Në qoftë se pyetet ndonjë myslimanë se çfarë është islami ai do të përgjigjet kështu: “Kështu quhet feja jonë. Është feja e fundit. Është feja më e përsosur". Mirëpo të gjithë e dimë se çdo myslimanë duhet të dijë më shumë se kjo. Fjala “islam" në fjalorë ka kuptimin e dorëzimit, përuljes, bindjes dhe paqes. Ndërkaq si term nënkupton “Fenë, e cila i është shpallur njerëzimit nëpërmjet profetëve të Zotit dhe që do ti shpie njerëzit drejt lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër, gjithashtu nënkupton edhe të gjitha urdhrat hyjnore.
Fetë zakonisht janë emëruar në korrelacion me ndonjë fis apo themeluesin e tyre. Judaizmi dhe hinduizmi janë emëruar sipas këtyre popujve, ndërsa krishterimi sipas Hz. Isasë, budizmi sipas themeluesit të saj Budës. Ndërkaq islami është emëruar drejtpërsëdrejti nga ana e vet Allahut. Hz. Muhammedi (a.s.) nuk është themeluesi i fesë islame, por është një profet.
Feja islame për emër zgjodhi mesazhet më të rëndësishme, pra paqen dhe përkushtimin. Kështu islami pikësëpari jep mesazhe me emrin e tij.
Islam do të thotë përkulje ndaj vullnetit të Allahut dhe përkushtim ndaj tij. Të gjithë mund ta pranojnë këtë fe pa dallim race, kombi ose grupi etnik. Arritja e qetësisë së brendshme, lumturisë dhe paqes tek njerëzit që janë krijesat e Allahut në këtë botë dhe botën tjetër të amshuar mund të arrihet vetëm me përkulje ndaj vullnetit të Allahut.
Islam quhet edhe udhërrëfyesi i Allahut për njerëzit. Allahu i Madhërishëm ka bërë të ditur se Kurani është një udhërrëfyes për të devotshmit, pra për ata të cilët dëshirojnë të jetojnë në përputhje me vullnetin e Allahut. 1. Allahu gjatë gjithë historisë ka dërguar profetë të shumtë në vende dhe shoqëri të ndryshme për të qenë udhërrëfyes për ata. Sipas dijetarëve islam, emri i parimeve fetare, të cilën këta profetë i sollën njerëzimit. ishte islami. Në një ajet Kuranor thuhet kështu: “Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të".1. Me këtë dëshmohet se feja e të gjithë profetëve ka qenë islami.
Edhe pse emërohen me emra të ndryshëm, feja e shpallur nga ana e Allahut profetëve të tij është islami, ndërsa mesazhi është i përbashkët. Mesazhi themelor, i cili është dhënë prej Hz. Ademit e deri tek profeti ynë i fundit, është që njerëzit ta pranojnë parimin e Unitetit dhe ti dorëzohen fuqisë dhe forcës së Allahut.
Së bashku me shpalljen e fesë islame profetit të fundit Hz. Muhammedit (s.a.v.s.) janë dërguar edhe dispozitat që do të jenë të vlefshme përgjithmonë. Allahu i Madhërishëm në lidhje me këtë çështje në Kuran thotë kështu: “Ne sot e përsosëm fenë tuaj. Plotësuam dhuntinë tonë dhe për fe e zgjodhëm islamin për ju".2. Me këtë vërtetohet se feja islame është përjetësisht e vlefshme, fe e fundit dhe një fe universale.
Islami përfshinë jetën e një njeriu prej lindjes e deri në vdekje. Islami është një urdhër i plotë i plotësuar nga ana e Allahut, i cili nuk pranon risi.
Allahu i Madhëruar islamin e ka përsosur dhe në Kuran ka shpalosur gjykimet mbi çdo çështje si në besim, lutje, moral, jetën sociale, ekonomi, drejtësi etj. Në lidhje me këtë në Kuran shkruhet kështu: “Ne ty ta shpallëm librin (Kuranin) sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për myslimanët".3.
Duke përmirësuar zemrën, mendjen dhe veprat e një personi, islami synon që ata të fitojnë lumturinë në këtë botë dhe botën tjetër. Islami është një fe e bazuar në shpallje dhe unitet. Si objektiv ka mëshirën e Allahut.
Njeriu është i përshtatshëm me karakterin e tij. Njeriu me anë të profetëve i është dërguar njerëzimit. Njeriu posaçërisht i kushton rëndësi të madhe mendjes. Njeriun e orienton drejtë edukatës njerëzore, paqes, të mirës, punës dhe zhvillimit. Islami deri në ditën e fundit rrethon tërë njerëzimin. Mesazhi i tij është i vlefshëm për të gjitha kohërat, tërë botën, tërë njerëzimin.
Islami zgjedhë rrugën e mesme, nuk ka vend për teprime dhe është i përshtatshëm për mendjen dhe logjikën. Mes Allahut dhe robit të tij nuk ka ndërmjetësues. Ka ekuilibruar jetën në botën e amshuar, jetën e individit dhe shoqërisë, trupin dhe shpirtin, mendjen dhe zemrën.
Bisedën tonë duam ta përfundojmë me një ajet Kuranor: “Kush kërkon fe tjetër përveç islamit le të di se ajo fe nuk do ti pranohet dhe ai do të jetë prej atyre të humburve në botën e amshuar".
O Zoti ynë, na e mundëso që fenë tonë ta kuptojmë dhe jetojmë drejt.