Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Rrjetet sociale

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Korrik 26, 2017
Mesazhe
51,204
Pëlqime
79,437
Atë vjeshtë, Instagrami mbërriti në Apple’s app store i shoqëruar nga një përshkrim i thjeshtë “Të bëjmë fotografitë e telefonave të shpejta, të thjeshta, të bukura”. 6 Tetor 2010, shënoi kështu lindjen e një aplikacioni që sot ka më shumë se 700 milionë përdorues aktivë anembanë globit.
Aftësia e këtij aplikacioni për të shndërruar fotot e thjeshta në disa kryevepra të vogla, joshi shumë shpejt njerëzit, – që nga ata më të thjeshtët e deri tek politikanët, modelet, aktorët dhe influencuesit e shumtë të rrjeteve sociale. Gjetën aty ngjyrën që i mungonte, gjetën atë eliksirin e bukurisë së përjetshme nën filtrin magjik, gjetën foton pa të meta, por gënjyen shumë.
Gënjyen shumë teksa filluan të kënaqin dëshirat e tyre më të thella, për të qenë më të gjatë, më të hollë, me dhëmbë më të bardhë (apo më të drejtë), me fytyrë pa njolla, pa shenja të akneve të vjetra e të reja, por, mbi të gjitha, duke gënjyer se janë të lumtur në çdo orë të ditës.
Shumë të lumtur edhe kur nuk janë, aktivë edhe kur nuk janë, madje nga shtëpia postohen fotot më spektakolare. Pikërisht kur je ulur në divan i kthehesh albumeve dhe poston… dhe më e keqja është se nuk poston për vete, por për ndjekësit, fansat, stalkerat.

Një përmbushje e profecisë së “dukjes” për të cilin ky rrjet social shqyhet. Nevoja urgjente për tu dukur, ashtu siç nuk je, pa të meta… Nevojë për konfirmimin e asaj që nuk je, por që do të doje të ishe… Ajo modelja e kopertinës (në rastin më të keq, një Kardashian). Nevojë për konfirmim nga miq të sheqerosur që shpërndajnë komplimente me xixa (Zemër, ti nuk je aq yll? E di?!)

Jam e sigurt se themeluesit e Instagramit nuk donin të arrinin këtë, nuk donin të stimulonin një idiotësi, të çonin njerëzit drejt budallallepsjes së shfaqjeve të kota, si kope masive nuditeti, vaniteti dhe buzëqeshjesh histerike. Ndoshta themeluesit e Instagramit thjesht donin t’i jepnin mundësinë të gjithëve të bënin foto të bukura profesionistësh, të lartësonin thjesht njerëzoren, jo falsitetin… E megjithatë, falsiteti mbizotëroi, sepse modeli i gabuar është më i lehtë për tu ndjekur.

Ndoshta është faji i rrjeteve sociale për ato çfarë na ofrojnë, ndoshta është faji ynë për modelin që zgjedhim të ndjekin. Ndoshta, standardi ideal nuk është dhe aq ideal sa duket…

Ndoshta është e vërtetë se modelet e revistave të bëra në photoshop dhe stili i jetës së njerëzve të famshëm na bë të ndihemi shumë keq, – aq keq sa gjejmë “shpëtim” veten tek magjia e instagramit. Por harrojmë se në këtë mënyrë bëhemi armiq të vetes sonë. Ne kemi keqinterpretuar gjithçka, jemi manipuluar dhe më keq akoma… vdesim të manipulohemi. Kemi krijuar një kulturë të krahasimit, por, më keq akoma, krahasohemi me imazhe false… jetë false… njerëz fals…

Ndërkohë që shkruaj, më kalon para një vajzë e famshme instagrami, e cila nuk kishte lidhje as me finesën dhe as me bukurinë që shfaq në të, e megjithatë…. Mijëra duan të jenë si ajo!

M.D
 
Ne insta kukull ne rruge panukull :P
 
Deri mé dje thoja epoka e parasè. Sot e cilesoj bota e "filtrave"
 
Kam dëgjuar shumë për Instagramin, po nuk e kam përdorur.
Këtu mësova që me të u bëkan foto të bukura me telefon. Me sa shoh, qenkam prapa bote...

