Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tatuazhi

U

Universal

Guest
Një tatuazh është projektimi me një ngjyrë tjetër apo pigment, zakonisht dekorativ ose simbolik, i paheqshëm, në lëkurë. Ky është një lloj i ndryshimit te trupit.



Historia

Ne fakt, tatuazhi eshte nje praktike shume e vjeter.Historiani latin Plini tregon se populli Troci e konsideronte nje shenje lirie te kishte lekuren e tatuar.

Po keshtu mendonin popullatat parakolumbiane, egjiptianet e vjeter, indianet dhe kinezet qe tatuonin ne lekure fytyra vajzash, lule dhe flutura. Se fundi, per Maoret, te tatuoheshe ishte nje rit dhe nje oferte ndaj perendive, qe finalizohej me mbrojtjen nga ana e tyre te te tatuarit dhe te familjes se tij.

Tatuazhi eshte nje "veshje" qe s'hiqet me, gati te na kujtoje deshirat tona me sekrete. Ideograma kineze "Wen" qe perfaqeson tatuazhin do te thote shkrim, pra nje thirrje permanente, nje lutje e vazhdueshme e aktivuar fale pamjes simbolike, me te cilen njeriu identifikohet.

Gjuha e tatuazheve

Motivet qe i shtyjne njerezit te tatuohen jane te shumta dhe shpesh te zorshme per t'u identifikuar. Nje njeri tatuohet per t'u shquar nga te tjeret, per te deklaruar identitetin e tij, por nderkohe per te treguar se i perket nje grupi te caktuar.

Por njeriu mund ta doje tatuazhin edhe per devocion, si nje instrument fetar, apo sic ndodh ne kulturat tribale si nje prove, si nje rit iniciacioni apo perkatesie ndaj nje grupi.

Me tej ka nga ata qe permes tatuazhit realizojne nje deshire ndeshkimi, shprehin nje fajesi reale apo imagjinare sic benin dikur marinaret qe i perdornin tatuazhet si nje stampe te nje fati te veshtire te perbashket.

Ne pjesen me te madhe te rasteve tatuazhet përdoren për qellime estetike, pa njohur simboliken e tyre. Disa tatuazhe simbolizojne djallin apo gjërat e tjera satanike, shume te tjera janë me te lehta dhe kanë motive romantike.

Kengetaret e njohura si Madonna dhe Cher, mbajnë tatuazhe me motive indiane dhe kjo lidhet me religjionin e tyre. Shumë te tjerë qe besojnë ne astrologji vendosin simbolin e henes apo diellit, për te qenë ne ndikimin e tyre.

Ne Japoni tifozeve u keshillohet qe tatuazhet ti mbulojne pasi ne kulturën vendase tatuazhet janë te lidhura me kriminalitetin.

Perdorimi i tatuazheve jo rrallë përdoret krejt rastesisht.

Nder figurat me te hasura te tatuazheve, janë trëndafili, zemra dhe dielli qe janë simbol i dashurisë, ndërsa tatuazhe me motive te tilla si : gjaku, thika dhe gjarpri percjellin mesazhe satanike.

Zonat me te preferuara për ngjizjen e tatuazheve mbeten, kurrizi, gjoksi, krahu, vithet apo zona te tjera me te ndjeshme, qe kanë gjithashtu edhe rrezik me të madh nga infeksionet.

Mundesite e ofruara ne tregun e tatuazheve jane te shumta. Mund te tatuosh sirenat, anijet, delfinet dhe thikat e pirateve, te zgjedhura per te sfiduar vdekjen.

Ka tatuazhe dashurie, nje shigjete qe pershkon nje zemer, iniciale te dy te dashuruarve, lule, vizatime komplekse te formuara nga pika, vija dhe forma gjeometrike. Bime dhe kafshe aludojne per nje identifikim me to. Shume te modes jane dhe dielli, hena, simbolet zodiakale qe quhen si fatsjelles me veti magjike dhe mbrojtese. Edhe ngjyrat kane gjuhen e tyre.
 
Tatuazhet, figurat dhe vendet me të preferuara

Pikturimet e ndryshme nëpër trup dhe pirsinget janë bërë tashmë shumë të pranishme në modën tonë. Ato pëlqehen si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. Truke dhe tipat e ndryshëm të operacioneve plastike janë pranuar deri diku nga shoqëria jonë.

