Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rrjetet sociale

Atë vjeshtë, Instagrami mbërriti në Apple’s app store i shoqëruar nga një përshkrim i thjeshtë “Të bëjmë fotografitë e telefonave të shpejta, të thjeshta, të bukura”. 6 Tetor 2010, shënoi kështu lindjen e një aplikacioni që sot ka më shumë se 700 milionë përdorues aktivë anembanë globit.
Aftësia e këtij aplikacioni për të shndërruar fotot e thjeshta në disa kryevepra të vogla, joshi shumë shpejt njerëzit, – që nga ata më të thjeshtët e deri tek politikanët, modelet, aktorët dhe influencuesit e shumtë të rrjeteve sociale. Gjetën aty ngjyrën që i mungonte, gjetën atë eliksirin e bukurisë së përjetshme nën filtrin magjik, gjetën foton pa të meta, por gënjyen shumë.
Gënjyen shumë teksa filluan të kënaqin dëshirat e tyre më të thella, për të qenë më të gjatë, më të hollë, me dhëmbë më të bardhë (apo më të drejtë), me fytyrë pa njolla, pa shenja të akneve të vjetra e të reja, por, mbi të gjitha, duke gënjyer se janë të lumtur në çdo orë të ditës.
Shumë të lumtur edhe kur nuk janë, aktivë edhe kur nuk janë, madje nga shtëpia postohen fotot më spektakolare. Pikërisht kur je ulur në divan i kthehesh albumeve dhe poston… dhe më e keqja është se nuk poston për vete, por për ndjekësit, fansat, stalkerat.

Një përmbushje e profecisë së “dukjes” për të cilin ky rrjet social shqyhet. Nevoja urgjente për tu dukur, ashtu siç nuk je, pa të meta… Nevojë për konfirmimin e asaj që nuk je, por që do të doje të ishe… Ajo modelja e kopertinës (në rastin më të keq, një Kardashian). Nevojë për konfirmim nga miq të sheqerosur që shpërndajnë komplimente me xixa (Zemër, ti nuk je aq yll? E di?!)

Jam e sigurt se themeluesit e Instagramit nuk donin të arrinin këtë, nuk donin të stimulonin një idiotësi, të çonin njerëzit drejt budallallepsjes së shfaqjeve të kota, si kope masive nuditeti, vaniteti dhe buzëqeshjesh histerike. Ndoshta themeluesit e Instagramit thjesht donin t’i jepnin mundësinë të gjithëve të bënin foto të bukura profesionistësh, të lartësonin thjesht njerëzoren, jo falsitetin… E megjithatë, falsiteti mbizotëroi, sepse modeli i gabuar është më i lehtë për tu ndjekur.

Ndoshta është faji i rrjeteve sociale për ato çfarë na ofrojnë, ndoshta është faji ynë për modelin që zgjedhim të ndjekin. Ndoshta, standardi ideal nuk është dhe aq ideal sa duket…

Ndoshta është e vërtetë se modelet e revistave të bëra në photoshop dhe stili i jetës së njerëzve të famshëm na bë të ndihemi shumë keq, – aq keq sa gjejmë “shpëtim” veten tek magjia e instagramit. Por harrojmë se në këtë mënyrë bëhemi armiq të vetes sonë. Ne kemi keqinterpretuar gjithçka, jemi manipuluar dhe më keq akoma… vdesim të manipulohemi. Kemi krijuar një kulturë të krahasimit, por, më keq akoma, krahasohemi me imazhe false… jetë false… njerëz fals…

Ndërkohë që shkruaj, më kalon para një vajzë e famshme instagrami, e cila nuk kishte lidhje as me finesën dhe as me bukurinë që shfaq në të, e megjithatë…. Mijëra duan të jenë si ajo!

M.D
Tani duan te jene te gjitha si efi ?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back