U
Universal
Guest
Barcelona mund ta shohë Lionel Messin të largohet nga klubi pa asnjë pagesë, falas, nëse Katalonja është e suksesshme në ofertën e saj për pavarësi, raporton “El Mundo Deportivo”. Kontrata e yllit të Argjentinës ka një klauzolë të shkruar në të, duke treguar se ai mund të largohet falas, nëse Barça nuk do të vazhdonte të luante në Spanjë, Angli, Francë apo në garën më të lartë të Gjermanisë. Messi aktualisht ka një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila u nënshkrua në fund të vitit 2017, por nëse oferta e pavarësisë katalanase do të ishte e suksesshme, 30-vjeçari do të vihej në dispozicion të kujtdo, si një transferim i lirë. Pra, situata politike në Katalonjë ka përfshirë edhe Lionel Messin. Lojtari argjentinas dëshironte të ishte i qartë në lidhje me atë që do të ndodhte në rastin kur Katalonja të fitonte pavarësinë, duke e detyruar Barcelonën për të krijuar kushtet, që të largohet nga klubi.
Messi ka rënë dakord me shkrim për rinovimin e kontratës multimilionë euroshe për të vazhduar në Barcelonë, por vetëm në qoftë se pavarësia hipotetike e lejon atë për të luajtur në “një ligë të standardeve europiane”, diçka që legjislacioni aktual e bën të pamundur për rastin e spanjollëve. Përndryshe, ai do ta linte automatikisht klubin katalanas, pa pasur nevojë të paguante klauzolën e tij (700 milionë euro). Sulmuesi i Barcelonës ka prezantuar një klauzolë në marrëveshje, sipas të cilës,bie dakord për të luajtur te Barça në rast të shkëputjes (pavarësisë) së Katalonjës, vetëm nëse klubi mbetej pjesë e një prej kompeticioneve më të rëndësishme të kontinentit: ligat angleze, gjermane, franceze, ose spanjolle. Ky opsion i fundit është i papërshtatshëm me Ligjin aktual të Sportit.
Ylli argjentinas ka lëvizur gjatë disa muajve të kaluar në klubin azulgrana përmes përfaqësuesve të tij, duke nënvizuar shqetësimin e tij për gjendjen politike në Katalonjë. Ai ka rinovuar me Barcelonën për katër vitet e ardhshme, ndërkohë që klubi rezervon mundësinë e zgjatjes së marrëveshjes më tej, në të njëjtat kushte. Nëse Katalonja bëhet një republikë e pavarur, por Barcelona vazhdon të luajë në kampionatin spanjoll, ose ka aftësinë për t’u integruar në Bundesligën gjermane, Premier League angleze, Ligue 1 franceze, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mbetet me fanellën Blaugrana. Çdo formulë tjetër që nuk përshtatet në mundësitë e përshkruara, do të shkaktonte largimin e menjëhershëm të Messit, pa pasur nevojë të paguante klauzolën e tij të shlyerjes, 700 milionët stratosferikë.
Siç shpjegohet nga “EL MUNDO”, klubi katalanas do të paguajë për Messin një shpërblim bruto prej 100 milionë eurosh, që do të shpërndahet gjatë sezoneve të ardhshme. Kjo shumë e shtuar në kartelë do të dërgojë në 35 milionë euro neto fitim në vit, 70% më shumë se sa merr Cristiano Ronaldo. Këto shpërblime nuk përfshijnë të drejtat e imazhit, të cilat janë të rezervuara për shfrytëzim të plotë, as bonuset. Vetëm shifrat e rëna dakord nga ish-shoku i tij, Neymar me PSG, janë të afërt me ato që është pajtuar Messi me Barçën./bota.al