Përderisa mungova për pak kohë, do rikuperoj kohën me pyetje
- Je tip i mbyllur, introverte apo e shpreh veten lirshëm, extraverte?
- Çfarë të pëlqen të bësh kur je vetëm?
- Nëse do kishe mundësi të vizitoje një vend, cili do ishte?
- A ke marrë pjesë në ndonjë koncert këngëtari dhe cili ka qenë i fundit?
- A i kushton rëndësi fjalëve të një kënge ?
- Cili është rituali jot i mbrëmjes?
- A i ke bërë dikujt keq pa dashur?
- Nëse do kishe një emër arti, cilin do zgjidhje ?
- Nëse nuk do të vinte zor, çfarë gjëje të çmendur do bëje?
- Nëse do takoje një njeri të shquar që ka jetuar para shumë vitesh, cili do ishte dhe për çfarë do flisje me të ?
- Çfarë ju duket më tërheqëse tek një mashkull?
- A të pëlqen pak, shumë, aspak mjekër tek mashkulli?
- A do mund t'i përgjigjeshe këtyre pyetjeve sy më sy me dikë?
- Çfarë di ti për reformën agrare të vitit 1945?
- Nëse do të jetoje mbrapa në kohë, në cilat vite do jetoje dhe ku?
- A mendon se kemi mësuar nga gabimet e së shkuarës?
- Si të pëlqen t'i mbash flokët?
- A ke frikë të dashurosh me gjithë zemër?
- Përpara se të merrni dikë në telefon, a përsërisni me vete se çfarë do të thoni ? Përse ?
- Çfarë do të doje të dije për të ardhmen tënde?
- Çfarë të pëlqen të bësh diçka që quhet mashkullore ?
- Cila është gënjeshtra më e madhe që të ka thënë dikush?
- Kur ke qarë nga të qeshurat për herë të fundit?
- A ka ndonjë libër letrar që ke lexuar më shumë se një herë?
- Si ke ndryshuar vitet e fundit?
- Cila gjuhë e huaj në tingëllim të pëlqen më shumë?
- Për çfarë mund të flasësh një ditë të tërë pa u bërë tema monotone me dikë?
- Cila është gjëja më e mirë, dhe gjëja më e keqe kur je një femër?
- Nëse do i zgjidhje një emër tjetër vetes, cili do ishte?
- Në çfarë moshe e ndien veten?
- Të pëlqen të jesh në rolin e një të keqe, apo në rolin e një heroine në një film?