Vlora
Vlora është një
qytet bregdetar në jugperëndim të
Shqipërisë. Vlora është qyteti i dytë më i madh portual pas
Durrësit, me një popullsi prej 188.922 banorë (1 janar 2020). Ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në
Detin Adriatik dhe është qendra e
Bashkisë së Vlorës dhe
Qarkut të Vlorës. Është qyteti ku është shpallur Deklarata e Pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912. Themeluar në shekullin e VI p.e.s. me emrin Aulona dhe vazhdimisht i banuar për rreth 26 shekuj, Vlora është shtëpi për
Portin e Vlorës dhe
Universitetin e Vlorës si qyteti më i rëndësishëm ekonomik dhe kulturor i Shqipërisë jugperëndimore.
== Historia == nje here nje Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë
shek. VI p.e.s. Në
shek. IV rrethohet me mure guri të latuar.
Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më
1081 u pushtua nga normanët, më
1205 nga
Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më
1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë.
Gjeografi arab
Ibn Batuta e përmend në qindvjetin e Xtë si një ngulim të rëndësishëm. Gjatë dy luftërave të perandorit
Aleksi I Komneni kundër
Robert Guiskardit dhe Bohemondit, Vlora përmendet shpesh, ndërsa pas një përkatësie thuajse shtatëqindvjeçare bizantine, pushtohet nga
normanët që e qeverisën vetëm katër vjet
Sundimati i Vlorës
Sundimati i Vlorës dhe i qytetit, krahinës dhe kështjellës së Kaninës ishte pjesë e
Perandorisë Bizantine, i nënshtrohej pushtetit të një sebastokratori, që sipas
Eqrem bej Vlorës e kishte selinë në kalanë e
Ploç-
Sevasterit (pranë
Kudhësit), por në vitin 1205 ra nën pushtetin e
Despotatit të sapoformuar të Janinës. Më 1258 Vlora është ndër zotërimet që i kalojnë si pajë mbretit të Napolit, Manfredit të Hohenshtaufënve, pasi mori për grua Helenën e despotit Mihal II. Pasi vdiq Manfredi më 1266, kështjellari i Vlorës,
Jacques de Baligny, nuk ia dorëzoi kështjellën Anzhuinëve në mars 1272 dhe për sa qe gjallë mori prej Karlit I Anzhu „
castrum Canine, Caninian et Avelloman cum archondiis“. De Baligny ndejti vetëm për një vit pasi mori disa vende në krahinën e Beratit dhe Bazilikatës në Itali në këmbim të Kaninës dhe Vlorës. Nga viti 1315 deri në vitin 1320 u pushtua sërish prej bizantinëve dhe pushtetar i saj qe
sevastokrator Dhimitër Ganza
, të cilin e pasoi i biri, Nikolla. Më 1345 qyteti ra në sundimin serb, edhe vëllai i mbretit Aleksandër të Bullgarisë, Johan Azen Komneni, arriti të futej në Vlorë. Më 1357 Këshilli i Lartë i Senatit të
Venedikut i lejonte qytetarët e vet të zgjidheshin për kryetarë e nëpunës (
pro rectoribus et officialibus) në Vlorë dhe vende të tjera të despotatit (
locus Avalone et alia loca despotatus).Më 1372 Johan Azen Komnenin e dëbojnë Balshajt dhe
Muzakajt.
Kaloi në
shek. XIV nën sundimin e
Balshajve, por pas vdekjes së
Balshës II më 1385 në
betejën e Savrës, nuk mund ta mbanin më. Pas vdekjes së Balshës, vendin e pasoi e veja, Komita Muzaka-Komnena, e bija e despotit të Beratit dhe Vlorës. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, të mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj.
