Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tregime motivuese

Dibrani

Mr Bean
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shkurt 6, 2018
Mesazhe
4,445
Pëlqime
7,638
Brenda çdo balte, gjendet një thesar

Një fis i lashtë kinez, dy mijë vite më parë, vendosi të ndërtojë një skulpturë disa tonëshe prej floriri të pastër. Skulptura e madhe, do të ndërtohej me qëllim që të bëhej objekt bisedash në histori dhe të mbahej mend si objekti arkeologjik madhështor i këtij fisi.
Me ta përfunduar statujën madhështore, u vjen lajmi se fisi Bermod, do të sulmonte, fis që njihej për egërsi dhe gjakderdhje. Çdo fshat që ishte sulmuar prej tyre, ishte rrafshuar me tokën. Murgjërit kinezë u frikësuan për të ardhmen e statujës së artë, prandaj vendosën ta veshin me baltë dhe ashtu ndodhi. Pasi përfunduan, fisi barbar sulmoi dhe vrau e rrafshoi gjithçka. Ndërkohë, statujën prej “balte” e lanë pa prekur, pasi nuk kishte asnjë vlerë.
Kalojnë mijëra vite dhe autoritetet kineze e gjejnë statujën dhe vendosin ta transportojnë në muze. Sigurisht që ishte një mision tepër i vështirë për shkak të përmasave të saj. Vështirësinë e shtonte dhe koha e keqe dhe me shi. Teksa vinçat e ngritën për ta ngarkuar në kamionin e madh, ndodhi një krisje. Me ta vënë re një murg që i shoqëronte, u kërkoi ta zbresin përtokë dhe ta shtyjnë transportin për një ditë më vonë. Murgu mori një elektrik dore dhe iu afrua statujës tek pjesa e krisur. Pasi drejtoi dritën brenda krisjes, vuri re pasqyrimin e saj në brendësi. Menjëherë, mori një mjet të mprehtë dhe filloi ta zgjerojë pjesën e krisur. Dhjetë orë më vonë, të gjithë mbetën gojëhapur nga ajo që u panë sytë. Para tyre u zbulua një statujë prej floriri të pastër. Ajo u transportua me kujdes për në kryeqytet. Në një vend të përshtatshëm, ekspertët shkruan:”Brenda çdo balte, gjendet një thesar”.
Ti je balta miku im dhe brenda teje fshihet një thesar i madh.
A s’ka ardhur koha ta kuptosh kush je në të vërtetë?
A s’ka ardhur koha të ndërgjegjësohesh për aftësitë dhe zotësitë e tua të pafund?
A s’ka ardhur koha të kuptosh çfarë përgjigje tu japësh atyre që orvaten ti shuajnë ëndrrat e tua akoma pa u ndezur?
A s’ka ardhur koha ti japësh fund ankesave, vetëfshikullimit dhe krahasimeve me të tjerët?
A s’ka ardhur koha ta shohësh frikën në sy dhe ti thuash:”Nuk më ndal dot në rrugën e realizimit të objektivave të mi!”
A s’ka ardhur koha ti falësh të gjthë dhe ti shpërthesh energjitë e tua pozitive?
A s’ka ardhur koha të ndërtosh të ardhmen tënde?
A s’ka ardhur koha që ta zbulosh thesarin që fshihet poshtë baltës tënde?
 
Nje djalosh pyeti gjyshin e tij:
"O gjysh, si ke mundur te jetosh me pare...
- Pa teknologji
- Pa internet
- Pa kompjuter
- Pa drone
- Pa bitcoin
- Pa telefona celulare
- Pa Facebook

Gjyshi iu pergjigj:
"Fiks ashtu si jeton brezi jot sot...
- Pa njerezillek
- Pa dinjitet
- Pa bashkepunim
- Pa turp
- Pa nder
- Pa respekt
- Pa personalitet
- Pa karakter
- Pa dashuri
- Pa modesti

Ne, qe ju sot na quani te "vjeter", kemi qene te bekuar, prove per kete eshte jeta jone.

