Kryeministri Edi Rama është pyetur për skandalin e vjedhjes së të dhënave nga Partia Socialiste në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. Në një intervistë që tha në emisionin “Përballë” në RTSH, Rama pranoi se partia e tij ka vite që e ka ndërtuar një databazë me patronazhistë të shpërndarë në terren, por mohoi që ajo që ka publikuar lapsi.al të jetë e tij.
Po çfarë duhet të themi që me call centerat e Agron Shehajt e çmendi këtë milet me telefonata. Sot në zyrë, të gjithë njerëzit e zyrës sime ishin marrë në telefon për të disatën herë nga PD dhe kanë të gjithë databazën e telefonave. Të gjitha partitë bëjnë të njëjtën gjë kudo në botë.
Ne kemi prej shumë vitesh që punojmë me një sistem që quhet sistem patronazhimi dhe ka që para zgjedhjeve të 2009 që ne mbledhim të dhëna derë më derë, me blloqe të tëra dhe pastaj hidhen nëpër databaza.
Edhe e fundit, ai Exel-i që doli atje është shumë i prapambetur dhe shumë i epokës së vjetër për të qenë i PS-së” – u justifikua Rama. ©LAPSI.al