Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sa e doni Shqiperinë?

Sa e doni Shqiperinë?


  • Gjithsej votues
    12
Ti SHqipëri më ep nderë, më ep emrin SHqipëtar...
 
Sesa e duam Shqiperine mjafton te shohim cfare leme mbrapa pas nje pikniku.
Shof gra qe zihen dhe cirren neper markata pse nuk ka qese, nderkohe qe plastika po mbyt boten, jo vetem Shqiperine.
Harrojne qe deri dje leviznin me trasta lecke dhe rrjete.
Mua me duket se ne e duam Shqiperine vetem kur luan Kombetarja e Futbollit.
Unë dhe Kombëtaren se dua në shumicën e rasteve,se më duket sikur i shesin ndeshjet dhe luajnë pa gjak,vetëm kur kan luajtur kundra Greqisë kam qen me kombëtaren dhe kur luajnë kundra Gjermanisë ?
Sa për temën,Shqipëria më pëlqen sepse ësht vëndi ku jam le e rrit dhe nuk e mohoj në asnjë vënd kur më pyesin se nga vjen
Por që ka shum mangësi ka ,sidomos mangësinë kryesore ,mosfunksionimin e shtetit .
Një vënd kaq i vogël dhe me shumë bukuri,do të ishte shum më i mirë sikur edhe ne si popull të jemi më të përgjegjshëm(të paktën të bëjmë atë që kemi në dorë,duke rrespektuar njëri tjetrin dhe mbi të gjitha të mbajmë pastërinë)
 
Ti SHqipëri më ep nderë, më ep emrin SHqipëtar...







O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.


(Aktualiteti sot)

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,

Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit.
 
Unë dhe Kombëtaren se dua në shumicën e rasteve,se më duket sikur i shesin ndeshjet dhe luajnë pa gjak,vetëm kur kan luajtur kundra Greqisë kam qen me kombëtaren dhe kur luajnë kundra Gjermanisë ?
Sa për temën,Shqipëria më pëlqen sepse ësht vëndi ku jam le e rrit dhe nuk e mohoj në asnjë vënd kur më pyesin se nga vjen
Por që ka shum mangësi ka ,sidomos mangësinë kryesore ,mosfunksionimin e shtetit .
Një vënd kaq i vogël dhe me shumë bukuri,do të ishte shum më i mirë sikur edhe ne si popull të jemi më të përgjegjshëm(të paktën të bëjmë atë që kemi në dorë,duke rrespektuar njëri tjetrin dhe mbi të gjitha të mbajmë pastërinë)
Sa rren ti Moza ?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back