Do isha mirenjohes nqs dikushi e pasuron temen pikerisht me vargun Shekspirian.
LXXV
Disa te shqiperuar nga Cezar Kurti
edhe nje pjese e tij jane e me video te interpretuara po nga ai!
Ti je ushqim për sytë e mi t'uritur,
Sikur për tokën shiu që bie pareshtur,
Për shkakun tënd vec mbeta duk'u grindur,
Si një koprrac për arin që mban fshehur.
Tani krenar për arin që zotron,
Pastaj pa gjumë nga frika se ia marrin,
Herë arin që të shohë ai shpreson,
Herë e tërbon një sy prej kureshtari.
Shpesh herë i etur për ndonje vështrim,
Mjaft rrallë i gëzuar që të kam parë,
Nuk kam dhe as që pres ndonjë gëzim,
Përvec atij që jep a vetë e marr.
Kështu gëzoj e vuaj ditë per ditë,
Kur jam i nginjur, etja më sfilit.