Poezi nga | Kastriot Fetahu |
" UNË nuk të HARROJ"
.
.
Ti më harrove ?
Nuk munde të ndezësh përsëri, shpirtin tënd për mua?
Unë, gabimisht e fika atë.
.
Ndërsa unë, nuk të harroj dot.
Unë, jam perpetum mobile për Ty.
.
Për çastin,
Harrova sytë e tu të bukur,
Por, nuk të fshiva kurrë nga shpirti im,
Sepse, Ti...je vetë ai.
.
Ti je brënda tij,
Si Keopsi në piramidën e famshme.
Aq sa mund të iki ai nga piramida,
Ashtu mund të arratisesh edhe Ti, nga shpirti im.
.
Edhe pse sytë e mi harruan,
Një çast, të ishin tek Ty.
Je në skutat më të errëta të këtij shpirti,
Atje ku s'hyn askush.
Atje ku vetëm kujtimi yt i lodhur e i dëshpëruar, endet me shpresë, duke u përplasur në muret e tij.
Edhe ai të pret Ty.
Ato hapësira i ndriçon vetëm Ti.
Ti je Aladini i shpirtit tim.
.
Ti më harrove, por unë jo.
Unë shpresoj,
Sepse Ti, do zbresësh një ditë nga qiejt.
.
Ngado që hedh sytë,
Je vetëm Ti,
Kërkoj mirazhin tënd,
Ti më buzëqesh,
.
Ushqimi i ditës sime,
Janë kujtimet për Ty.
Ato trokasin pa trokitur, pafundësisht në mëndjen time.
.
Ti do të vish...e ndjej !!
Qielli, do ti mundë shpejt retë,
Pa Ty, Unë ndihem, si rrezet pa Diell !
.
Chicago 12/24/2020