Në vendimin tone moda e tatuazheve dhe e piercingve filloi të përhapej gjerësisht pas viteve ‘90-të. Megjithatë, historia dëshmon se pikturimi i trupit dhe bërja e vrimave në të, është forma më antike dhe origjinale e shprehjes së krijimtarisë njerëzore. Të vendosish një pirsing ose të trukosh një tatuazh janë një nga gjërat më të preferuara në modën tonë, duke marrë modele nga stile të modave të tjera.

Simbolika

Në pjesën më të madhe të rasteve tatuazhet përdoren për qëllime estetike, pa njohur simbolikën e tyre. Disa tatuazhe simbolizojnë djallin apo gjërat e tjera satanike, mjaft të tjera janë më të lehta dhe kanë motive romantike. Vipat e njohur mes tyre Madona dhe Sher, mbajnë tatuazhe me motive indiane dhe kjo lidhet me religjionin e tyre. Shumë të tjerë, që besojnë në astrologji vendosin simbolin e hënës apo diellit, për të qenë në ndikimin e tyre. Në Japoni tifozëve u këshillohet që tatuazhet ti mbulojnë, pasi në kulturën vendase tatuazhet janë të lidhura me kriminalitetin.

Figurat

Përdorimi i tatuazheve jo rrallë përdoret krejt rastësisht. Një prej risive të modës, e ashtuquajtura “Fifteen”, hodhi në treg dy vjet më parë xhinset me bel të zhvendosur, ku tatuazhet dhe pirsing-et ishin pjesë e menusë që zgjidhnin personat që ndiqnin këtë modë. Ndër figurat më të hasura të tatuazheve, janë trëndafili, zemra dhe dielli që janë simbol i dashurisë, ndërsa tatuazhe me motive të tilla si: gjaku, thika dhe gjarpri përcjellin mesazhe satanike. Zonat më të preferuara për ngjizjen e tatuazheve mbeten, kurrizi, gjoksi, krahu, vithet apo zona të tjera më të ndjeshme, që kanë gjithashtu edhe rrezik më të madh nga infeksionet.

Vipat

Tatuazhet nuk janë më për bandat e engjëjve të ferrit. Jo, ato janë zvarritur nga puset e bitumit dhe janë ngjitur në shpatullat, krahët dhe vithet e femrave më magjepsëse të Hollivudit.

Ndoshta keni menduar prej kohësh të bëni një tatuazh, por keni qenë të pavendosur se cili do të ishte kujtimi që do ta mbanit gjatë gjithë jetës në trup. Ndoshta ato nuk ju pëlqejnë aspak ti keni mbi vete, megjithatë i shikoni figurat e të tjerëve me kënaqësi. Tatuazhi, ose pigmentimi i lëkurës është një shenjë e krijuar duke futur një pigment në lëkurë për qëllime dekorative.

Ato praktikohen në të gjithë botën. Indigjenët e Japonisë i vizatojnë ato në fytyrë, po kështu edhe polinezianët, fiset në Filipine, Borneo, Afrikë, Kinë dhe shumë vende të tjera, prej të cilave e marrin origjinën shenjat dhe simbolet e pakuptueshme. Për shkak se prishet mbrojtja e lëkurës, tatuazhet kanë edhe rreziqe shëndetësore, ku duhet përmendur infeksioni dhe reaksionet alergjike.

Edhe pse tatuazhet janë permanente, është e mundur të hiqen apo të modifikohen, ashtu siç kanë bërë shumë prej këtyre personazheve. Rreziku që shfaq për shëndetin heqja është edhe më i lartë, për shkak se kryhet me lazer, që reagon me bojën e tatuazhit, duke e shpërbërë atë.

Albania
 
Ato që duhet të dini rreth tatuazheve

Nëse po mendoni të bëni një tatuazh, mos harroni që ato janë një pjesë e përhershme e lëkurës tuaj. Për shkak se tatuazhet krijohen me bojë të përhershme që vendoset nën lëkurën tuaj, ato zgjasin gjithë jetën, ku mund ti hiqni vetëm nëse vendosni për një gjë të tillë më vonë.

Të heqësh një tatuazh përfshin operacionin plastik I cili është I shtrenjtë dhe sigurisht cfarë është më e rëndësishme ka rreziqet e veta. Sic mund të ndodhë me cfarëdolloj operacioni, ka gjithmonë mundësi komplikacionesh.

