Tronditëse! Katër burra marrin peng vajzën 8 vjeçe, gjithçka u urdhërua nga nëna e saj
Katër burra janë arrestuar nga policia franceze pasi kanë hetuar rrëmbimin e planifikuar me kujdes të një vajze tetë vjeçare, që prokurorët besojnë se ishte urdhëruar nga nëna e saj
Mia u mor nga shtëpia e gjyshes së saj në zonën Vosges të Francës lindore të martën. Rrëmbimi i saj shkaktoi një alarm në të gjithë vendin, por prokurorët besojnë se ajo mund të jetë marrë peng me urdhër të së ëmës, 29 vjeçe.
Të dyshuarit pretendojnë se u është kërkuar të kryejnë rrëmbimin nëpërmjet internetit. “Tre prej tyre u paraqitën në shtëpinë e gjyshes së Mias për të rrëmbyer vajzën dhe për t’ia dorëzuar nënës së saj 20 minuta më vonë,” tha prokurori vendas Nicolas Heitz.
Ndërsa një i dyshuar priste në makinë, dy iu afruan gjyshes duke pretenduar se ishin oficerë të mbrojtjes së fëmijëve, tha Heitz. Në kontrollin e një prej të dyshuarve janë gjetur prova se ka pasur plan për të bërë rrëmbimin. Asnjë dhunë nuk u përdor në rrëmbim, por një kontroll i veçantë në shtëpinë e një të dyshuari tjetër gjeti materiale që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë, thanë autoritetet.
Kanali i lajmeve BFMTV raportoi se të katër po hetoheshin gjithashtu nga prokurori anti-terror për pretendimin e konspiracionit terrorist. Ata raportohet të kenë diskutuar sulmet e mundshme ndaj qendrave të vaksinimit Covid.
Asnjë nga të katër të dyshuarit, të moshës 23 deri në 60 vjeç, nuk ka të dhëna kriminale, megjithatë të tre përshkruhen si persona “anti-shtet” që jetojnë në periferi dhe që mund të kenë lidhje me celula të organizatave ekstremiste të djathta.
Prokurori tha se një nga ata që ishin përfshirë në rrëmbim e konsideronte veten një “disident” në stilin e hajdutit imagjinar të zotërinjve Arsèn Lupine. Një tjetër besonte se ai i kishte shpëtuar jetën fëmijës, megjithëse ai pranoi se mund të ishte manipuluar nga nëna e vajzës.
Kujdestaria e Mia-s iu dha gjyshes së saj nga nëna janarin e kaluar pasi nëna e saj thuhet se i tha një gjykatësi të familjes se donte të “jetonte në kufijtë e shoqërisë”. Prokurorët thanë se ajo më parë kishte shprehur dëshirën për të shitur banesën dhe për të jetuar në një shtëpi motorike “nën radar”.