? Ne biciklete nuk kemi perdorur kurre kaske.

? Pas shkolles, i kemi bere detyrat vetem, dhe gjithmone kemi shkuar te luanim ne lendina deri ne perendim te diellit.

? Kemi luajtur me miq te vertete, jo me miq ne internet.

? Kur kishim etje, kemi pire uje burimi, jo uje ne shishe plastike.

? Nuk jemi semurur kurre kur pinim ne te njejten gote me shoket tane.

? Nuk jemi shendoshur kurre kur hanim buke e fasule.

? Nuk i ka ndodhur asgje kembeve tona edhe pse ecnim zbathur.

? Nuk kemi perdorur kurre perberes kimik per te qene te shendetshem.

? I kemi krijuar me duart tona lodrat me te cilat luanim.

? Prinderit tane nuk ishin pasanike por na kane dhene aq shume dashuri, dhe jo videolojra qe te rrinim urte.

? Prinderit tane nuk divorcoheshin, ata i zgjidhnin gjerat me njeritjetrin. Dhe ne nuk ishim te detyruar te jetonim nje dite me mamin e nje dite me babin. Ne jetonim cdo dite bashke.

? Vertet nuk kemi patur kurre telefona, DVD, Play Station, Xbox, videolojra, kompjuter personal, internet... por kemi patur shoke dhe miq te vertete.

? Shkonim tek shtepia e shokut pa ftuar dhe shijonim buken e tij me vaj e me sheqer.

? Kushurinjte i kishin shtepite afer njeritjetrit per te shijuar kohen bashke dhe per t'iu gjendur njeritjetrit prane ne cdo hall.

? Vertet jemi ne foto bardhezi, por ne ato foto kemi kujtime plot ngjyra.

? Jemi nje brez unik dhe i mirekuptueshem, sepse jemi brezi i fundit qe ka degjuar prinderit... dhe jemi brezi i pare qe ka degjuar femijet e tij.

Jemi nje prodhim i LIMITUAR! Na shijoni dhe na ruani si syte e ballit.
 
Një ditë, mësuesja e kërkoi nxënësve që herën tjetër, të kërkojnë rreth shtatë mrekullive të botës. Ditën e caktuar, të gjithë i kishin bërë detyrat dhe me gjithë ndonjë dallim të vogël, pothuaj të gjithë kishin shënuar si shtatë mrekullitë e botës si më poshtë:

1. Piramidat e Egjiptit
2. Kopshtet e varura të Babilonisë në Irak
3. Murin e Kinës
4. Taxhmahallin në Indi
5. Kullën Eifel në Francë
6. Kullën Pizza në Itali, dhe
7. Kanalin Panamasë.

Pasi i kishte mbledhur të gjitha fletët, mësuesja vuri re se një vajzë nuk e kishte dorëzuar fletën e saj. Ajo e pyeti nëse kishte pasur vështirësi në gjetjen e informacionit dhe vajza iu përgjigj:
”Po, kisha pak vështirësi, por jo për ti gjetur, por për ti përzgjedhur. Mrekullitë ishin aq shumë saqë s’dija kë të marr e kë të lë.”
Mësuesja i tha:”Mirë, na lexo ato që ke shkruar dhe ne do të ndihmojmë që ti përzgjedhësh shtatë prej tyre.” Fillimisht, vajza hezitoi, por pastaj ia nisi të lexojë shtatë mrekullitë e botës, sipas saj:

E para: Shikimi
E dyta: Dëgjimi
E trejta: Prekja dhe ndjeshmëria
E katërta: Shijimi
E pesta: Të ecurit
E gjashta: E qeshura
E shtata: Dashuria

