësi ka të jesh gati për t'i dhënë rëndësinë që u takon.
Meditimi apo humbja në mendime është thelbësore sepse përpiqesh të kapësh përtej shqisave me anë të shpirtit, ti i jepesh në madhështinë e tij detit e merr prej tij mësime jete, rigjallëron shpresën e mundësive të reja tek ti, rigjallëron dëshirën dhe dashurinë për botën që të rrethon.