Femra e Bricjapit në dashuri:
Femra e kësaj shenje është një partnere të cilën është shumë vështirë ta bësh për vete dhe rrjedhimisht ta kuptosh, meqënëse edhe në dashuri, ashtu si për nga natyra ajo është e heshtur dhe dyshuese. Femra e Bricjapit nuk është as sentimentale, as tepër e zjarrtë, por pasi merr vendim me kalimin e kohës ajo e rrit përkushtimin dhe besnikërinë për mashkullin që ka pranë. Ajo dëshiron të jetë optimiste (kur nuk është) dhe femër e shkëlqyer (deri në masën që dëshiron të jetë). Sidoqoftë femra e Bricjapit ka çastet e veta të një ëmbëlsie dhe pasioni të madh që i përjeton gjithmonë me njëfarë druajtje, por vetëm atëherë kur ndihet e sigurtë për vete dhe burrin e saj. Është xheloze dhe vazhdon t’i dramatizojë gjërat derisa të ndihet plotësisht e dashuruar nga partneri. Në rast se ka femër që e shtyrë nga dashuria, kërkon me çdo kusht të bëjë për vete mashkullin që e tërheq, kjo është femra e Bricjapit. Mbyllja në vetvete sigurisht nuk i lehtëson marrëdhëniet sentimentale, femra e Bricjapit prapëseprapë kërkon t’i fshehë ndjenjat e saj, duke përfshirë xhelozinë dhe ndjenjën për të sunduar të tjerët. Besnike, ndonëse jo fort e përzemërt, ka raste që përpara martesës ajo të mos jetë shumë e qëndrueshme në dashuri. Femra e Bricjapit është një partnere që nuk e konsideron dashurinë si pikën qëndrore të jetës dhe që rrjedhimisht do të parapëlqejë të jetojë duke vënë në punë më shumë arsyen dhe mendjen se sa pasionin. Kjo nuk do të thotë që heshtja e saj karakteristike, e zbavit dhe të mos harrojmë se druajtja sigurisht nuk është sinonim i ftohtësisë. Tek mashkulli ajo kërkon ekuilibër, e sidomos mbështetje, për të arritur atje ku do, si dhe kurajon për të zbuar tisin e lehtë të melankolisë që e pushton nganjëherë pa ndonjë shkak të dukshëm.