- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,446
- Pëlqime
- 39,703
Skuadra që atëkohë drejtohej nga Pep Guardiola, kishte arritur të shpartallonte Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’ duke e mposhtur 6:2.
Ky sukses nuk kishte të bënte me një ditë tejet të mirë të Barcelonës apo e kundërta, një ditë e keqe e Real Madridit.
Ky rezultat erdhi falë mprehtësisë së Pep Guardiolas, i cili luajti “kartën” e tij me Lionel Messin, për të mposhtur Real Madrdin. Pas gati 10 vitesh, është Xavi Hernandez që ka folur për këtë moment, duke zbuluar çelësin e suksesit te kjo fitore.
“Ajo ishte ndeshja në të cilën Pep e përdori Messin si 9 të rremë. Ai e dinte se qendërmbrojtësit e Real Madridit nuk do ta ndiqnin Messin për t’i bërë presion kur Messi të tërhiqej prapa, prandaj Messi, unë dhe Iniesta gjithmonë do të ishin tre kundër dy në mesfushë. Ai na thoshte vazhdimisht ‘këtu është loja, këtu është loja!’ dhe ne fituam”, ka deklaruar Xavi për ‘DailyMail’./Lajmi.net/