GSH
--------
DOSSIER I
Dëshmia e Sokol Hoxhës: Ramiz Alia do të ikë nga kujtesa e njerëzve, (por jo e historisë) ashtu kokëulur e kësaj rradhe pa zë, krahasuar me mënyrën si u ngjit në karierë, kokëulur dhe me zë të hollë
"Ramiz Alisë i ra të fikët dhe iu ul në gjunjë Nexhmijes"
-----------------------------------------------------------------
Po bëhen disa vjet që në faqet speciale të rubrikës dossier që "Gazeta Shqiptare" ka hapur prej vitesh, kanë zënë vënd e janë trajtuar me dhjetra shkrime të karakterit historik të cilat kryesisht kanë pasur në fokusin e tyre figurën e ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxhës, i cili qeverisi me dorë të hekurt këtë vënd për afro 45-vjet me rradhë. Përveç pasqyrimit të dokumenteve të shumta arkivore, në këtë mori shkrimesh të botuara në faqet e "Gazetës", kanë zënë një vënd kryesor edhe dëshmitë e shumta të ish-personaliteve të larta të udhëheqjes komuniste që ndër vite janë goditur nga Enver Hoxha duke u burgosur, internuar apo denigruar në mënyra të ndryshme. Po kështu një numër i madh dëshmish kanë ardhur edhe nga shtresa e ish-kundërshtarëve politikë të Enver Hoxhës, ajo e nacionalistëve të Ballit Kombëtar e Legalitetit, mbi të cilët kanë rënduar më shumë krimet e regjimit komunist të udhëhequr prej vetë Enverit e më pas prej Ramiz Alisë. Të gjitha këto shkrime, kanë pasur e do të kenë të vetmin qëllim, atë të ndriçimit të historisë së këtij vëndi, e cila siç dihet ka qenë e manipuluar dhe shtrembëruar sipas interesave e konjukturave politike që ka kaluar vetë regjimi i kaluar. Nisur nga dy emisionet e fundit në "Opinion" të gazetarit të njohur Blendi Fevziu, në të cilat bëhet fjalë për rivlersimin figurës së Enver Hoxhës, "Gazeta Shqiptare" i është drejtuar për një intervistë, djalit të dytë të Enverit, Sokol Hoxhës, i cili iu përgjigj ftesës sonë, duke shprehur mendimet e tij. Kjo intervistë e bërë nga "Gazeta", nuk ka për qëllim që t'i bëjë karshillëk emisionit "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu me qëllim për të marrë në mbrojtje figurën e Enver Hoxhës, (pasi dihet fare mirë qëndrimi i saj) por ajo botohet në kuadrin e parimeve që ndjek ajo, atë të fjalës së lirë dhe e hapur për këdo. Po kështu nisur nga fakti që "Gazeta" nuk bëhet palë me asnjë, ajo mbetet e hapur dhe mirëpret çdo pronocim të atyre personave që citohen në këtë shkrim të Sokol Hoxhës, apo edhe kujdo tjetër që ka dëshirë të pronocohet në këtë debat të hapur prej kohësh në faqet e gazetës sonë.
Ç'mendim keni ju për emisionet televizive, ku dy javë rresht është trajtuar tema e manipulimit të historisë prej Enver Hoxhës?
Nuk e kisha parë ndonjëherë Fevziun më komik se kaq. Duket sikur është zgjedhur momenti për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga trazirat kundër Nanos e për t'i dhënë kohë atij. Në të vërtetë arsyeja është shumë më e thellë. Ustallarët e Blendit akoma vazhdojnë të fokusojnë qëllimisht gjithë të këqiat, që solli sistemi komunist, vetëm tek Enver Hoxha. Pra, janë ata që përpiqen të manipulojnë historinë.
Përse, aty trajtohen shumë momente kyçe të historisë, që janë enigmë?
Fevziu, edhe pse u përpoq vetëm të kundërshtonte variantin zyrtar të këtyre momenteve, të ashtuquajtura enigmë, me dëshmitë kontradiktore meskine, banale e jo profesionale, vërtetoi se Enver Hoxha është i vetmi burrë shteti që ka drejtuar vendin pa klane. Ai ishte i paepur kundër aktivitetit të shërbimeve të huaja, vigjilent për pastërtinë ideologjike të vijës së partisë prej presionit të jugosllavëve, aleatëve sovjetikë e më vonë kinezë, deri në pavarësi të plotë kundrejt pretendimeve të tyre për ndërhyrje në punët e brendshme. Historiani Xhelal Gjeçovi, pavarësisht nga bindjet e tij, dëshmoi si një profesionist i ndershëm. Ndoshta për këtë, u evitua në emisionin e dytë.
Është e natyrshme që ju të flisni kështu si djali i Enver Hoxhës. Po për krimet në atë kohë çfarë do të thoshit?