Megjithatë, ata që duan t'i manipulojnë fotot e tyre, kanë plot mënyra, nuk besoj të jetë vetëm Insta.
 
Kam dëgjuar shumë për Instagramin, po nuk e kam përdorur.
Këtu mësova që me të u bëkan foto të bukura me telefon. Me sa shoh, qenkam prapa bote...

Megjithatë, ata që duan t'i manipulojnë fotot e tyre, kanë plot mënyra, nuk besoj të jetë vetëm Insta.
As une se perdor. Larg tyre. Larg filtrave☺
 
As une se perdor. Larg tyre. Larg filtrave☺
Ke të drejtë, por puna është se unë nuk përdor as FB dhe Twitter.
Kam pasur FB dhe e kam mbyllur, se s'më ka pëlqyer.
Besoj që është me tipa njerëzish, ka që i tërheq e ka që jo.
 
Ke të drejtë, por puna është se unë nuk përdor as FB dhe Twiter.
Kam pasur FB dhe e kam mbyllur, se s'më ka pëlqyer.
Besoj që është me tipa njerëzish, ka që i tërheq e ka që jo.
Shumè dakord. Çeshtje shijesh☺
 
Password...

Hapim syte, marrim nje kafe, ndezim kompjuterin dhe hyjme ne nje bote joreale...miqte...te shumte...e mendja humb.
Sa fjale te keqia...ej mik...te dua...te perqafoj...te puth...gjithcka virtuale.
Nje " me pelqen " mund te gezoje shume...nje " me pelqen " mund te ofendoje.
O bote per nje " me pelqen " mund te kete diskutime te kota, per nje " me pelqen " do ngrihesh e te flesh ne dhomen e femijeve nje jave nga nervat, per nje " me pelqen " mund te hash buke e lot.
Po ka edhe me keq, nje mik a nje mike te ndihmon te hapesh nje faqe fallco ( e hap edhe vete ) aty eshte jeta e vertete e nje bote jo te vertete..fjalet zgjidhen me kujdes, edhe ndjenjat po ashtu..shikon oren kur asnje nuk eshte ne shtepi, zemra rreh fort e gjithcka shitet ne nje bote te rreme.
Shiten njerez ne boten virtuale, sepse nuk po jetojme realitetin, dhe nje foto nuk mund te zevendesoje nje perqafim, dy buze te pikturuara, nuk te falin nje puthje.
Nje loje qe na duket e embel si mjalti...na merr me vete si nje rere levizese, na shkaterron e lendon ngadale.
Bota e vertete na duket shume larg e nuk mbetet asgje tjeter vecse nje klik qe te na fuse na ate boten qe po na pelqen gjithnje e me shume...
 
Koha qe jetojme e ka bere boten e vertete jo të bukur, prandaj dhe njerezit po pelqejne gjithnje e me shume te hyjne ne boten tjeter...
Parashikoj se kjo gje sa do te vije e do te thellohet...
 
Ka njerez qe rrjetet sociale i perdorin per te gjetur puntore ose pune. Po flas per Linkedin , ndryshe nga filtrat aty e rendesishme eshte te plotesosh te dhenat tua te sakta dhe te besh kerkimet e duhura. Larg filtrave dhe peshkimit.
 