Pasi vajza e lexoi dhe mrekullinë e shtatë, në klasa ra qetësia, saqë dëgjohej dhe zëri i gjilpërës po të binte përtokë. Mandej, vajza shtoi: Janë gjëra të thjeshta që na i ka dhënë Allahu, jemi mësuar me to dhe na duken si gjëra që nuk na ndahen. Sipas mendimit tim, këto janë shtatë mrekullitë e botës të cilat nuk mund të ndërtohen me dorë dhe nuk mund të blihen me para. Shkurtimisht, ato janë brenda zemrës dhe trupit të secilit prej nesh, prandaj vlen të falenderojmë Allahun për to.” Shpesh herë, ne harrojmë se imagjinata e fëmijëve është pa kufi, ndërkohë që ajo e jona është kufizuar dhe funksionon brenda shabllonëve. Ne shohim mrekullitë që ka bërë njeriu ndër shekujt dhe harrojmë mrekullinë e Krijuesit tonë, i cili na pajisi me to, për të bërë dhe ne mrekullitë tona.
 
Porosia e prindit për birin e posamartuar

O biri im, dije se lumturia e shtëpisë tënde do të varet nga dhjetë cilësi që duhet t’ia japish gruas tënde. Prandaj mësoi nga unë dhe përkujdesu për to:porosiaE para dhe e dyta: Biri im dije se gratë dojnë që t’ua shprehish dashurinë që e ndjen ndaj tyre dhe mos u bën koprrac ndaj gruas tënde, po shprehja dashurinë që e ndjen ndaj saj. Nëse nuk ia shpreh ndjenjat e tua, dije se mes teje dhe saj do të vendossh pengesë apo perde e cila do të ndikon që të ftohen raportet dhe të zvogëlohet dashuria mes jush.

E treta: Gratë e urrejnë burrin e ashpër e të egër dhe e keqpërdorin të butin e të dobëtin, për këtë arsye çdo cilësie përshtatja vendin e saj të duhur. Kjo sjell dashuri dhe mbjell rehati shpirtërore.

E katërta: Gratë e dojnë nga burrat e tyre atë që e dojnë burrat nga gratë e tyre, sa i përket fjalëve të mira, pamjes së bukur dhe pastërtisë së rrobave dhe parfumit të mirë. Ti vepro në të gjitha rastet ashtu. Nëse dëshiron t’i afrohesh gruas tënde dhe djersët të rrjedhin nëpër trup dhe rrobave tua u vjen era e keqe, largohu nga ajo. Nëse i afrohesh në këtë gjendje dije se zemra e saj do të tërhiqet dhe refuzon edhe nëse ajo të nënshtrohet. Në këtë rast do të nënshtrohet trupi i saj dhe do të ik nga ti zemra e saj.

E pesta: Shtëpia është mbretëria e gruas dhe ajo në të ndjehet se ka hipur mbi fronin e saj dhe se është zonjusha e saj. Mjer për ty nëse ti e shkatërron atë mbretëri ku ajo jeton. Mjer për ty nëse tenton ta largosh nga froni i saj. Nëse ti e vepron këtë gjë dije se je futur në konflikt me të dhe dije se nuk ka armiqësi më të rreptë për një mbretëri se sa kur ndokush tenton t’ia merr fronin edhe nëse atij i duket ndryshe.

E gjashta: Gruaja donë ta përfiton burrin e saj dhe mos ta humb familjen e saj. Mjer për ty nëse e vendos veten me familjen e saj në një vagë, ose ti ose familja e saj.

E shtata: Gruaja është krijuar nga briri i lakuar. Kjo është fshehtësia e bukurisë së saj dhe fshehtësia se pse ajo është tërheqëse. Kjo nuk është mangësi në të. Ajo nëse gabon tento t’ia mbulosh atë të metë dhe t’ia falish atë gabim dhe je i durueshëm me të. Nëse tenton ta drejtosh bririn e lakuar do të thyhet, kurse thyerja e tij është divorci. Kjo nuk do të thotë se nëse ajo gabon të lihet ashtu, po që se e lejon të vazhdon ashtu atëherë ajo më shumë do të rebelohet kundër teje dhe nuk do të respekton dhe nuk do të sillet butë me ty. Prandaj gjithmonë je në mes.

