Disa do të thoshin se pick-up i Mercedes nuk është asgjë më shumë se një Nissan Navara i rindërtuar. Carlex Design nuk mendon ashtu, por klasën X e sheh si potencial, në mënyrë që blerësit e tij të përjetojnë si është më së miri një model me dinjitet.
Në fakt, Maybach ishte inspirim për detaje stilistike të karrocerisë, por edhe në kabinën e modifikuar të Mercedes pick-up.
Kjo kënaqësi do t’iu kushtojë blerësve 105.000 euro, në versionin bazë, ndërsa sipas dëshirës, klientët mund të shpenzojnë edhe më shumë para, pasi Carlex do t’i plotësojë kërkesat shtesë.
Carlex e ka quajtur versionin e klasës X si “Yachting Edition” dhe vetura në fotografitë promovuese është krahasuar me jahtin e vërtetë.
The post Versioni i Benzit super luksoz që kushton 105 mijë euro appeared first on Lajmi i Fundit.