Zv.Presidentja Kamala Harris merr përsipër menaxhimin e krizës së emigracionit në SHBA
Presidenti i SHBA Joe Biden udhëzoi sot Zëvendës Presidenten Kamala Harris për të menaxhuar çështjen e ndjeshme të emigrantëve, që vërshojnë në kufirin jugor të SHB
“Unë ju besoj një detyrë të vështirë”, i tha Biden Zv.Presidentes Kamala Harris.
“Harris e pranoi këtë përpjekje diplomatike”, shtoi ai, duke iu referuar bisedimeve me Meksikën dhe qeveritë e El Salvadorit, Guatemalës dhe Hondurasit, vendet nga vijnë shumica e emigrantëve të mitur të pashoqëruar.
“Është e pamohueshme që kjo situatë është një sfidë e vërtetë“, tha ajo.
Një delegacion i ligjvënësve, senatorëve dhe zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë do të vizitojë kufirin meksikan në Teksas sot më vonë.
© Panorama.al