Pra nëse dëshironi të bëni një tatuazh, do të ishte shumë mirë të siguroheni mirë në mënyrë që të shmangni operacione më vonë për ti hequr ato.

Tatuazhet mund të jenë shumë të shtrenjta në varësi të madhësisë së vizatimit. Ato variojnë nga simbole të vogla në imazhe të mëdha me detaje të ndryshme.

Në varësi të dizajnit dhe vështirësisë së tatuazhit që ju zgjidhni, procesi mund të jetë I shkurtër ose dhe të zgjasë.

Përpara se të bëni një tatuazh është shumë e rëndësishme të bëni kërkime rreth personit që do t’jua bëjë atë. Sa kohë ka ai/ajo që merret me këtë biznes? Nëse keni miq të cilët kanë tatuazh, cfarë ju rekomandojnë ato dhe si ka qenë eksperienca e tyre? Pra është mjaft e rëndësishme të merrni një lloj baze ekperiencash dhe informacionesh që mund t’ju vijnë në ndihmë përpara se të krijoni tatuazhin.

Në kërkimin tuaj,mundohuni të gjeni se cili është ai që ka historinë më të mirë dhë sigurohuni që mjetet të jenë të pastra. Kjo është gjëja më e rëndësishme për t’u konsideruar pasi nuk keni garanci nëse mjetet janë te pastra ose të mbajtura me kujdes. Shëndeti është ai që duhet ti kushtoni më shumë kujdes nëse dëshironi të bëni një tatuazh.

Tatuazhet janë shumëngjyrëshe dhe janë një formë e shprehur arti nëse bëhen saktë. Ato ndonjëherë tregojnë stilin e jetesës së një njeriu,emrin e bashkëshortit/bashkëshortes ose lloj tjetër ndjenje.

Por mos harroni që në të njëjtën kohë mund t’ju shkaktojnë probleme në shëndetin tuaj si përshembull infeksione.
 
Ato që duhet të dini rreth tatuazheve

Nëse po mendoni të bëni një tatuazh, mos harroni që ato janë një pjesë e përhershme e lëkurës tuaj. Për shkak se tatuazhet krijohen me bojë të përhershme që vendoset nën lëkurën tuaj, ato zgjasin gjithë jetën, ku mund ti hiqni vetëm nëse vendosni për një gjë të tillë më vonë.

Të heqësh një tatuazh përfshin operacionin plastik I cili është I shtrenjtë dhe sigurisht cfarë është më e rëndësishme ka rreziqet e veta. Sic mund të ndodhë me cfarëdolloj operacioni, ka gjithmonë mundësi komplikacionesh.

Pra nëse dëshironi të bëni një tatuazh, do të ishte shumë mirë të siguroheni mirë në mënyrë që të shmangni operacione më vonë për ti hequr ato.

Tatuazhet mund të jenë shumë të shtrenjta në varësi të madhësisë së vizatimit. Ato variojnë nga simbole të vogla në imazhe të mëdha me detaje të ndryshme.

Në varësi të dizajnit dhe vështirësisë së tatuazhit që ju zgjidhni, procesi mund të jetë I shkurtër ose dhe të zgjasë.

Përpara se të bëni një tatuazh është shumë e rëndësishme të bëni kërkime rreth personit që do t’jua bëjë atë. Sa kohë ka ai/ajo që merret me këtë biznes? Nëse keni miq të cilët kanë tatuazh, cfarë ju rekomandojnë ato dhe si ka qenë eksperienca e tyre? Pra është mjaft e rëndësishme të merrni një lloj baze ekperiencash dhe informacionesh që mund t’ju vijnë në ndihmë përpara se të krijoni tatuazhin.

Në kërkimin tuaj,mundohuni të gjeni se cili është ai që ka historinë më të mirë dhë sigurohuni që mjetet të jenë të pastra. Kjo është gjëja më e rëndësishme për t’u konsideruar pasi nuk keni garanci nëse mjetet janë te pastra ose të mbajtura me kujdes. Shëndeti është ai që duhet ti kushtoni më shumë kujdes nëse dëshironi të bëni një tatuazh.

Tatuazhet janë shumëngjyrëshe dhe janë një formë e shprehur arti nëse bëhen saktë. Ato ndonjëherë tregojnë stilin e jetesës së një njeriu,emrin e bashkëshortit/bashkëshortes ose lloj tjetër ndjenje.