E teta: Gratë nga natyrshmëria e tyre janë mohuese të begative dhe të mirave që ua bëjnë burrat atyre. Nëse tanë jetën sillesh me to mirë e pastaj vetëm se njëherë e dëmton do të thotë: Nga ti nuk kam parë asnjë të mirë. Mos e lejo veten të biesh kurban i kësaj sjelljeje apo morali e ta urresh atë dhe të ikësh nga ajo. Ti nëse e urren këtë cilësi apo moral të keq të saj padyshim se te ajo të pëlqejnë cilësi tjera të mira që ajo i ka dhe i posedon.

E nënta: Dije se gruaja kalon nëpër disa periudha të dobësisë trupore dhe të lodhjes shpirtërore, derisa Allahu në këtë periudhë nuk e ka ngarkuar me disa detyrime fetare. Nga ajo nuk kërkohet namazi assesi gjatë periudhës së menstruacioneve dhe lehonisë dhe poashtu agjërimi edhe pse agjërimi pasi që ta kalon këtë periudhë kërkohet të zëvendësohet. Në këtë periudhë qëndro pran saj dhe bëhu i sjellshëm me të. Ashtu siç Allahu ia lehtësoi disa detyrime edhe ti bëhu i sjellshëm dhe mos kërko nga ajo shumë, zvogëloi kërkesat dhe urdhrat e tua.

E dhjeta: Dije se gruaja te ti është amanet, për këtë arsye mëshiroje dhe falja të metat dhe gabimet dhe ajo do të bëhet kënaqësia jote në dynja dhe ahiret.
 
Yttt komunist
Lodhje esht per ata meshkuj qe sduan te kuptojne femren :p
Po tkam thane qe je naziste....as 10min pushim ste leni pastaj ankoheni...duroni ore te rigjenerohen muskujt ???
 
Po tkam thane qe je naziste....as 10min pushim ste leni pastaj ankoheni...duroni ore te rigjenerohen muskujt ???
Na degjenerove temen:p
Mashkullit si mungon forca e energjite me perballu cdo lloj sfide trupore
 
Babai, duke e ditur se djali i tij është tepër nervoz, i thotë: “Unë dua të jap një këshillë se si ta heqësh këtë ves.
Merr një dërrasë dhe sa herë të nervozohesh me dikë, ta fyesh dhe ta ofendosh, ngul nga një gozhdë në te.”
Djalit i pëlqeu këshilla e babait dhe menjëherë i hyri punës.
Ditën e parë i nguli tridhjetë e shtatë gozhda. Kur i pa ato i erdhi zor kështu që ditën e dytë e përmirësoi dhe i nguli vetëm njëzet gozhda. Ditën e tretë i nguli dhjetë gozhda dhe vazhdoi t’i pakësoj, saqë pas një jave në dërrasë nuk kishte nguluar asnjë gozhdë. Ai kishte filluar të ushtrohej dhe të mësohej me vetëpërmbajtje. Kur pa që kishte arritur të mos zemërohej dhe nervozohej, ai shkoi i gëzuar tek i babai dhe i tha:
Shiko, unë sot nuk e kam ngulur asnjë gozhdë!
Por, babai ia ktheu
Puna jote ende nuk ka përfunduar. Tani duhet t’i shkulësh të gjitha gozhdat e ngulura nga dërrasa.
Djali i hyri punës dhe i shkuli. Më pas babai mori dërrasën e mbushur me vrima dhe i tha:
A i sheh këto vrima dhe të çara në dërrasë? Këto janë plagët që u ke shkaktuar njerëzve me të cilët je nervozuar, i ke fyer dhe ofenduar.
Të ndalemi pak dhe ta pyesim veten, sa gozhda duhet t’i ngulim ne në ditë? Me sa njerëz zihemi? Sa herë në ditë i ofendojmë hallexhinjtë dhe ata pa përkrahje? Sa herë zihemi me gratë dhe fëmijët tanë? Përse të mos e provojmë edhe ne që sa herë të bërtasim dhe të nervozohemi të ngulim nga një gozhdë në dërrasë?
 
