"Mjaft!!!"
"Ti nuk ke të drejtë!!!"
"Ti nuk di!!!"
"Ti je pa vlera!!!"
E di sa vajza e gra i dëgjojnë këto ofendime çdo ditë??
E di sa vajza e gra ndjehen të nënvlerësuara çdo herë??
Vajzë e dashur, grua e dashur, mos ki frikë nga paragjykimet...njerëzit do vazhojnë të flasin sido që të jetosh ti, por ti s'do jesh më në gjendje të kthesh kohën pas.
Do iki koha bashkë me ty, bashkë me gabimet e tua, bashkë me zhgënjimet e dashurisë, bashkë me lotët e tu.
Ngrihu vajzë e grua e dashur, ngrihu dhe mendohu mirë kë të zgjedhësh në rrugëtimin tënd, mendohu mirë që ai që do të të shoqërojë, të të meritojë, të ta dijë vlerën që ke.
Ta dijë që në krahë ka nje thesar dhe jo një copë rrecke që të fshijë këpucët.
Ti vlen, edhe pa e ditur këtë, edhe pse të ka mbuluar errësira, TI VLEN.
Ti ke të drejtë, ti nuk je një hiç.
Përkundrazi, shpesh herë, ai është një hiç pa ty, e dashur!:
"Femer"