Krimet nuk mund të mohoen, ato vetëm mund të motivohen. Çështja është se cila është arsyeja e vërtetë. Arsyeja zyrtare (versioni i Enver Hoxhës, siç thotë drejtuesi i emisionit), apo versionet e atyre dëshmitarëve, ish- komunistë të goditur nga sistemi. Unë përpiqem të jem objektiv, për ta parë problemin si gjithë të tjerët, veç faktit që mund të di më shumë se ata. Është për këtë arsye që përsëris edhe këtë herë: të hapen dosjet. Aty do jenë përgjigjet e të gjitha enigmave, pavarësisht se gazetarë të komanduar, si Fevziu, nuk duan t'i shohin, për vetë faktin se shumë ngjarje janë zbardhur tashmë në media, e që vërtetojnë totalisht versionin zyrtar. Dosjet t'u hapen historianëve, por jo vetëm atyre të tipit Paskal Vasal Milo, apo ish-bashkëpunëtorëve të agjenturave të huaja, që punonin për shndërrimin e trojeve shqiptare në republikë të 7-të të Jugosllavisë, apo në republike agrumesh, që i donte aq shumë Hrushovi. Të dënuar sipas ligjit për veprimtarinë e tyre antiparti, ata duan të na çfigurojnë Enver Hoxhën në një përbindësh. Por është e pamundur.
Dihet që vala e dënimit ariti deri tek Ramiz Alia. Fevziu thotë:... por një dorë e ndali atë. Ç'do të thoshit ju?
Nuk është nevoja ta sqaroj unë këtë çështje, kur dihet publikisht që Ramiz Alisë i bie të fikët nga frika e dënimit. Ai i bie në gjunjë sime mëje për ta falur, e cila ndërhyn tek Enver Hoxha. Këtu pyetja do ishte: pse Fevziu e shmang këtë gjë kaq hapur edhe pse është një moment vendimtar në zhvillimet e mevonshme të PPSH-së.Si duket, udhëzimet janë të tilla. Ramiz Alia do të ikë nga kujtesa e njerëzve (por jo e historisë), ashtu kokëulur e kësaj radhe pa zë, krahasuar me mënyrën si u ngjit në karrierë, kokëulur dhe me zë të hollë. Kjo, për të mbetur si simboli i komunizmit vetëm Enver Hoxha, edhe 20 vjet pas vdekjes së tij. Është e qartë që Fevziu meriton gjithçka në këmbim të këtij shërbimi, përvec kostumit, kompletit të tualetit dhe rimelit të pamunguar në emision. Në vijim të dështimit në dy emisionet e para, Fevziu anunçon për emisionin e tretë një dëshmi të Ramiz Alisë shumë vjet përpara, edhe kjo e kër kuar për interesa të tij, vetëm në lidhje me vdekjen e Mehmet Shehut. Në kohën që është dëshmitari më i rëndësishëm i mbetur, për nga përgjegjësia historike, si pjesëtar i kupolës më të lartë, gjatë 40 vjetëve pranë Enver Hoxhës e suksesor i tij pas '85-s. Përpunues në imtësi i platformës politike të pluralizmit në '90-n, pra personi i dytë përgjegjës, qoftë dhe simbolikisht, për fatet e Shqipërisë, pas Enver Hoxhës.
Entuziasti Fevziu la në suspans publikun për të enjten me akuzën që Enver Hoxha bëhet gati të likuidojë Mehmet Shehun (pavarësisht që do nxjerrë broçkulla si në dy emisionet e para). Por ajo që më ka rënë shumë në sy është dhe evitimi i dëshmive të mamasë sime, duke u mjaftuar me dëshmi të saj marrë përciptaz në kushtet e burgut, 10 vjet përpara, më 1994. Çuditërisht, del dëshmitare kryesore, që prononcohet për herë të parë, Vito Kapo, e cila as për nga pozicioni e as për nga qartësia nuk mund të zëvendësojë dëshmitë e Ramiz Alisë dhe të nënës sime për daljen nga Traktati i Varshavës dhe prishjen me kinezët. Qëllimisht nuk kërkohen dëshmitarë më racionalë, si p.sh. ish-anëtarë të Byrosë Politike apo ish-antarë të Komitetit Qendror, që kanë qenë më afër problemit. Zgjidhet Vito Kapo, e cila ende nuk ka dhënë shpjegime se ç'mendon ajo për vdekjen e Hysni Kapos, për dyshimet e saj dhe për rolin e Ramiz Alisë në vdekjen e tij gjatë kohës që Mehmet Shehu ishte akoma gjallë. Përse heshti njëherë e përgjithmonë kur Ramiz Alisë iu hap rruga drejt pasa-rdhësit të Enver Hoxhës, me vdekjen e Mehmet Shehut. Prandaj, janë kryesisht komunistët, ish-të dënuar apo bashkëpunëtorët më të afërt të tij, që për ideal kanë pasur vetëm pushtetin, që i bashkon një qëllim i përbashkët, t'i hedhin të gjitha fajet mbi Enver Hoxhën, për të fshehur të tyret.