Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë?
![3592b97177182d5c841ae1909e21beb8.jpg 3592b97177182d5c841ae1909e21beb8.jpg](https://forumshqip.com/data/attachments/170/170444-c0c11c0a4c205a05aed1684f2f6e2487.jpg)
Sa kohë duhet për të bërë për vete dikë? Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje një studim i ri i cili është befasues.
Në studim kanë marrë pjesë 2 mijë persona dhe të anketuarit kanë ndarë përvojat e takimit të tyre të parë me personin që kanë në krah, si janë njohur dhe çfarë u ka bërë përshtypje më tepër.
Në përfundim rezultoi se në 64 përqind të tyre impresionimin e parë e kishte patur nga buzëqeshja e partnerit ose partneres, 58 përqind nga shikimi dhe 25 përqind nga toni i zërit, ndërsa në krahun tjetër, aroma e trupit ishte shkaku “i largimit” në të shumtën e herëve, plot 60 përqind, ndërsa era e keqe e gojës në 53 përqind të rasteve.
Sipas këtij studimi për të krijuar përshtypjet e para nisur nga këto elementë, të anketuarve u është dashur mesatarisht 12 minuta.
Bota.al