Me një medalje të artë dhe një të argjendtë, Kosova renditet në vendin e parë nga turneu i xhudos që po mbahet në Tunizi.
Suksesi i Nora Gjakovës që fitoi medaljen e artë, dhe i Distria Krasniqit me të argjendtën, ka renditur Kosovën në vendin e parë.
Kosova ka lënë pas Francën, Ukrainën, Brazilin e Uzbekistanin që kanë fituar vetëm nga një medalje të artë./Lajmi.net/