Një djalë i ri dhe e dashura e tij takoheshin gjithmonë në të njëjtin vend. Ata duheshin marrëzisht shumë, djali nuk rrinte dot një ditë të vetme pa e parë vajzën, po ashtu edhe vajza gjente justifikime nga më të ndyshmet vetëm për të takuar djalin.

Vajza shkonte gjithmonë në kohë në vendin e takimit dhe nuk vonohej kurrë. Djali gjithmonë shkonte me vonesë dhe vajza nuk zemërohej me të, ajo thjesht nxirrte një ëmbëlsirë nga çanta e saj dhe e ruante posaçërisht për djalin.

Ai sapo mbërrinte, ende pa iu afruar plotësisht, niste të flasë: “Më fal zemër, më fal... E di që gjithmonë të bëj të më presësh, unë jam i pandreqshëm. Gjithmonë harrohem pas diçkaje dhe vonohem, por unë të dua më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë.” Ajo ia mbyllte gojën duke i zgjatur ëmbëlsirën, e përqafonte, i jepte një të puthur dhe i thoshte: “Unë kurrë nuk do të lodhem apo të nxehem duke të pritur ty”.

Një ditë, si zakonisht, djali mbërrin me vonesë tek vendi por për habi vajza nuk i doli përpara me ëmbëlsirën në dorë. Djalit i mungonte përqafimi i saj, fjalët e saj, puthja e saj. Do ju duket për të qeshur, por e vërteta është se i mungonte dhe ëmbëlsira që ajo blente për të. Eh meshkujt, si fëmijë janë të përkëdhelur, por duan pa fund dikë që e kanë përzemër ... ?

Ajo kurrë nuk vonohej, ajo ishte perfekte në orar. Djali nisi të bëhej merak dhe shkoi me nxitim në shtëpinë e saj. Vajza nuk doli ta presë, mamaja e saj me lot në sy i tha djalit se tashmë ajo është shtruar në reanimacion me një sëmundje të rëndë dhe i kanë mbetur vetëm 4 ose 5 ditë jetë.

Djali u largua duke qarë. U fut në një pastiçeri dhe bleu ëmbëlsirën që vajza ia jepte atij çdo ditë. Më pas u kthye tek vendi i zakonshëm. Shkroi një letër për vajzën, mbi letër vendosi ëmbëlsirën dhe vrau veten.

Në letër shkruhej:
“Unë vija gjithmonë me vonesë, dhe ti vije gjithmonë në kohë dhe më prisje me ëmbëlsirë në dorë. Sot po SHKOJ unë herët dhe po të pres ty. Ah se desh harrova, të kam blerë dhe ëmbëlsirë zemër ❣️
 
???? me fal per chit-chat por shum e dhimshme dhe e pashpjegueshme. Ky tregim po me reflekton dhe te mendoj 2 here para se te bej gabimin si ai. ????
 
???? me fal per chit-chat por shum e dhimshme dhe e pashpjegueshme. Ky tregim po me reflekton dhe te mendoj 2 here para se te bej gabimin si ai. ????
Rëndësi ka që kjo të bëri të mësosh diçka.
Hugs :)
 
un lale msova qi ti je me deshmitaret e jehovait lale cere bo mi sheqere tu qajt ai me ja bo femna ket ka me vra veten lale
 
