- Regjistruar më
- Korrik 9, 2019
- Mesazhe
- 32,822
- Pëlqime
- 30,104
Te tregoj daja nje perradh ty ke veshi?Ajo paskish qen histori...kjo eshte perralle?
Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.
Te tregoj daja nje perradh ty ke veshi?Ajo paskish qen histori...kjo eshte perralle?
Te vi te ndihmoj dhe une ?Poooo patjeter si urdheroni. Ore jan bere gocat talef sot per te sistemuar temat une e di ca po heq tani duke u bere masash ???
Epo vdiq qerosi tani, vazhdo me pergatitjen e varrimitPrit re vlla ,se une do e martoja qerosin me gocat e mbretit...???
Jo daje me jep liber se di ta lexoj vet?Te tregoj daja nje perradh ty ke veshi?
Shikoje ne enderr ??Te vi te ndihmoj dhe une ?
Ashtu me ze gjumi te ma lexhosh ti ?Jo daje me jep liber se di ta lexoj vet?
Perrallat prandaj lexohen...te te zere gjumi e te shohesh endrra te bukura?Ashtu me ze gjumi te ma lexhosh ti ?
Po por po me zuri gjumi do humbasesh shume tregime te bukura ti ke daja se. Nejse nejse ja se te ndimon @Çomi mqs eshte edhe qeros ai e ke fixPerrallat prandaj lexohen...te te zere gjumi e te shohesh endrra te bukura?
E ca majmuni qerosi?@Sunflowergirl hajde ke qeros @Çomi te trregoj nje prralle?
“MBRETI DHE QEROSI”
Na ishte nje here nje mbret qe kishte dyzete lepuj te eger. Atij i duhej nje bari qe te ruante lepujt dhe filloi te nxirrte fjale ne katerta anet e mbreterise se tij. Por ajo qe te habiste me shume,ishin kushtet qe mbreti kishte vene per ate qe do te merrte persiper kete pune.
Ai qe do t’i nxirrte lepujt ne mengjes per t’i kullotur dhe do t’i kthente ne darke pa humbur asnje,do te merrte mbreterine dhe bashke me fronin do t’i jepte dhe vajzen per grua,te cilen e kishte te vetme. Ndersa ai qe do humbte qofte edhe nje lepur,do i pritej koka.
Shume njerez u tunduan nga kjo gje dhe shkuan te provonin fatin por asnje nga nuk u kthye i gjalle,te gjithe perfunduan me koken e prere.
Nje dite,kalon nga ato ane nje Qeros,i cili shikon shpalljen qe kishte nxjerre mbreti. Pasi e lexoi, u mendua pak dhe tha me vete: “Ta provoj nje here,te dale ku te dale”. Dhe shkoi menjehere te pallati i mbretit. Kur arriti atje,cfare te shikonte...pirgu i atyre qe nuk i kishin ruajtur dot lepujt ishte sa nje mal. Por i dha zemer vetes dhe hyri brenda,rojet e moren dhe e cuan menjehere te mbreti. Qerosi i tha se per cfare kishte ardhur dhe pa e bere shume te gjate, mbreti i tha qe te vinte te nesermen pa zbardhur dita e te merrte lepujt.
Dielli nuk ishte lindur akoma kur Qerosi mori lepujt dhe i coi ne nje livadh jashte mureve te mbreterise. Por me te mberritur ne livadh,fesht njeri e fesht tjetri,lepujt u bene si era dhe u shperndane shume shpejte. Qerosi vuri duart ne koke dhe filloi me te qare. Me vete imagjinonte koken e tij ne majen e pirgut. Kur degjon nje ze qe i flet bute:
- Perse qan o bir?
Qerosi ngriti koken dhe pa nje plake qe i kishte vene doren mbi sup.
- Lere mos me pyet moj nene. – dhe nisi Qerosi me te treguar historine.
Plaka nxorri nje fyell nga torba dhe ia zgjati Qerosit,pastaj pa thene nje gjysem fjale u zhduk ashtu sic erdhi,pa lene gjurme.