Gjatë sundimit osmane
Nga viti 1481 deri në vitin 1538 sanxhaku i Vlorës është mbajtur për një „Serhad sançagi“ dhe autoriteti i tij më i lartë si një „serhad bej“ (serhad = turq. kufi). Sanxhakbeu ishte komandant i trupave turke të sanxhakut, sidomos të zonës bregdetare midis Durrësit e Prevezës; sepse atë kohë, administrata civile e përfaqsuar nga kadiu, kishte një peshë shumë më të vogël dhe Vlora ishte nën urdhrat e marinës (të Kapidan-i Derga-it). Kur
Sulejmani i Madh, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri (1538), organizoi administratën civile, sanxhaku i Vlorës u vu nën varësinë e zyrës së vezirit të madh. Sanxhakbeu quhej tani përfaqsues i Sulltanit (mëkëmbës). Këtë post e kanë mbajtur dhe trashëguar thuajse pa ndërprerje (nga 1481 deri në 1828) jo vetëm „de jure“, por edhe „de facto“ nga
Vlorajt
Më
1531, kur sanxhakbej ish Kara Sinan Pashë Vlora, sipas
Çelebiut Sulltan Sulejmani i Madh urdhëroi që të ndërtohej kalaja e Vlorës në mes të gjirit të Vlorës dhe atij të Dukatit, mbi një hundë ranore. Struktura e fortesës ka qenë oktagonale me muret „njëzet kut të lartë dhe dhjetë kut të trashë“ dhe plot me topa në çdo kënd.Më 1685 Vlora u sulmua nga ana e detit, me këtë rast, hebrenjtë e këtij qyteti u tërhoqën dhe zunë vend në Berat.
Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin
1963. Në vitin
1997, KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin
2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar. Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe
Xhamia e Muradies 1542. Në
shek. XVII-
XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me
1812.
Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me
28 nëntor 1912 këtu Kuvendi Kombëtar shpall Pavarësinë në Sarajet e
Vlorajve dhe formoi qeverinë me
Ismail Qemal Bej Vlorën në krye. Por në dhjetor
1914 u pushtua nga italianët. Më
1920 u krijua komiteti „Mbrojtja Kombëtare“, i cili organizoi forcat që morën pjesë ne
Lufta e Vlorës dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më
2 shtator 1920. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më
30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e qershorit
1924. Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më
15 tetor 1944. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër duke arritur 72.000 banore në
1989.
Në
1997, Vlora ishte qendra e demonstratave popullore kundër firmave piramidale (Ponzi scheme), gjë që solli dhe rënien e qeverisë.
Sot, Vlora është një qendër e rëndësishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar.
Politika
Në zgjedhjet lokale në qershor të 2015 Dritan Leli u zgjodh ne postin e Kryetarit te Bashkisë. Ndërsa nga 2003-2015
Shpëtim Gjika ka qenë në këte rol.
Ekonomia
Vlora është një qendër e rëndësishme tregtare dhe detare në
Shqipëri. E zhvilluar është industria e peshkimit. Vlora prodhon naftë, gaz natyror, bitum dhe kripë. E zhvilluar në qytet është industria e manifakturës tekstile si dhe ajo e ndërtimit.
Vitet e fundit ka pasur një zhvillim të madh turizmi,per shkak te bukurive natyrore duke u shoqëruar ky zhvillim me ndërtimin e shumë hoteleve, restoranteve, plazheve.
Transporti
Porti i Vlorës
Transporti rrugor
Vlora ndodhet rreth 135 km larg
Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ndërkohë që vetëm 72 milje e ndajnë nga Italia. Drejt këtyre dy pikave udhëtojnë autobusë e mjete të shumta, që mundësojnë transportin e njerëzve.
Transporti hekurudhor
Trena pasagjerësh të
Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e
Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në
Pogradec dhe për në
Shkodër. Gjendja e tanishme bën që hekurudhat praktikisht mos të përdoren pothuajse fare.
Transporti detar
Vlorën e ndajnë vetëm 72 km nga
Italia. Çdo ditë nisen tragete për në
Brindisi, Otranto.
Transporti ajror
Në Vlorë ndodhet dhe aeroporti ushtarak, tashme jashtë përdorimi.
Klima
Klima e Vlorës është tipike mesdhetare me një dimër te lagësht e te ngrohte dhe me një vere te nxehte e cila arrin deri ne 40 grade
Sporti
Shiko edhe:
FK Flamurtari
Qytetaret e Vlorës pëlqejnë një llojshmëri sportesh. Me popullori midis tyre është futbolli. Vlora ka dy ekipe profesionale: KS Flamurtari dhe Vlora City FC. Flamurtari luan aktualisht në superligën ndërsa Vlora City ne kategorinë e dyte. Sporte te tjera qe luhen janë: volejboll, basketboll, hendboll, atletike,notim si dhe sportin e ciklizmit ku jan stervitur dhe po sterviten plot talente te rinj .Vlonjatet në realitet pëlqejnë sportet ekstreme.