Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Roma-Bayern, finalja e Champions… nëse do kishte VAR!

centos

forumShqip
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 13, 2004
Mesazhe
43,054
Pëlqime
40,057
realiiii-600x338.jpg
Për të katërtën herë në pesë vitet e fundit, Reali i Madridit do të luajë në finalen e Champions League, ku mbrëmjen e kaluar mësoi se kundërshtari i tyre do të jetë Liverpool i Jurgen Klopp.

Por dy skuadrat finaliste të këtij edicioni do të shkojnë në finalen e Kievit mes shumë polemikave, për favorizim nga ana e arbitrave.

Në veçanti Reali, por edhe Liverpool nuk i shpëtoi aspak akuzave një natë më parë për penallti e karton të kuq të mos dhënë në favor të Romës.

“Ishte penallti. E preka topin me dorë, ishte 11-metërsh. Do të gënjeja po të thosha të kundërtën. Arbitri nuk e dalloi. Futbolli i tillë është. Nuk dëshiroj të flas për arbitrit, por ndonjëherë gabojnë në favor e herë të tjera kundër”, tha Marcelo pas ndeshjes së kthimit ndaj Bayernit për penalltinë e mohuar ndaj gjermanëve, e cila do të kishte kthyer totalisht rrjedhën e ndeshjes.

Por jo vetëm kaq, Bayern është penalizuar edhe në ndeshjen e parë në Gjermani dhe rastet ishin flagrante. Të gjithë ata, ndoshta edhe tifozët e Realit, ishin të bindur se gjermanëve u mohua një penallti në ndeshjen e parë, pasi e ripanë edhe njëherë përsëritje rastin. Nëse do të ishte VAR në këtë kompeticion, i cili është më i rëndësishmi në Europë, atëherë Real nuk do ta arrinte finalen e katërt në pesë vitet e fundit në Champions, por do të ishte Bayern në vendin e tyre.

Po ashtu, ndodhi edhe në gjysmëfinalen tjetër, ku Liverpool u kualifikua pas rezultatit të përgjithshëm 6-7.

“Në ‘Anfield’ pësuam një gol në pozicion jashtë loje, ndërsa sot mungojnë dy penallti për ne dhe një karton i kuq për kundërshtarin. Mendoj se Italia duhet të reagojë, pasi po i hanë hakun në Europë. është momenti për të diskutuar seriozisht futjen e VAR-it në Champions”, deklaroi Drejtori Sportiv i Romës, Mario Monchi menjëherë pas mbylljes së ndeshjes së dytë gjysmëfinale dhe jo patë drejtë.

Pasi ndeshja e parë u mbyll me rezultatin 5-2 për Liverpool, të gjithë menduan se çështja e kualifikimit kishte marrë fund, por italianët besuan deri në sekondën e fundit, por nuk gjetën një arbitrim të drejtë.

Nëse do të rishiheshin rastet, atëherë mund të themi pa hezitim se Romës iu mohuan dy penallti, të cilat mund të çonin italianët në finale, pasi në fund atyre iu desh vetëm një gol për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Në minutën e 49, Dzeko u nis në pozicion të rregullt dhe pësoi një faull nga portieri Karius, por gjyqtari në vend që të vërshëllente penallti, akordoi pozicion jashtë loje.

Akoma më i rëndë ishte rasti i minutës së 63′, kur El Sharaawi gjuajti në zonë dhe topi që po shkonte drejt rrjetës, u ndal me dorë nga Arnold, teksa pamjet konfirmuan qartë se kishim të bënim jo vetëm me 11-metërsh për Romën, por edhe me karton të kuq për mbrojtësin anglez.

E nëse në Champions do të ishte përdorur VAR këtë sezon, me siguri finalja nuk do të Real-Liverpool./tch
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back