Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Thenje te ndryshme Islame

Miresia ime ka vrar e me , ka vrar !
 
~Ibn Kajjimi~

Screenshot_1.png
 
Profeti Muhamed a.s. ka thënë:

“O njerëz, po ju afron një muaj i madh, një muaj i begatë. Në të ndodhet Nata e Kadrit, e cila është më e mirë se njëmijë muaj. Zoti e bëri obligim agjërimin e tij dhe faljen e teravisë e bëri të pëlqyeshme. Ai që gjatë këtij muaji kryen një obligim fetar, shpërblehet sikur ka kryer 70 të tillë. Kurse ai që kryen një punë vullnetare, shpërblehet sikur ka kryer një detyrë fetare. Ai është muaji i durimit dhe durimi shpërblehet me Xhenet…”

“Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar shpërblimin, do t’i falen mëkatet që ka kryer më parë.”

“Kur hyn nata e parë e Ramazanit, lidhen djajtë dhe xhindet, mbyllen portat e xhehenemit dhe nuk hapet asnjëra prej tyre, hapen portat e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjëra prej tyre. Një thirrës thërret çdo natë: O ti që e do të mirën, afrohu! O ti që e do të keqen, frenohu! Allahu liron njerëz nga zjarri për çdo natë të Ramazanit.”

“Vërtet xheneti ka një portë që quhet Rejan. Ditën e Gjykimit do të thirret: “Ku janë agjëruesit (për t’u futur nga kjo portë)?” E pasi të futet edhe njeriu i fundit i tyre, kjo portë do të mbyllet.”
 
@Nanushi kete ma ka thene nje grua shume e rendesishme ne jeten time! Po e sjell ketu megjithse nuk mbahem per ndonje besimtare e devotshme.
“Kur e pyesin Profetin se per cilin person duhet te kujdesemi me se shumti, Profeti i pergjigjet tre here nena dhe ne te katerten babai”
 
@Nanushi kete ma ka thene nje grua shume e rendesishme ne jeten time! Po e sjell ketu megjithse nuk mbahem per ndonje besimtare e devotshme.
“Kur e pyesin Profetin se per cilin person duhet te kujdesemi me se shumti, Profeti i pergjigjet tre here nena dhe ne te katerten babai”

Po, tesktualisht thenja profetike eshte keshtu:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, cili është njeriu më i denjë për sjellje të mirë ndaj tij? Ai iu përgjigj: “Nëna jote”. Tha: Pastaj cili? U përgjigj: “Nëna jote”. Tha: pastaj? U përgjigj: “Nëna jote” . Ai tha përsëri: Pastaj? Pejgamberi, (paqja dhe Meshira e Zotit qofte mbi te), u përgjigj: “Babai yt”.
 
" Thuajuni atyre qe bejne vepra , sa per sy e faqe mos u lodhni "

(( Fudajl Ibn Ijadi ))
 
" Thuajuni atyre qe bejne vepra , sa per sy e faqe mos u lodhni "

(( Fudajl Ibn Ijadi ))

Qe edhe nje thenje te arte nga Fudajli:


~ “Askush nuk do ta arrijë gradën e mirësisë vetëm duke agjëruar dhe duke u falur shumë, por do ta arrijë edhe me bujarinë, me pastërtinë e zemrës dhe me këshilla të dobishme ndaj njerëzve.”

Fudejl bin Ijadi
 
"Mos u trego i paedukatë me Zotin tënd, dhe mos u hidhëro ndaj caktimit të Tij, edhe nëse është i dhimbshëm! Ku e di?! Ndoshta shkëlqimi i lumturisë vjen nga flaka e dhimbjes!"


Insha'Allah ?

(Shejh Salih Es-Sindij, Allahu e ruajtë)
 
278372039_10228323035839616_7438975081884766088_n.jpg
 
"Ndonjëherë është më mirë t'i mbani për vete betejat tuaja. Askush nuk duhet të dijë se çfarë po kaloni. Flisni vetëm me të Plotfuqishmin dhe kjo do të jetë e mjaftueshme për ju."
 
Mos u brengosni!
Gjërat që ia lëmë në Dorë Zotit, janë të garantuara.
Tek Ai nuk humb asnjë amanet!

Insha'Allah ?

(Parafrazim i huazuar)
 
Kur mbush gjatëdhjetë vjeç, gjysmën e jetës njeriut ia ka ngrënë nata; edhe gjysma e gjysmës i shkon me foshnjëri e me rini duke mos e kuptuar atë. Një e treta e gjysmës është shpresë, lakmi dhe mundime për fitime e për jetesë. Edhe ajo pjesë tjetër e jetës që mbetet, është sëmundje, pleqëri e vdekje. Prandaj kërkimi i njeriut për jetë të gjatë është një padituri shumë e madhe, sepse jeta në këtë mënyrë ndahet, sado e gjatë që të jetë ajo.
Sa bukur thotë një poet persian:
Njeriu me një jetë kaq të shkurtër, ç’mund të bëjë? Sa mirë do të ishte sikur njeriu të kishte dy jetë: njërën për mësim dhe tjetrën për provë.
Ali ibn Ebi Talib (r.a.)
 
"Dhe njëmijë padrejtësi po të të bëhen, ti asnjë mos bëj!"


Aliu رضي الله عنه
 
Rruga e suksesit tënd fillon atëherë kur dikush të lëndon shpirtërisht,
kur një mik të zhgënjen ose
kur ndonjë ‘i fortë’ sillet keq me ty.
Pikërisht atëherë largohu prej njerëzve dhe kërko strehim te Allahu, dhe do ta vëresh se s’do të kesh nevojë për dikë tjetër përveçse për Të!

S.Bajgora
 
O i shkelur dhe i përbuzur pa të drejtë, mos u pikëllo! Allahu do të të ndihmojë të ngadhënjesh, qoftë edhe pas një kohe. Haku yt nuk do të humbë kurrë, prandaj thuaje sa më shpesh këtë dua: “HasbijAllahu ve ni’ëmel vekil” - “Më mjafton Allahu, e sa Mbrojtës i mirë është Ai”!

S.Bajgora
 
O Allah!
Ata që i duam:
  • vishi me rrobat e devotshmërisë,
  • lumturoji me nënshtrimin ndaj Teje,
  • furnizoji me fisnikërinë Tënde të pafund,
  • ruaji nga çdo e keqe,
  • largoju çdo brengë,
  • gëzoji zemrat e tyre,
  • fali ata dhe prindrit e tyre,
O më i Mëshirshmi Mëshirues!

S. Bajgora
 
Nuk ka fat më të madh në jetë, sesa Allahu të jetë i kënaqur ndaj teje!

Hoxhë S. Bajgora
 
"Nuk ka mundësi ta duash dikë, e të mos përmallohesh për të." ?

|Ibn Kajjim رحمه الله|
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back