Por mos harroni që në të njëjtën kohë mund t’ju shkaktojnë probleme në shëndetin tuaj si përshembull infeksione.
 
Deshifrimi i tatuazheve te të burgosurit:
E kaluara dhe ardhmja e tyre


tatuaz10.jpg


Nga vitet 60 deri në vitet 80, Arkady Bronnikov, vizitoi burgjet në të gjithë Bashkimin Sovjetik dhe fotografoi me mijëra të burgosur. Të gjithë ata që dinë të “lexojnë” kuptimet e tatuazheve, e kanë të lehtë të kuptojnë të kaluarën, por shumë herë, dhe të parashikojnë të ardhmen e këtyre kriminelëve.

Këto shfaqje shumëdimensionale, inkorporojnë kode simbolike dhe alegorike, duke i bërë trupat e të burgosurve, grafikë dhe afate të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

118.jpg

Dollar, grataciela (qiellgërvishtës) dhe një armë zjarri mbi të cilën shkruhet fjala SHBA. Rëndësia e syve për të burgosurit do të thotë “Po të shikoj”

214.jpg


Version i mitit të Prometeut, i cili qëndron i lidhur me zinxhirë në një shkëmb me dënim të përjetshëm. Varka me vela simbolizon punën që duhet të jetë e paligjshme.

314.jpg


Manastire, kisha, katedrale, Shën Maria, engjëj të pikturuar në gjoks. Simbolizojnë përkushtimin ndaj vjedhjes, ndërsa kafkat tregojnë se i burgosuri është burgosur për shkak se ka kryer vrasje.

415.jpg


Yjet simbolizojnë një hajdut të hierarkisë së lartë, ndërsa papioni nën qafë tregon se është një hajdut xhepash (portofolesh). Dollari simbolizon pastrimin e parave.

514.jpg


Gjarpri rreth qafës është një shenjë e varësisë nga droga. Krimineli në fjalë ka kryer vepra të rënda penale, si vrasje apo pedofili.

613.jpg


Vatat mbi supe tregojnë një qëndrim negativ për sistemin, dhe vishen nga kriminelë të rangut të lartë, të cilët shpesh herë kanë një pseudonim përkatës, të tilla si “Kolonel”.

713.jpg


Fari në dorën e djathtë tregon dëshirën për liri. Në duart e tij ai shkruan: Të më kujtosh, mos më harro” dhe “Kam pritur 15 vjet për ty.”

812.jpg


Syri në stomak tregon homoseksualitetin. Yjet mbi supe tregojnë se i dënuari ka kryer krim “parimor”. Medaljet tregojnë përbuzjen e tij për regjimin sovjetik.

911.jpg


Trëndafili në gjoksin e këtij njeriu tregon se ai ka bërë 18 vjet burg.

1012.jpg


“Shpëtoni dashurinë tuaj, mbani lirinë” shkruhet në dorën e djathtë të këtij të burgosuri. Arma tregon se ai është një hajdut i cili shfrytëzon çdo mundësi duke marrë parasysh rrezikun.

1111.jpg


I burgosuri pëlqen ideologjinë fashiste. Me sirenën dëshiron të tregojë se ai është keqtrajtuar në fëmijërinë e tij.

1212.jpg


Në krahun e tij shkruhet: “Faleminderit atdheu im i dashur që më shkatërrove rininë”. Thika tregon se ai ka bërë vrasje brenda në burg. Ndërsa pikat e gjakut tregojnë vrasjet që ai ka bërë.
 
Mbase kane nje histori per te treguar por une jam kundra tatuazheve...te hedhesh boje ne gjak me duket absurde
 
Tatuazhi esht gje qefi . Simbolet fillestare jane kafkat dhe ora ... Kafka simbolizon vdekjen, Ora - dicka antike !
 
I adhuroj tatto. Kam vete, por dua te bej e me shume se keto qe kam :p

ps: informacioni, goxha interesant :)
 
Kam boll ne trup skam me vend te bej:(
 
Plot kam,dua te bej dhe ca te tjere e te tjere e te tjere.. :D
 
para 2 vjetesh vlla.. :D Boss me Makin me Motorr esht i kompletuar :p ti gjej e nja 2 cupa :D :p
 
E mir o mir pastaj ti shtrrojm sofren buken pjaten para edhe ta gdhij gjith noten me to :p
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.