Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani....

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani, mbyllet procesi i votimit, ja çfarë tregojnë Exit-Pollet e para​


640 0 C2d7de949cdba252673f17e1943e9eee



Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

Sot, gjermanët zgjedhin për parlamentin federal, të ashtuquajturin Bundestagu. Në garë për kancelar përballë Armin Laschet, që është dhe pasardhësi i Merkel është Olaf Scholz.

Merkel kërkoi më herët votën për pasardhësin e saj, Laschet, duke thënë se Gjermania me të do të jetë në duar të sigurta. Ndërkohë, janë publikuar dhe Exit-
Pollet e para.

Sipas tyre, ka një barazim votash mes CDU dhe SPD me nga 25 % secila.

(BalkanWeb)
 

Zgjedhjet në Gjermani, kreu i socialdemokratëve: Qytetarët kanë treguar se më duan si kancelar​


Olafscholz



Kreu i partisë socialdemokrate në Gjermani, Olaf Scholz, është shfaqur optimist për rezultatet paraprake në zgjedhje. Ai shprehet i bindur se do të fitojë dhe se sipas tij, qytetarët kanë bërë zgjedhjen për ta parë atë si kancelar të vendit.

“Unë jam i kënaqur që qytetarët e këtij vendi kanë votuar ashtu siç kanë votuar, se partia jonë po ecën në një rrugë të mirë” – thotë Scholz.

Sipas tij, rezultatet paraprake nga exit-pollet, tregojnë se votuesit e duan atë si kancelar të ardhshëm.

Udhëheqësi i qendrës së majtë tha se partia e tij kishte treguar se çfarë duhet për të qeverisur një vend. Ata, natyrisht, kanë qenë në koalicion me partinë e Angela Merkel prej vitesh.

(BalkanWeb)
 

Zgjedhjet në Gjermani, flet kandidati i partisë së Merkel: E dinim që gara do të ishte e ngushtë, partitë të kalojnë ndasitë e tyre për të mirën e vendit​



Angelamerkel3

lg.php


Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve në Gjermani, tani po diskutohen sondazhet e para. Rezultatet paraprake tregojnë një nivel jo të mirë për partinë e Angela Merkel, ku kandidon Armin Laschet.

Mediat gjermane e kanë cilësuar rezultatin e exit-polleve të para, si më të ulëtat në historinë e kësaj partie.
Sipas tyre, kjo vjen për shkak të largimit të Angela Merkelit. Sekretari i përgjithshëm i partisë i ka cilësuar të hidhura rezultatet paraprake.
Në një konferencë për mediat pas votimeve, Armin Laschet ka pranuar se rezultatet e para nuk janë të mira.

lg.php

“Ne e dinim që gara do të ishte e ngushtë. Do të jetë një natë e gjatë. Të gjitha partitë duhet që t’i kalojnë ndasitë e tyre për të mirën e Gjermanisë”, është shprehur Laschet.
Sipas exit-polleve të publikuara nga mediat gjermane deri më tani, Laschet i CDU-CSU kryeson me 25-26% të votave ndërkohë që partia socialdemokrate, SPD mbetet në kuotat e 25%.

(BalkanWeb)
 

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani, partia e Merkelit humbet shumë vota, ja rezultati deri më tani​


Screenshot 8



Kur procesi i votimit ka përfunduar, në Gjermani, janë exit-pollet e para që tregojnë rezultatin.

Deri më tani, sipas projektimeve të fundit rezulton se të majtët e qendrës kanë fituar më së shumti vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ndërsa konservatorët kanë humbur së tepërmi.

Pra, sipas rezultateve paraprake, SPD kryeson me 25.55 të votave, ndjekur nga CDU me 24.5% dhe të gjelbërit me 13.8%.

Partia e së djathtës ekstreme, AfD, ka 10.9% sipas rezultateve.
lg.php

Rezultatet përfundimtare pritet të dalin afër mesnatës.


  • foto galeri
(BalkanWeb)
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.