- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,445
- Pëlqime
- 39,703
Përveç dy golave të bukur në fitoren 7:1 të Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj La Corunas, Ronaldo mori edhe disa lëvdata.
Ishte një tifoz i vogël, fëmijë përcjellës i lojtarëve për në fushë që në hollin e Bernabeut lavdëroi Ronaldon, duke i thënë se je më i miri në botë.
“Për mua je më i miri në botë dhe Messi është…”.
Në këtë moment Cristiano vendosi të ndërhyjë dhe me një zë qesharak, e plotësoi fjalinë duke thënë: “I keq”.
Dhe pas kësaj një tjetër fëmijë tha: “Më i keqi”./Lajmi.net/