Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shmangni mendimet për të kaluarën dhe shihni përpara, parashikimi i horoskopit 8 Qershor 2025

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,403
Pëlqime
532
Dashi

Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në dashuri, ku njeriun tuaj të zemrës mund ta shihni më ndryshe dhe do i nxirrni në pah defektet. Këshillohet që ti kushtoni më shumë rëndësi jetës tuaj profesionale, duke u përqendruar në projektet e reja.

Demi

Ka ardhur momenti që të bëni projekte për të ardhmen, të paktën më të domosdoshmet. Jeni në një moment kur duhet të ndërprisni marrëdhëniet me persona që nuk iu interesojnë, duke u përqendruar vetëm në situatat më të favorshme. Sa i takon ndjenjave, edhe nëse ka pasur momente krize, sërish do të jeni fitimtarë.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje i pret një ditë pozitive, pas momenteve stresueseve të lëna pas. Kjo e diel do të jetë e mbushur me energji, ku do të ndiheni të karikuar fizikisht dhe mendërisht. E vetmja gjë negative është se mund të zhgënjeheni nga një person, i cili nuk do të rezultojë i sinqertë me ty. Në vendin e punës mund të keni probleme, ndërsa dashuria do të shkojë drejt përmirësimit.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite bëni mirë që të shmangni polemikat dhe sforcimet si në dashuri edhe në familje apo në raport me të tjerët. Mund të përballeni me tensione të forta, ndaj këshilla për ju është që të mundoheni të ruani qetësinë. Sa i takon dashurisë, do të keni dëshirë për të pasur më shumë garanci nga partneri/ja.

Luani

Shtatori do të nisë mjaft pozitiv, ku do keni mundësi që të organizoni programe interesante dhe të këndshme. Yjet janë në anën tuaj, dhe nëse kjo gjë bashkohet me një përgatitje të mirë, rezultatet nuk do të vonojnë. Shumë shpejtë do të vlerësoheni edhe në sferën profesionale.

Virgjëresha

Kjo është një periudhë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Lëreni veten të udhëhiqet nga instinkti dhe nuk do të gaboni. Ka projekte të cilat duhen çuar përpara qetësisht, pasi yjet garantojnë sukses. Sa i takon dashurisë, keni mbështetjen e yjeve në historinë e dashurisë që po jetoni dhe mund të hidhni hapin e madh.

Peshorja

Lajmi i mirë është se Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe kjo gjë do e bëjë mjaft intriguese ditën, pasi mund të ketë emocione të bukura në horizont. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj Saturnit i cili do të kalojë tranzit në shenjë. Ruajtja e ekuilibrit do të jetë diçka thelbësore.

Akrepi

Këshilla për të lindurit e kësaj shenje është që të evitojnë mendimet për të kaluarën dhe të shohin përara. Mos rrini peng në një historie që e keni lënë pas duke menduar për hakmarrje. Duhet të mendoni që të jetoni të tashmen, duke menduar për të ardhmen.

Shigjetari

Gjatë kësaj të diele do të keni mundësi që të merrni frymë lirisht, pas dy ditëve të vështira që keni kaluar, ndonëse do të ketë disa probleme në sferën sentimentale. Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm, sidomos në situatat delikate ose nëse në mes ka pasur tradhti. Mund të keni dëshirë për të thënë ‘mjaft’.

Bricjapi

Ju pret një ditë jo shumë e favorshme, gjatë së cilës do të bëni vetëm çfarë i keni vendosur si synim vetes, shkruan noa.al. Sfera sentimentale do të jetë më e mirë, ndaj përfitoni për të përmirësuar një raport në të cilin mund të ketë patur keqkuptime.

Ujori

E diela do të jetë mjaft pozitive dhe shtatori do të sjellë përmirësime. Më në fund do të keni mundësi që të bëni gjëra të rëndësishme. I vetmi problem i cili do të ndihet ende është ai ekonomik, ku duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.

Peshqit

Dita e parë e muajit do të jetë mjaft e ngarkuar, për shkak të disa problemeve ekonomike dhe burokratike me të cilat do të përballeni. Zgjidhjet do të vijnë në pjesën e dytë të muajit. Edhe në dashuri situata është e pazakontë. Dikush për të cilin kishit shumë interes, tashmë e ka humbur sharmin para jush.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back