Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si mendoni?

Secili ka një anë, të cilën nuk guxon t'ja pohojë dhe vetes madje... Është midis arsyes dhe instiktit, midis besimit dhe frikës, zhytur në fund të qënies sonë. Sa herë, tenton të zbulojë pak nga kjo 'vetè' me mijëra shkundje brendashpirtëse 'pse, po sikur, vallë!?' i turren dhe e shtyjnë poshtë. Kështu ka qenë, e do mbetet. Kurdo që të duam të njohim 'Unin' tonë, i duhet dhënë liri edhe kësaj ane që mbysim çdo ditë-natë...
 
Si mundet njeriu te doje dike me shume se veten ?!
Sepse kur ti e ke ne zemer I jep cdo gje cdo ndjenj cdo mendim cdo sek cdo fjal cdo shikim ati personi edhe lutesh cdo nat e cdo dit qe ai person te jet mir e te jet i lumtur ate lumturi qe ndoshta shpirti jot spo e gjej dot ja fal atij ose asaj
 
Ajo së cilës po i druhem më së shumti është jo vdekja por e nesërmja. Po vrapojmë pa e ditur ku dhe si... drejt një kohe pa kohë të zhytur në artificialitet. I druhem jo vdekjes se me ligjet e natyrës s'përballemi dot; por të nesërmes së krijuar nga ligjet e njeriut. Asaj të nesërmeje që do të na gjejë mbase me këmbë e duar, me flokë e zë por në vend të shpirtit një aparaturë të komandueshme automatikisht. Dhe kjo më frikëson, se njeriu nuk është krijuar pēr të qënë veç një një grumbull i përbërë nga mishi, gjaku e kockat, por mbi të gjitha nga një materie shpirti që e veçon prej çdo gjallese tjetër. I trembem asaj të nesërmeje që mund të na transformojë në një qënie robotike, më tepër nga çfarë na ka transformuar, asaj kohe drithëruese që prodhon gjithçka veç jo ndjenja! A do tē përfundojmë duke ngrënë njëri tjetrin? Si kafshët? Oh jo, kafshët nuk ushqehen me lloj-in e tyre, nuk shuajnë etjen me gjakun e tyre, nuk sulmojnë sojin e tyre, nuk i ngrenë kurthe e pusi atyre si vetja. Veç njeriu që po globalizohet, që po zhvillohet, që po bën progres...veç njeriu që po kthehet në një qenie të padëshifrueshme, ai që presupozohet të ketë llogjike e arsye brenda llojit nuk po njeh më as njërën as tjetrën. Mos vrapo botë! Ku po shkon me aq turravrap? Më ngjall krupën sesi ecën e pandalur në rrugë të formuara prej shifrash e numërorësh...sesi e lejon veten të kurdisesh nga paraja, nga egoja, nga dashakeqësia, sesi zgjohesh çdo mëngjes e ngrysur nga vrulli për të shtypur tjetrin, për tja vënë këmbën në fyt, për t'i thënë je një hiç, për ta nënshtruar, skllavëruar, trishtuar, dëshpëruar, për tja bërë jetën ferr... përnjemend botë po më habit! Sillesh sikur je e përjetshme, por a e pyet veten cila e nesërme na pret? A duhet domosdoshmërisht të presim koka njerëzish për t'u quajtur vrasës? Jo, e ke gabim! Ne të gjithë jemi vrasës, të heshtur, në çmenduri...po vrasim kohën, shpirtin, lumturinë; po vrasim me apo pa vetëdije të ardhmen tonë dhe tënden! Ne jemi vrasës pa armë e gjak, por vrasës gjakftohtë që lënë pas pasoja e viktima. Unë kam frikë botë sesi nuk të vrasin këpucët që i ke mbathur...aq vrikthi po ecën; si nuk të qëndrojnë ngushtë zinxhirët në qafë e në duar; a nuk e ndjen trupin gjithë vraga? A nuk të lëngon kraharori? A nuk ndien nevojën e një shpirti të pastër e pa mëri? E një shpirti të gjallë e të lumtur që të bën të ndihesh zonjë e rëndë? A të bëjnë vërtet të pasur ari e floriri kur përbrenda je shterpë nga njerëzillëku? Nuk e di pse po t'i them gjithë këto, thonë se je shurdhe e memece, veç në të pastë mbetur ende një grimë shpirt ruaje brenda vetes. Mos e pluhuros! Mos e ndyej! Mos e largo prej vetes...leri çthonë! Është pasuria më e madhe që do tē kesh!
 
"Njeriut i duhet shpirti qe te mbaje trupin, apo trupi qe te mbaje shpirtin...?!"
 
  • Pëlqej
Reactions: Zap
Po mendoja .. e keni vënë re sa të ngjashme janë (si fjalëformim) fjalët 'tru', 'trup' dhe 'turp'.
Jo rastësisht mendoj.
Disa për shembull në jetë përdorin trurin, disa të tjerë qē s'kanë trurin përdorin trupin dhe... turpin e hanë me bukë

#TruritTimPrshSapoIraDielliNeKoke
Dorina ke qene ne gjendje transi qe arrite ne keto konkluzione apo vishte vera pak me e kuqe sec duhej. :P :P
 
Dorina ke qene ne gjendje transi qe arrite ne keto konkluzione apo vishte vera pak me e kuqe sec duhej. :p:p

I swear te njenten gje po mendoja edhe une , dhe sa desha ta citoj... it doesn’t make sense ?
 
Po mendoja .. e keni vënë re sa të ngjashme janë (si fjalëformim) fjalët 'tru', 'trup' dhe 'turp'.
Jo rastësisht mendoj.
Disa për shembull në jetë përdorin trurin, disa të tjerë qē s'kanë trurin përdorin trupin dhe... turpin e hanë me bukë
Disa kane turp te shprehen dhe perdorin trurin per nje trup te shendoshe
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back