90-minutëshi i zhvilluar në kuadër të xhiros së 16 të Vala Superligës ishte i luftuar nga të dy ekipet, që në fund u deshën të kënaqen me nga një pikë.
Ajo që vlen të theksohet ishte gjendja e fushës, e cila ishte katastrofike.
Të dy trajnerët e skuadrave janë shprehur të shqetësuar se si në Kosovë elita e futbollit zhvillohet ende në fusha të tilla. /Lajmi.net/