Turqi, grushti i shtetit/ 38 ushtarakë dënohen me burgim të përjetshëm
Një gjykatë në Ankara dënoi 38 ish-zyrtarë të lartë ushtarakë me burgim të përjetshëm, në gjyqin e mbajtur për grushtin e dështuar të shtetit në 2016.
Gjashtë prej të pandehurve morën burgim të përjetshëm për “shkelje të kushtetutës”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu. Dënimet me burgim të përjetshëm janë më të ashpra në Turqi që nga viti 2002, kur vendi shfuqizoi dënimin me vdekje. Për këtë lloj dënimi nuk ka asnjë mundësi lirimi me kusht.
Gjykata ka dënuar 106 të pandehur tjerë me dënime mbi 16 vjet burgim për shkelje të kushtetutës, ka raportuar Anadolu. Në mesin e akuzave tjera është përfshirë edhe tentative për të vrarë presidentin. Ndërkohë ndaj 121 personave, akuzat janë rrëzuar. Gjyqi kundër 497 të pandehurve, përfshirë ish-zyrtarë të gardës presidenciale, zhvillohet qe nga tetori i vitit 2017.
Prokurorët i kanë akuzuar të dyshuarit për pushtimin e transmetuesit shtetëror TRT në Ankara natën e 15 korrikut të vitit 2016, dhe për detyrimin e prezantueses që të lexojë deklaratat e tyre. Ankaraja fajëson klerikun fetar me bazë në Shtetet e Bashkuara Fethuallah Gulen për orkestrim e kësaj ngjarjeje dhe e ka shpallur lëvizjen e tij si grup terrorist. Gyleni, dikur mik me Erdoganin, nuk i pranon të tilla akuza.
Top Channel