- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,444
- Pëlqime
- 39,702
Zinedine Zidane ka kritikuar mediat nga Barcelona për raportimin e tyre pas kualifikimit të Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Gazeta sportive katalane “Sport” kishte publikuar titullin: “Plackitja e shekullit”, pas penalltisë vendimtare të akorduar për Real Madridin në humbjen 3:1 në ndeshjen e kthimit nga Juventus, që u mjaftoi për kualifikim në gjysmëfinale.
Andaj, Zidane ka reaguar në konferencën e sotme për media.
“Secili ka të drejtë të ketë një mendim. Por, kur disa flasim për plaçkitje, duket sikur ajo që jemi duke bërë në kohën e fundit po i pengon shumëkujt”, theksoi ai, përcjell “lajmi.net”.
“Nuk ka ndodhur vetëm këtu por edhe në Francë, në media të huaja”, u shpreh ai. /Lajmi.net/