- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 3,701
- Pëlqime
- 1,194
Mund të mos jesh i pari, i fundit apo i vetmi për të. Ajo ka dashur më parë dhe mund të dashurojë përsëri. Por nëse ajo të do tani, ç'rëndësi ka tjetër?
Ajo nuk është e persosur, as ti, dhe së bashku nuk do të jeni kurrë të përsosur. Por nëse ajo mund të të bëjë të qeshësh të paktën një herë, të të bëjë të mendosh dy herë, nëse e pranon se është njeri dhe bën gabime, mos e lër të shkojë dhe jepi më të mirën tënde.
Nuk do të të recitojë poezi apo nuk do të mendojë për ty gjatë gjithë kohës, por do të të japë një pjesë të vetes që ajo e di se mund ta thyesh.
Mos e lëndo, mos u mundo ta ndryshosh dhe mos prit prej saj më shumë sesa mund të të japë. Buzëqesh kur të bën të lumtur, ulërit kur të bën me nerva dhe ndieje mungesën e saj kur ajo nuk është aty.
Duaje me gjithë zemër kur të jep dashurinë e saj. Sepse nuk ka femra të përsosura, por gjithmonë do të ketë një femër që është e përsosur për ty.