Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

UEFA ndryshon, risi në rregulloret e Champions dhe Europa League

centos

forumShqip
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 13, 2004
Mesazhe
42,444
Pëlqime
39,702
Capture-102-300x168.jpg


Me kalimin e viteve, Champions League dhe Europa league janë dy kompeticione që kanë pësuar ndryshime, ndërsa këtë herë UEFA ka vendosur të kryej një revolucion në formulën e dy eventeve me të rëndësishëm të futbollit europian, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Vendimi është marrë pas një swrw diskutimesh, e fundit ishte ajo në Bratislavë, ku komiteti ekzekutiv i UEFA-s së bashku me shoqatën ndërkombëtare të futbollit kanë miratuar ndryshimet në rregullore që do të nisin të zbatohen që nga sezoni 2018-2019.

Kështu duke nisur që nga viti i ardhshëm në takimet me elemenim direkt, skuadrat do të kenë mundësi të kryejnë katër zëvendësime, por i katërti do të mund të kryhet vetë nëse ndeshja shkon me shtesa, ndërsa brënda 90 minutëshit të rregullt vetëm 3.

Ndërkohë për finalen e Champions League, Europa League dhe Superkupës së UEFA-s, skuadrat do të kenë mundësi të grumbullojnë 23 lojtarë nga 18 që e lejon rregullorja e tanishme. Kjo i lejon ekipet të kenë në stol 12 alternativa nga 7 që kanë aktualisht.

Ndryshime do të bëhen edhe përsa i përket orarave të sfidave në Champions dhe Europa League. Për të parën here rregullorja ka miratuar që ndeshjet e fazës së grupeve, atyre të 1/8-ave, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në orën 21:00. Gjitashtu gjatë gjithë këtyre fazave, dy ndeshje që do të luhen të martën dhe dy të mërkurën do të nisin në orë 18:55. Përjashtime nga oraret e kwtyre takimeve mund të behën vetëm nën administrimin e UEFA-s .

Ndërsa përballjet e Europa League, nga faza e grupeve e deri në atë të 1/8-ave do të luhen në 18:55 dhe 21:00. Në parim ndeshjet e xhiros së fundit do të luhen të gjitha në të njëjtin orar. Ndërkohë faza çerekfinale dhe gjysëmfinale do të nisin të luhen në orën 21:00 dhe këtu përjashtime mund të bëhen nën administrimin e UEFA-s.

Në pikën katër të rregullores së re, në lidhje me rregjistrimin e lojtarëve pas fazës së grupeve për të dy kompeticionet europiane, klubet mund të përfshijnë në listat e tyre tre lojtarë të rinj. Ky ndryshim nuk i vendos kufizime ekipeve të cilët duan të përfishjnë në lista lojtarë të afruar gjatë merkatos dimërore.

Siç ndodh në Champions, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, skuadrat që kanë fituar Europa League nga tre here radhazi ose deri në pesë trofe do tu vendoset një simbol në fanellë.Ekipi i vetëm që mund të përfitojë nga kjo rregullore është Sevilla. Andaluzianët e kan ngritur plot pesë herë trofeun e Europa League.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back