Dy shokë udhëtonin nëpër shkretëtirë. Në një moment, gjatë udhëtimit filloi një përleshje në mes tyre dhe njeri shok i ra shuplakë atij tjetrit. Ai që ishte rrahur ishte zemëruar, mirëpo pa thënë asnjë fjalë shkroi në rërë “Shoku im më i mirë sot
më ka rrahur".
Vazhduan ashtu të udhëtojnë deri sa mbërritën tek një oaz.
Kur vendosin të freskohen ai që ishte rrahur ishte gati duke u mbytur në baltën rreth oazit, por shoku e shpëtoi.
I shpëtuari pasi pushoi pak. shkroi në një gur:
“SHOKU IM MË I MIRË SOT MË SHPËTOI JETËN".
Ai që e kishte rrahur dhe që e kishte shpëtuar e pyeti:
Mbasi të rraha, shkrove në rërë e tani shkruan në gur, pse?!
Ai tjetri u përgjigj:
- Nëse dikush na shkakton dhimbje duhet ta shkruajmë në rërë, në mënyrë që era e faljes të mund ti shlyejë ato fjalë.
Mirëpo,kur dikush bën diçka të mirë për ne, ato fjalë duhet ti gdhendim në gur, prej ku asnjë erë nuk mund ti largojë...
MËSO QË DHIMBJEN TA SHKRUASH NË RËRË DHE QË PËRVOJAT E MIRA TI GDHENDËSH NË GUR!!!
 
Një ditë, logjika dhe fati, dy miq të ngushtë, udhëtonin në të njëjtën makinë.

Pasi kishin përshkuar pothuajse gjysmën e rrugës, u mbaron nafta. Me shpresë se do të gjejnë ndonjë strehë, ose të paktën do kalojë ndonjë makinë rrugës, u nisën për në këmbë, por pa dobi.

As strehë gjetën dhe as makinë nuk u erdhi. Të lodhur e të dërrmuar, qëndruan ta diskutojnë këtë muhabet.

Logjika tha: Unë do vete të shtrihem rrëzë një peme të fle.

Kurse fati tha: Jo, unë do të shtrihem mu në mes të rruges.

Logjika ia ktheu: Çfarë thua more?! Je në vete?! A nuk ke frikë se të vjen makina e të shtyp?!

Fati u përgjigj: Jo, nuk do të flej veçse në mes të rrugës.

Dhe ashtu bëri, vajti u shtri sa gjerë gjatë. Pas një ore, vjen një kamion i madh, i ngarkuar dhe me shpejtësi të lartë.

Kur dalloi një person të shtrirë në mes të rrugës, ishte shumë vonë për të frenuar, prandaj e lakoi makinën dhe vajti u përplas për një peme.

Ishte pikërisht pema ku ishte shtrirë logjika duke fjetur. Sigurisht, logjika ndërroi jetë në çast, ndërkohë që fati jetoi.

E tillë është jeta miq. Ndonjëherë fati luan rol të madh në jetën e njerëzve, edhe pse është kundër logjikës.

