- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,446
- Pëlqime
- 39,703
‘Tempulli’ Bernabeu, njihet si një stadium që nuk iu ofron komoditet lojtarëve të Barcelonës, shkak rivaliteti mes këtyre dy skuadrave.
Por, në një natë të paharruar të vitit 2005, Ronaldinho, ish futbollisti më i mirë i botës, ishte duartrokitur nga tifozët e Real Madridit, pas paraqitjes mbresëlënëse të tij.
“Unë jam krenar shumë për këtë. Kur ndodhi, nuk e pashë fare”, ka deklaruar Ronaldinho në një intervistë për ‘FourFourTwo’, teksa kujtonte atë ndeshje.
“Me sa di unë, kjo i kishte ndodhur vetëm Maradonas. Isha dy herë më shumë i impresionuar sepse heroi im e kishte përjetuar atë para meje. Kam folur me atë për këtë gjë”./Lajmi.net/