- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 1,197
- Pëlqime
- 557
Nuk do shumë mend që meshkujt tërhiqen në fillim ndaj një femre prej bukurisë fizike. Një mashkull me botë shpirtërore do të shohë përtej pamjes së saj fizike por kjo nuk e hedh poshtë faktin që tërheqje fizike duhet të ketë dhe kjo është e drejtë.
Nëse nuk ka tërheqje fizike shtrohet pyetja pse ndodh kjo ? Ka shumë meshkuj që e vuajnë këtë gjë në lidhje me gratë apo të dashurat e tyre.
- Krenaria
Krenaria e nxit pakënaqsinë , nëse e mbajmë veten me të madh si meshkuj, atëherë nuk do të arrijmë të vlerësojmë bukurinë e femrave përreth nesh.
Krenaria e errëson shikimin dhe e shtrembëron gjykimin edhe në anën tonë romantike.
Kur bëhet fjalë për marrëdhënie, meshkujt krenarë do të mohojnë shumë femra me vlerë sepse ata janë të bindur që meritojnë një lloj të veçantë gruaje: me linja trupi të veçanta, ngjyrë flokësh, prejardhje familjare apo kombësie.
Por kur e kuptojmë se çfarë ka me të vërtetë vlerë në jetë, ajo vajza e thjeshtë që kemi njohur prej shumë vitesh, fillon të duket shumë tërheqëse dhe bëhet mbase e parezistueshme.
Një mashkull duhet të jetë i tërhequr nga femra që ai po ndjek, por krenaria nuk duhet ta bëjë të verbër ndaj asaj që ai mund të ketë njohur dhe që nuk e ka konsideruar të denjë.
- Kur nuk i kushton vëmendje karakterit të femrës.
Për një burrë të devotshëm, bukuria e virtyteve të gruas do t'ja shtojë asaj bukurinë e saj fizike në syte e tij.
Gruaja më e bukur në botë nuk do t'i duket tërheqëse një mashkulli me vlera shpirtërore nëse bukuria e saj është bashkë me një karakter imoral.
Nga ana tjetër tërheqja e burrit mungon nëse ai nuk i vë rëndësi botës së saj shpirtërore, e cila me kalimin e kohës, i bëhet stoli në sytë e tij.
Tërheqja fizike është e rëndësishme dhe ajo duhet të rritet kur rëndësia që i takon, i jepet bukurisë së brendshme shpirtërore të femrës.
- Një kuptim i gabuar i asaj që quhet tërheqje.
Nuk ka gjë të keqe që një lidhje dashurie të nisë në mënyrë të thjeshtë pa pasur reagime ekstreme të një dashurie me shikim të parë, apo me ndjesi sikur ke prekur qiellin me dorë.
Meshkujt nuk duhet të kushtëzohen nga skenat e filmave dhe të humbin rastin për të njohur dikë që është e thjeshtë në paraqitje në fillim.
Tërheqja fizike është e rëndësishme edhe për femrën, dhe arsyeja pse mungon tek disa femra mund të jetë e ngjashme me meshkujt: krenaria, kur nuk i kushton rëndësi karakterit të mashkullit, mungesa e ndjenjave euforike në fillimin e njohjes me një mashkull.
Por femrat duket të kenë parasysh diçka që ka të bëjë me natyrën e lidhjes së tyre me meshkujt: I përket mashkullit të fitojë zemrën e tyre dhe jo e kundërta që një femër të ndjekë një mashkull. Dhe pas një kohë të mjaftueshme është ajo që vendos nëse mund t'i japë një shans mashkullit.
Dashuria nuk është thjesht një ndjenjë apo një tërheqje fizike e pavullnetshme. Por është një zgjedhje e bërë me vullnet të plotë.
Është shumë larg nga ideja që u mbyllën dy vetë në një dhomë, e tillë ishte situata.
Apo që japin mediat e portalet, sikur bie në dashuri ashtu si bie në gropë, dhe nuk kishe çfarë të bëje, ishte aksidentale, ndaj të shohim sa do zgjasë.
Dashuria e vërtetë ka një vullnet, ka një qëllim që të sakrifikojë çdo gjë që mundet për të mirën e personit që do.
Mënyra se si një mashkull e do femrën është përmes virtyteve si : durimi, ëmbëlsia, zemërgjerësia, përulësia, përkujdesja, toleranca që i jep asaj liri, besimi, sinqeriteti dhe kur merr pjesë në vuajtjet e saj, empatia.
Është mbresëlënëse kur e vëren se të gjitha veçoritë e dashurisë kërkojnë altruizmin, sakrificën.
Dashuria e personit që do dikë është zemërbutë dhe më shumë e merakosur për tjetrin se sa për veten.
Çdo gjë më pak, nuk është mjaftueshëm dhe nuk ka dallime e para ose jo, njeriu me shpirt të pastër nuk merr formën e padrejtësive që i bëjnë, por kërkon të dashurojë edhe më shumë sesa ishte në gjendje të dashuronte herën e parë.