Monalisa Perez dhe Ricardo Ruiz shpresonin që të krijonin një video virale, duke ndaluar një plumb me nje libër. Nga ky eksperiment i çiftit, mbeti i vdekur 22 vjeçari nga një plumb në kraharor.
Policia ka sekuestruar armën tip Desert Eagle që është përdorur në trukim, e cila është cilësuar si një nga pistoletat më të fuqishme gjysmë automatike në botë.
Sipas mediave vendase, i gjithë trukimi është organizuar nga vetë Monalisa Perez, por fakti që ajo është shtatëzënë ka bërë që trupi gjykues të marri vendimin e masës minimale, me vetëm 6 muaj burg për blogeren.
Çifti ishin shumë të njohur në Youtube për trukimet e tyre të shpeshta, gjë që i dërgoi deri në marrjen e një organizimi kaq të rrezikshëm e fatal.