Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,906

Tipat më të zakonshëm në Facebook, ju ku e gjeni veten?​


Nuk ka asnjë person të ngjashëm me një tjetër. Kjo vlen edhe kur flasim për rreth një miliard njerëz. Por kur vjen puna në sjelljen që mbajmë në Facebook, vihen re ngjashmëri të çuditshme mes afro 1 miliard përdoruesve të rregullt të rrjetit social, të cilët harxhojnë shumë orë nga dita e tyre në këtë website.
Studiuesit e sjelljes në këtë rrjet vënë re se janë krijuar “tipa” socialë në Fecabook dhe ka shumë pak individualitet. Kjo do të thotë se interneti po “zhbën” një element jo pak të rëndësishëm të jetës, individualitetit.

8e33c342-0bab-4117-a9f6-afc1dddcf8b2.jpg

Psikologët kanë arritur të dallojnë 10 profile të ngjashme, rreth të cilit mund të grupohen gjithë përdoruesit e internetit. Lexojini dhe mendoni se në cilin “tip” mund ta gjeni veten.

* Koleksionuesi i miqve

Nëse një përdorues i zakonshëm ka 150 miq, një koleksionues ka më shumë se 1000 të tillë. Vështirësia është ta kalosh shifrën 1000, më pas numrat shtohen vetë me njerëz që nuk i ke takuar dhe ka mundësi të mos i takosh kurrë. Si arrihet kjo gjë? E thjeshtë, mjafton të bëni “mik” kë ju del përpara. Dhe kur keni mbi 1000 miq, të tjerët afrohen kollaj.

* Improvizuesi

Dallohet për nga numri i komenteve. Është një person që ka gjithmonë diçka për të komentuar, edhe pse në disa raste krejt pa vend. Ai ka aftësinë të hedhë çdo ditë apo orë një foto, një shprehje të veçantë, apo aplikacione nga më interesantet. Janë gjëra të zakonshme, ndonjë herë edhe banale, por që thuajse gjithmonë krijojnë reagime.

* Vëzhguesi

Nuk e sheh kurrë në Facebook, përveç disa rasteve të rralla. Por më pas zbulon se ai di çdo gjë për të gjithë në Facebook. Ky është tipi i vëzhguesit, është aty, por nuk shihet. Admiron të shohë i fshehur statuset e miqve dhe të kontrollojë fotot e tyre për të rejat e fundit, sidomos ato të seksit të kundërt. Tek e fundit shumë të tillë mendojnë se Facebook është revista më e madhe gossip në botë.

* Shëtitësi

Është mashkull, nën 30 vjeç dhe me një pozitë të mirë sociale dhe monetare. Ky tip adhuron të hedh foto nga udhëtimet. Është dëshira për t’i treguar miqve se ai nuk ka lënë vend të botës pa shkuar dhe lokal shik pa frekuentuar. Shkon në një vend, bën dy ose tre foto dhe ikën menjëherë për t’i hedhur në Facebook. Kjo është mënyra e tij për të na thënë ne që e shohim nga tavolinat ku punojmë gjithë ditën, se ai di ta shikojë jetën më mirë. Njerëz të tillë dikur shkonin dhe vendosnin flamurin në majën më të lartë të malit pikërisht për këtë gjë, sot nuk lodhen shumë është Facebook.

* Lojtari

Këtë tip do ta kishim harruar sikur shpesh herë të mos na shfaqej emri i tij në Facebook në krah të ndonjë reklame loje. Dhe emri i tij shoqërohet gjithmonë me fjalët; Zynga, FarmVille ose Mafia Wars. Kjo gjë na kujton se është dikush në botë që po mbledh me shumë dashuri speca, qepë, domate, apo po ndërton me shumë mund një qytet. Ky tip përdoruesi i Facebook-ut ka një dashuri të lindur edhe për sondazhet dhe anketat që qarkullojnë në profilin e tij.