Qerosi u cudit dhe tha me vete: “Mua sonte me fluturon koka,kurse kjo vjen e me jep nje fyell per aheng!”
Por edhe pse i merzitur,Qerosi afroi fyellin te buzet dhe filloi t’i frynte. Dhe kur shikon,para syve te tij te shqyer nga habia,te dyzete lepujt e eger u mblodhen nje e nga nje. Nderkohe dita ishte duke mbaruar dhe Qerosi mori rrugen per t’u kthyer ne pallatin e mbretit. Mbreti i numeroi vete lepujt,nje here,dy,tre, por asnjeri nuk mungonte.
Te nesermen,kur Qerosi kishte dale perseri nga pallati per te kullotur lepujt,mbreti mori disa lecka dhe u vesh si nje lypes. Pastaj i hipi nje gomari calaman dhe shkoi menjehere ne livadhin ku rrinte Qerosi. Ai e njohu nga larg por u shtir sikur nuk e njihte,dhe i tha Qerosit:
- O bir,me fal nje lepur se jam zorrethare dhe po vdes nga uria.
Dhe Qerosi ia kthen:
- Do ta fal,por me kusht qe te puthesh gomarin ne prapanice.
Donte apo nuk donte,mbreti-lypes e beri ate qe i kerkoi Qerosi. Pastaj mori lepurin dhe iku me i shpejte se era duke menduar se tani e kishte ne dore ate horrin,dhe do e paguante me koke turpin qe ai i kishte kurdisur.
Kur ra darka,Qerosi nxorri fyellin e filloi t’i fryj. Fet e fet,nga ishin e nga nuk ishin,te dyzete lepujt erdhen dhe e rrethuan. As ai qe kishte marre mbreti me vete nuk mungoi.
Erdhi mbreti i numeroi lepujt koke me koke dhe u be te vriste veten kur vuri re qe Qerosi ia kishte hedhur edhe kete here. Atehere Qerosi i thote:
- Sipas fjales se dhene o mbret,duhet te me dorezosh mbreterine dhe te me japesh vajzen tende te vetme per grua.
Dhe mbreti ia kthen:
- Vajzen merre qe tani,ndersa per mbreterine mos u ngut. Me pare duhet te kalosh edhe nje prove tjeter. Duhet te mbushesh dhe nje thes me fjale,dhe nese nuk ia arrin dot dije se do te pritet koka.
Kaq i tha mbreti Qerosit dhe u largua menjehere.
Te nesermen mbreti kishte ftuar te gjithe oborrtaret dhe te pasurit e vendit,te cilet prisnin te shikonin Qerosin qe te ngelte si budalla para thesit te zbrazur.
Casti erdhi dhe Qerosi i thote mbretit:
- Madheri,do te doja qe t’ia mbanit ju gryken thesit.
U ngrit mbreti dhe e kapi thesin nga gryka,dhe Qerosi filloi te tregonte cfare i kishte ndodhur.
- Na ishte mos na ishte. Na ishte nje here nje mbret zemershtrigan...
Kur tregimi arriti te ndodhia qe mbreti ishte veshur si lypes per te marre lepurin,dhe per ta marre iu desh te puthte gomarin ne prapanice,Madherise se tij i iku fytyra dhe ia preu fjalen:
- Mjaft Qeros se thesi u mbush.
- Shikoje mire Madheri,se mbase do dhe pak,- ia kthen Qerosi.
Dhe mbreti qe mendon me vete:
- Pa,pa, c’gojehidhur qe qenka,po nuk e qepi gojen me nxorri bojen ne syte e botes.
Pa e zgjatur shume,mbreti i mbylli gryken thesit dhe nxitimthi i thote:
- Jo mor bir,eshte mbushur,madje ka filluar te derdhet.
Dhe keshtu,deshi apo nuk deshi mbreti,i fali mbreterine Qerosit dhe i dha vajzen per grua.
Qerosi u be mbret dhe i pasur kurse mbreti humbi gjithcka qe kishte.
You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.
You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.
You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.
You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.
You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.
You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.
We use essential cookies to make this site work, and optional cookies to enhance your experience.