Njerez jemi. Normal qe do qajm, do qeshim, do gzohena, do merzitena, do lendohena, do xhelojm, do na ngeli hatri, do bohemi me nerva... Do jetojm. Do i perjetojm te gjitha emocionet.
Personalisht nuk esht aspak e thjesht te me bej me nerva nje person per te cilin sme rruhet. Ne fazen time emocionale mund te arrijne te ndikojne vetem ata persona te cilet jan te rendesishem per mua. Te tjeret, jo. Pershembull, me dashnoret e rradhes ndodh qe ne nje menyr apo tjetren do te testojn, apo do perpiqe me pa se ku e ke limitin. Ne pergjithesi ja DHl embel aty ne moment dhe me mrapa jam totalisht menegrego. Injorim total. As qe e kam rrujt fare per ate person.
Ama, nese esht dikush i rendesishem per mua, me te cilen pretendoj te kaloj jeten, jam totalisht ndryshe. Nga ai person do prisja te kisha lidhje te fort ne nivel emocional. Ai presion pres tme njofi, tme kuptoj, tme ndjej me shum se cdo kush tjeter. Nuk me vjen natyrshem te jem menegrego me ate person kur me merzit. Sigurisht do kisha reagime. Dhe reagime te forta. Si natyr jam shum gjaknxet. Impulsiv. Me ate person mund te karamohem. Mund te bohena copash. Mund te thy gjith shpin. Mund te presesh cdo lloj cmendurie. Kur me errsohet ekrani dhe jam me nerva, ska mo reagime logjike. Nervat veshtir se me hypin, por kur me hypin eshte konsumu logjika. Nuk ka aty jo po shiko, jo po degjo, jo po e kishe fajin ti, jo po e kisha fajin un. Kto jan muabete qe bohen kur je i qet. Kur jom me nerva mos mgrric fare. Mor po fare, fare. Thjesh myll gojen dhe mos ta nigjoj mo zonin. Kaq. Nese pastaj ajo eshte aq budallaqe saqe duke njoft natyren time nuk arrin ta kuptoj kte gjo, dhe do akoma tme provokoj, do perfundote keq situata.