Perse jam ne facebook?!
Jam ne fejsbuk sepse kam nevoje per ju. Jam ketu sepse ju ma perkedhelni sedren dhe kjo me pelqen. Me ben te ndjehem mire. Jam ketu sepse me pelqen te perkedhelem here as here dhe shume prej jush e realizoni kete edhe atehere kur nuk e meritoj. Jam ne fejsbuk sepse kam nevoje t'u them te tjereve se une kam shume miq qe me duan ne koherat kur askush nuk do askend. Jam ne fejsbuk sepse here pas here kam nevoje te shes mend.
Jam ne fejsbuk sepse dua te tregoj se dukem bukur kur dal ne fotografi. Jam ne fejsbuk per t'u treguar atyre qe nuk me duan se mua nuk me plas fare per ju. Jam ne fejsbuk sepse me merr malli per ndonje mencuri te rralle qe bredh ketu ne kete rrjet me finese qe te mahnit. Jam ketu ne fejsbuk sepse u tregoj atyre qe duan te me bllokojne se une kam median time nepermjet te ciles komunikoj me njerezit. Jam ne fejsbuk per te folur, biseduar e komunikuar me njerez te cilet nuk me detyrohen dhe nuk u detyrohem asgje. Jam ne fejsbuk sepse kam nevoje te mburrem diku me mbeshtetjen qe me jepni ju. Jam ketu sepse me ndihmon shume dashuria qe marr prej ketu edhe pse nuk kam qene ndonje deficitar i madh dashurie ne jete. Jam ne fejsbuk sepse ketu mund te fsheh pjesen me te madhe te difekteve te mia. Jam ketu sepse eshte shume e veshtire qe ti te shohesh anen time te erret ketu. Jam ketu sepse mendohem gjate dhe shkruaj shkurt dhe ti mendon se une nuk flas budallalleqe kurre. Jam ne fejsbuk sepse me pelqejne disa fytyra te ndritura, te urta dhe te mencura ketu.
Jam ketu sepse mesoj prej kokemushkave dhe idealisteve qe nuk pushojne se luftuari me erresiren dhe nuk kane frike prej askujt. Jam ne fejsbuk sepse ne emer tuaj kercenoj shume kend. Jam ketu sepse pa ju do te isha me pak i fuqishem nga c'jam. Jam ketu sepse kerkoj qe te dyfishoj, dhjetefishoj apo njeqindfishoj numrin e njerezve qe i ben te lumtur dicka qe them une. Jam ketu sepse erresira dhe pylli ne te cilin jetojme ka nevoje per drite dhe ngrohtesi shume. Shume prej jush jeni pocat dhe energjia qe me ndihmon per te ndritur erresiren dhe per te ngrohur te ftohtin e saj. Jam ne fejsbuk sepse kam mall per shume prej jush edhe perse nuk i kam takuar kurre me pare. Jam ketu sepse me merr malli edhe per te poshtrit dhe po te mos i shihja ketu do te harroja se ekzistojne. Jam ne fejsbuk prej shtate vitesh dhe ta dini ju si kam hyre. Ashtu zvarre me moren dhe me futen ketu, kur tallesha me ata qe humbnin kohen ketu. Jam ne fejsbuk sepse i vetem kam frike ne mesin e erresires ne te cilen jetojme. Jam ne fejsbuk sepse me duhen arme te perballem me erresiren, dhe nuk ka arme me te forte dhe me te sofitikuar se ju. Jam ne fejsbuk dhe e harxhoj kohen me ju, sepse shpirti, mendja dhe qenia ime do te ishin nje qytet germadhe fantazmash qe nuk do ta vizitonte askush nese nuk do te komunikoja me ju.
Te gjitha keto cfare shkruaj nuk jane kurthi i radhes per me shume vemendje. As teoria qe thote se kali i mire e shton tagjine e vet. Jam ketu sepse koha nuk me ka kuptim pa njerezit dhe prej fillimit te botes e deri ne fundin e saj njerezimi do te vazhdoje te perserise, se pa njerezit koha do te ndalej edhe ne parajse. Askush te mos mendoje se ju me harxhoni kohen. Koha ime mban emrin tuaj dhe mbiemrin tim. E thene me qarte, pa ju une nuk do te mund te kisha nje identitet te plote. Mund te ndodhe qe mund te rrojme gjate, por mund edhe te ndodhe qe te mos gdhihemi neser. Nese nuk jemi me nje dite, tek fytyrat e te gjithe atyre qe u kam dhene kohen, gjendet nje pjese e identikitit tim. Nuk ka rendesi nese te gjitha keto qe mendoj une qendrojne apo jo. Rendesi ka qe une ndjej sipas asaj qe perceptoj!
K.Osmani
 
rrjetet sociale keq me to dhe keq pa to
 
Nuk i perdor kto instagrame,vec 1 add fbje mbaj :P
Cte bej jam e varur nga forumet :(.
 
Perdor me se shumti Linkedin per arsye pune. Jo se fb,insta nuk i perdor.
 
Duam s'duam jane bere pjese e perditshmerise ....
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back