- Regjistruar më
- Dhjetor 6, 2024
- Mesazhe
- 179
- Pëlqime
- 136
Teksa kam lexuar para disa ditësh mbi krimin, mu duk interesante një teori prej Mendelsonit i cili mendonte se në një krim dhe viktima ka një lloj përgjegjësie. Më poshtë gjenden situatat ku një viktimë e një krimi ka pak ose aspak përgjegjësi në krim. Mund të kujtoni ndonjë situatë ku keni qenë pjesë përgjegjëse në krim duke u bazuar tek Mendelsoni ? Tani që e keni këtë dije, mendoni se në situata të caktuara do veproni ndryshe ?
Viktima e pafajshme: dikush i cili nuk ka kountribuar në viktimizim, ai është në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. P.sh; dikush shkon në shtëpi dhe rastis përpara një bande kriminale që po sulmojnë njëra tjetrën me armë. Plumbi bën rikoshet dhe personi vdes.
Viktima me faj të lehtë: nuk merr pjesë aktive në viktimizimin e vet por kontribuon në një shkallë të vogël, si p.sh; frekuenton zonat me krim të lartë. Ky do të ishte një person që vazhdon të shkojë në një lokal që njihet për sulme gjatë natës.
Viktima e fajshme: viktima dhe shkelësi i ligjit mund të jenë përfshirë në veprimtari kriminale së bashku. Këta do të ishin dy persona që tentojnë të vjedhin një makinë, të grabisin një dyqan, të shesin drogë, etj.
Shkelësi i ligjit është fajtor por viktima më tepër fajtore: viktima mund të ketë qenë ai që sulmon i pari, pra; është sulmues kryesor, por dhunuesi e fiton lojën. P.sh; dikush provokon dikë, dhe në fund ai që provokon rrihet.
Viktima fajtore: viktima nxit konfliktin por është vrarë për vetëmbrojtje. Një shembull do të ishte një grua e dhunuar që vret partnerin e saj ndërkohë që ai e abuzon atë.
Viktima imagjinare: disa njerëz pretendojnë të jenë viktima dhe nuk janë. Ky do të ishte dikush që falsifikon raportet.