Ju te gjithe sa flisni dhe komentoni ,kuptoni fare pak per veset apo varesite! Vesi nenkupton nje sjellje te cilen shoqeria e cileson si te keqe, denigruese apo te pamoralshme per personin qe e kryen ate. Vesi, ndryshe Zakoni, eshte nje sjellje e perseritur ne menyre te vazhdueshme nga ana e personit qe e praktikon me apo pa vetedije. Per te kuptuar veset, duhet te kuptoni menyren se si funksionon truri i njeriut. Kush me mire se psikologjia e ben kete gje! Truri per te shmangur "lodhjen" nga te menduarit per gjithcka gjate gjithe kohes, krijon "zona rehatie" ose ndryshe "rutina" . "Rutinat" krijohen nga perseritja e te njejtes sjellje vazhdimisht. Veset apo zakonet e njeriut krijohen nga perseritja e vazhdueshme e te njejtave veprimeve derisa truri krijon nje "lidhje neurologjike". Kjo "lidhje neurologjike" ne tru automatizon sjelljen e perseritur duke e detyruar personin "fatkeq" ta kryeje ate ne menyre te perseritur dite per dite edhe pa vullnetin e tij. Truri funksionon si kompjuteri me "programe" , ai perserit ato programe qe ti ia ke perseritur gjate gjithe kohes. Ju mund te thoni se ,une nuk do da bej kurre kete gje ne jeten time, porsa vjen e nesermja ju e gjeni veten duke kryer po te njejten sjellje. Kjo vjen per shkak te "programimit". Per te te gjitha llojet e varesive si: Alkolizimi, Ngrenia e tepert, Bixhozi, Vjedhja etj etj jane "programe" qe nje person i ka "instaluar" ne trurin e tij ne menyre te vazhdueshme(me perseritje), te cilat behen aq te forta dhe dominuese sa e detyrojne personin ne fjale ta beje kete sjellje perdite ne menyre te perseritur pa vullnetin e tij te lire. Per te ndryshuar nje sjellje ekzistuese apo per te krijuar nje sjellje te re ne jeten tuaj duhet te ndryshoni "programin"! A ka sherim per veset, zakonet apo varesite?! Sigurisht qe ka! "Populli thote i zoti e nxjerr gomarin nga balta"! Nuk ju sugjeroj psikologun, vetem 10% e tyre i njohin teknikat per tejkalimin e varesive. Do ju sugjeroja disa libra, qe nese i perthithni vete, do arrini te ndryshoni sjelljen tuaj per 21 deri 45 dite.