Nuk bëhem si ata por nuk mund të fus të gjithë në një kategori sepse besoj gjithmonë te mirësia njerëzore.
Megjithëse nuk e shoh të mishëruar por e besoj si ideal, që i ndryshon njerëzit për mirë dhe kjo e mirë i bashkon dy njerëz që të jenë bashkë, se ndryshe çfarë do të më frymëzonte, apo emociononte?
Që t'i quaj të gjithë të këqinj, kjo më lëndon, më vret në rradhë të parë mua dhe më duket e padrejtë se njerëzit gjithësesi duan.
Mirë apo keq ata duan dhe unë ende besoj tek vlerat njerëzore, shkruaj dhe dëshiroj të gjej çiltërsi dhe butësi.
Në fund të jetës asgjë nuk do marrim me vete përveçse këto ndjenja që patëm.. njerëzit që deshëm e që na deshën, të cilët i dhanë kuptim jetës sonë