Ndoshta, vonesa në një udhëtim është më mirë për ty. Ndoshta, humbja e një vendi pune është në interesin tënd. Ndoshta të privuarit nga mundësia për të lindur fëmijë është më e hajrit. Ndoshta, ajo që urren, është në favorin tënd.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Babai, duke e ditur se djali i tij është tepër nervoz, i thotë: “Unë dua të jap një këshillë se si ta heqësh këtë ves.
Merr një dërrasë dhe sa herë të nervozohesh me dikë, ta fyesh dhe ta ofendosh, ngul nga një gozhdë në te.”
Djalit i pëlqeu këshilla e babait dhe menjëherë i hyri punës.
Ditën e parë i nguli tridhjetë e shtatë gozhda. Kur i pa ato i erdhi zor kështu që ditën e dytë e përmirësoi dhe i nguli vetëm njëzet gozhda. Ditën e tretë i nguli dhjetë gozhda dhe vazhdoi t’i pakësoj, saqë pas një jave në dërrasë nuk kishte nguluar asnjë gozhdë. Ai kishte filluar të ushtrohej dhe të mësohej me vetëpërmbajtje. Kur pa që kishte arritur të mos zemërohej dhe nervozohej, ai shkoi i gëzuar tek i babai dhe i tha:
Shiko, unë sot nuk e kam ngulur asnjë gozhdë!
Por, babai ia ktheu
Puna jote ende nuk ka përfunduar. Tani duhet t’i shkulësh të gjitha gozhdat e ngulura nga dërrasa.
Djali i hyri punës dhe i shkuli. Më pas babai mori dërrasën e mbushur me vrima dhe i tha:
A i sheh këto vrima dhe të çara në dërrasë? Këto janë plagët që u ke shkaktuar njerëzve me të cilët je nervozuar, i ke fyer dhe ofenduar.
Të ndalemi pak dhe ta pyesim veten, sa gozhda duhet t’i ngulim ne në ditë? Me sa njerëz zihemi? Sa herë në ditë i ofendojmë hallexhinjtë dhe ata pa përkrahje? Sa herë zihemi me gratë dhe fëmijët tanë? Përse të mos e provojmë edhe ne që sa herë të bërtasim dhe të nervozohemi të ngulim nga një gozhdë në dërrasë?

Shume e thelle dhe e vertete!
Nuk para lexoj shume forumet por ky postim ja vlen ta lexosh madje dhe cdo dite!
Pergezime Dorina!
 
Per ty !!!!!!!!!

E dashur ....vajza... qe une dashuroj, Si mund te fle un gjate nates pa me dale gjumi dhe pa pare yjet qe jane si pasqyre e bukurise tende, qe me ndez shpirtin, me flakeron, me djeg te terin. Si mund te flas me te tjeret kur sapo hap gojen, me duket sikur do ulerij fjalet "te duaaaaaa " dhe si mund te eci neper rruge pa filluar te vrapoj, te vrapoj pafund, te gjithe rruget e botes vetem per te te takuar ty. Ti je ajo qe me ben te drridhem si gjethja e vjeshtes qe pret te bjere ne toke, sic dua un te bie ne humneren e kraheve te tu dhe te te perqafoj sa te mos kem me fuqi. Kur perqafoj njerez, imagjinoj sikur je ti dhe papritur filloj i perqafoj me shume por pastaj me vjen te qaj se realiteti me kthen me kembe ne toke dhe kuptoj se ti je larg. Si ka mundesi qe sapo te prek, filloj e skuqem. Thua se po prek trendafilin me te cmuar ne bote dhe kam frike se mos padashur e kepus. Je kaq e brishte dhe e embel. I ke parasysh cimcakizat super te embel qe mezi reziston qe te mos i pertypesh. Ashtu esht dashuria ime per ty, e parezistueshme per tu mbajtur nga nje person i vetem. Prandaj ke lindur ti ne kete bote. Per te me kapur doren dhe per ti lidhur se bashku duke mos lene asnje hapsire ndermjet gishtave. Si nje puzzle perfekt. Me duhet vetem te mbyll syt dhe te rri pergjithmone ashtu duke enderruar per ty sepse je endrra me e bukur qe mund te ekzistoje. Te dua pafund. Aq shume sa do te donte mijera universe per te mbushur emocionet vetem ne momentet kur ti buzeqesh sepse arsyeja e asaj buzeqeshje jam un. Ndonjehere i bej pyetje vetes: si mund te te dua kaq shum?? Dhe pergjigja eshte shume e lehte: sepse nuk ka micky pa minnie, nuk ka nate pa yje, nuk ka dite pa diell,nuk ka zemer pa rrahjet e saj. Dua te jem aty ne momentet me te bukura te jetes tende sepse dua qe ato te jen dhe momentet me te bukura te jetes time. Dua te jesh arsyeja per te cilen jetoj per nje kohe shumeeee te gjate. Ndoshta per 1 vit, ndoshta per 1 shekull... Si thua per nje perjetesi???
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back