- Regjistruar më
- Shkurt 6, 2018
- Mesazhe
- 4,445
- Pëlqime
- 7,639
Kaluan 10 muaj, a ka ndonje informacion nese ky ka ndryshuar per mire, pasi ishte i demoralizuar?Jeta eshte shum e cuditshme, disa i ben zoter te lumtur te saj ku kan gjithshka, e disa te tjere mjeran te saj ku luftojn thjesht per te jetuar e mos vdekur urie! Un jam 1 nga kto te cilet jetojn per gjerat me te vogla e me te domosdoshme! Besoj ne zot dhe e di qe kjo jete eshte nje sprove per te gjithe ku ne fund do fitojm te gjith te njejtin truall per te jetuar aty pergjithmon.
E tani dua tju flas pak per jeten time.
I lindur ne vitin 1988 nje fshat pak kilometra larg Tiranes ne nje varferi si te gjith ne ate kohe ku punonin per tu ushqyer. Me kujtohet qe isha nje fmi i lumtur e me padurim prisja te hyja ne shkollen Fillore te fshatit pasi me pelqente te mesoja te shkruaja te lexoja e te behesha nje person si ne filmat e animuar “te isha hero i njerezve dhe familjes time”. Hyra ne klas te pare e mesoja shum, isha nje nxenes i shkelqyer e per kete shkak mesuesi me donte shum.
Pas dy viteve qe gjithmon e mahnisja mesuesin me ecurin time ne mesime kerkon nje takim me babin tim, dhe i thote:- zotri, djali juaj eshte nje fmi inteligjent dhe nuk e meriton ti vazhdoj studimet ketu ne fshat ndaj duhet te gjesh mundsin e ta transferosh ne nje shkoll ne qytet pasi duhet te mesoj dhe lend te tjera si kompjuter apo anglisht qe ate kohe ne fshatrat e shqiperis nuk imagjinoheshin e nuk dinin cfar jan.
Kur u bera 9 vjec dhe hyja ne klasen e 4-tert babai per te miren time me transferoj ne nje shkoll qyteti ku flija dhe jetoja tek nje familje e madhe te cilet babai i kishte kusherinj.
Shkoja ne shkolle e mesoja shum por me mungonin vellezerit motrat e familja ime, me mungonin perkedheljet dhe dashuria e familjes pasi vetem 1 here ne pushimet verove I takoja pasi ateher nuk kishte makina qe te levizje. Per kete arsye u mbylla ne vetvete dhe u rrita si njeri I vetmuar ku dhe familja dalengadale filloj tme dukej sikur nuk ishte me imja.
Per asnje problem e per asgje nuk flisja me me njeri, thjesht gjeja nje vend ku te mos me shihte njeri e qaja deri sa te lirohesha pak nga nje lemsh i madh qe me zinte frymen.
Nuk dua te flas per vuajtjet apo per injorimin gjat ktyre viteve sepse do zgjatesha shum por mund te them qe ishin vite me te veshtira te jetes time.
E keshtu vitet kaluan e shkolla 8 vjecare mbaroj.
Konkurova ne nje shkoll profesionale Hoteleri- Turizem ku ishte nder shkollat e mesme me te mira ne ate kohe, e fitova konkursin pa problem dhe pse kishte dhe shum nderhyrje nga njerez te tjere te pasur per nje vend aty ne ate shkoll. Por ketu fillon dhe shkaterrimi total I imi. Kisha fituar nje burse ne konvikt pasi isha nxenes i mire por qe ajo burse nuk mu dha kurre pasi e mori dikush tjeter pasi keshtu funksiononin gjerat ateher me miq e me para.
Me duhej te paguaja konviktin cdo muaj, te haja kur kisha e te rrija pa ngren kur nuk kisha deri sa te duroja e me pas te shkoja si per mik tek ndonje kusheri i imi qe kisha ne tr thjesht per te ngren nje vakt buk. Ne konvikt me vendosen ne dhom me disa te vitit te 5 pasi nuk kishte vend ne dhoma te vitit te pare. Nga kjo gjendje, fillova te le oret e mesimit, te bie nga mesimet e te plotesoj numrin e mungesave aq sa ngela per vjesht ne nje lend por kur shkova per pushime verore e me pyes non si je pasi prisnin shum nga un gjithmon ju thoja shum mire pasi nuk hapesha dot me asnje, ne vjesht nuk shkova te paraqitesha e me pas Mësova qe kisha ngelur, vendosa te shkoj te familja ime dhe te tregoj te verteten e keshtu bera, por prita nje regagim shum te ftohte, babai sme fliste me ndersa Mami me hidhte ndonje fjal te tipit “ ah filani ka fmi se i imi .....”!
Ndihesha shum keq dhe nje njeri pa pik vlere, babai fliste me njerez qe un e degjoja, cuni i pare dhe i fundit jan shum te mire ndersa i mesit i cili isha un sme permendte kurr. Ndihesha shum keq e sdoja te jetoja me aty pasi te gjith me injoronin e flisnin keq edhe pse nuk i kisha bere kurr keq njeriu e nuk kisha ofenduar kurr njeri ne jeten time. E quaja veten Nikolla e zez e familjes time dhe vendosa te largohem sa me larg, dhe keshtu bera ika dhe Follova pun ne tr ne ndertim, e flija Po aty pasi punoja dhe naten roje se nuk kisha dhe ku te flija tjeter, qe prej asaj dite nuk me ka kerkuar me kush e as un nuk kam shkuar me pran familjes time, sot jam 30 vjec dhe kuptoj qe te gjitha endrrat e mija u prishen per faj timin, kuptoj qe kam nevoj per nje arsye per te jetuar por nuk gjej asgje, kuptoj qe kam nevoj te krijoj familjen time e te kem fmit e mi por e di qe nuk mund ti bej kurr te lumtur pasi nuk jam i afte as tju siguroj nje streh te sigurt mbi koke, dua ti jap fund jetes pasi nuk kam arsye te jetoj por zoti nuk e lejon nje gje te tille, shpresoj qe jeta te mbaroj sa me shpejt e te iki nga kjo bote pasi me duket vetja shum njeri i pavlere, kam humbur cdo deshir per te jetuar e cdo person qe shoh perball me duket shum me i mire sesa un e skam guxim te shoh ne sy askend!
tani i lexova dhe me erdh shum keq