* Neo-Mama

Thuhet se pas lindjes së fëmijës së parë çdo nënë e re ka dëshirë që t'u tregojë të tjerëve dashurinë që ka për fëmijën. Është diçka natyrale dhe shumë pozitive. Kjo gjë vjen e transferuar dhe në Facebook. Madje, kush më mirë sesa Facebook-u mund të përdoret për të treguar këtë gjë. Aty do të gjeni emocionet e para, fotot e para, peshoren e parë, dhëmbin e parë. Ndonjëherë mungon vetëm masa e pampers - bebilinave.

* Moralizuesi

Ai flet për çdo gjë, që nga pagat e deputetëve, të drejtat e kafshëve, kriminaliteti dhe deri te martesat gay. Ky tip e sheh Facebook-un si një mundësi të mirë për të bërë moral dhe për të reflektuar mbi padrejtësitë e kësaj bote. Pak a shumë është njeriu që në gjimnaz shkonte në çdo protestë dhe u jep të drejtë të gjithëve, por, se cili është mendimi i tij askush nuk e di as sot. Megjithatë është i gatshëm t'i japë mend kujtdo.

* Ekzistencialisti

E bukura e Facebook-ut është se mund të thuash kur të duash atë që do. Tek e fundit do të gjendet gjithmonë dikush që do të dëgjojë. Ekzistencialisti mundohet të hedhë në status çdo detaj nga jeta e tij. Janë statuse që ndonjë herë ju acarojnë; “Isha këtu... Jam atje... Sa bukur... U mërzita, etj.”. Tek e fundit kjo është dëshira e tij, që të tjerët të kuptojnë që ai ekziston. Dhe kështu dimë çdo gjë për të, çfarë bën, çfarë vesh, pi, ha, me kë del, kë ka të fejuar dhe me kë po flirton. Privatësia nuk është se i intereson shumë.

* Miku dëgjues

Është dikush në listën e miqve tuaj që mund t’ua ketë sjellë në majë të hundës me videot. Ai e kalon gjithë ditën duke hedhur video dhe këngë të preferuara. Shpeshherë të njëjtën këngë për çdo ditë. Mos u mërzisni, derisa ai të heqë dorë nuk keni çfarë t'i bëni, veçse ta hiqni nga lista.

* Hermetiku

“Nëse jo tani, kur...”, “Mezi po pres”, “Uau çfarë lajmi”... I kini parasysh këto statuse mbushur me plot “mister”. Ky është tipi i hermetikut në Facebook që nuk do t’i tregojë të gjitha. Në fakt atij nuk i intereson ajo që po bën, por do të shohë se kush nga miqtë e tij është i interesuar t'a marrë vesh. Truku është i thjeshtë, një frazë e nisur dhe tre pika që vazhdojnë për të ngjallur kuriozitet. Në fakt gjithmonë dikush e ha karremin dhe nis e pyet në inbox ose direkt në uall (mur).

Bota.al



Ja t'ju lexoj pak ....
 
po ai tipi qe se ka facebook fare ne tel as si app si quhet?
Disa e quajn injoranc dhe te pa integruarit ne boten mediatike,ose te showt ne te cilen sipas tyre duhet te shfaqesh domosdoshmerisht,kohen kur do hash kos me fruta ? ose kur per here te pare do hash fruta deti,disa te tjere me "open mind" do kerkojn te shtojn nr e dashnoreve imagjinare duke ekspozuar "disponimet"e tyre lluksoze,pak si...do hedhin rrjeten dhe peshqet amator do bien preh,un ata persona qe thua ti i quaj persona real te cilet e quajn humbje kohe ekspozimin.
 
oleksionuesi i miqve

Nëse një përdorues i zakonshëm ka 150 miq, një koleksionues ka më shumë se 1000 të tillë. Vështirësia është ta kalosh shifrën 1000, më pas numrat shtohen vetë me njerëz që nuk i ke takuar dhe ka mundësi të mos i takosh kurrë. Si arrihet kjo gjë? E thjeshtë, mjafton të bëni “mik” kë ju del përpara. Dhe kur keni mbi 1000 miq, të tjerët afrohen kollaj.
 
Pervec nr te miqeve
Kam vetem 30 miq
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back