Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pyetje - Përgjigje

Do jem gjithe jeten beqo 😛

E ke ndare mendjen do ta marresh Shkupin??
 
Aty ku gjendemi duhet zbulojmë se çfarë na përshtatet më se shumti

Si ishte dita për ju sot?
 
Edhe unë nuk festoj festa.
Njerëzit me të cilët festoj janë çastet e bukura të së përditshmes dhe jo thjesht me ca urime në raste të rralla.

Çfarë urimi do i bëje vetes ?
 
I uroj paqe në zemër, gëzim në shpirt dhe guximin për të ecur përpara me besim dhe shpresë, çdo ditë më shumë

Çfarë do të bëje nëse do të kishe mundësinë të filloje nga e para?
 
Nuk ka shumë gjëra për të cilat jam pishman, por do më pëlqente të studjoja për informatikë sepse teknologjia më pasionon gjithashtu.

Po ti çfarë do të bëje ndryshe ?
 
Mendoj se do kisha dashur të kem një profesion tjetër nga ai që kam

Cila është gjëja më e çmuar që ke mësuar nga gabimet që ke bërë?
 
Që të mos lë rrjedhën e njerëzve me vulgaritetin e tyre që të më marrë me vete.
Të qëndroj në themelet e besimit tim në Zot, larg nga natyra mëkatare.

Po ti çfarë ke marrë nga gabimet e së kaluarës ?
 
Më ka mësuar të jem më e duruar, më e vëmendshme dhe të mos i lejoj emocionet të më udhëzojnë në çdo vendim

Cilat janë disa nga vlerat më të rëndësishme për ty që do të donit t’i kalonit te brezi tjetër?
 
Po do të doja t'i mësoja traditën e krishterë, respektin për veten dhe për të tjerët, do të doja t'i mësoja që të bëheshin të përgjegjshëm dhe që të njihnin virtytet e jetës.

Po ti çfarë do të jepje si përvojë tënden ?
 
Do të ndaja rëndësinë e të qëndruarit i/e sinqertë me veten dhe të tjerët, të pranojë jo vetëm sukseset por edhe dështimet dhe se çdo moment i kaluar me njerëz të dashur është një dhuratë që nuk duhet nënvlerësuar

Cili është libri ose filmi që të ka ndikuar më shumë në jetën tënde?
 
Do të ndaja rëndësinë e të qëndruarit i/e sinqertë me veten dhe të tjerët, të pranojë jo vetëm sukseset por edhe dështimet dhe se çdo moment i kaluar me njerëz të dashur është një dhuratë që nuk duhet nënvlerësuar

Cili është libri ose filmi që të ka ndikuar më shumë në jetën tënde?
Libër letrar: Të mjerët , e kam lexuar rreth 25 vite më parë dhe e kam mbaruar mes lotësh. Kam jetuar përmes Zhan Valzhanit dhe Mariusit e Kozetës. Besoj që Hygoi është shkrimtari më i madh dhe pas tij Balzaku.

Film që më ka bërë më shumë përshtypje ka qenë seria Oktapodi , La Piovra, ngaqë është shumë realiste, me ngjarje të ndodhura vërtetë dhe përshkruan shumë bukur konfliktin mes pushteteve, mafias shtetit si dhe problemet familjare, problemet e zemrës. Besoj të gjithë kanë rënë në dashuri me personazhet e atij Seriali.

Po ti cilin libër do të mbaje mend apo film ?
 
Mon nom est Maximus Desimus Meridius, commandant en chef des armées du nord, général des légions Félix, fidèle serviteur du vrai empereur Marc Aurel. Père d'un fils assassiné, époux d'une femme assassiné, et j'aurais ma vengeance dans cette vie ou dans l'autre.

Emri im është Maximus Desimus Meridius, komandant i përgjithshëm i ushtrive veriore, gjeneral i legjioneve të Feliksit, shërbëtor besnik i perandorit të vërtetë Marcus Aurel. Babai i një djali të vrarë, bashkëshorti i një gruaje të vrarë dhe unë do të hakmerrem në këtë jetë apo në tjetrën.

Ky eshte filmi t'cilin do e shikoj se paku 2 here ne vite.

Libri i fundit ?
 
Azem Shkreli

Poezia

NË VEND TË PËRSHËNDETJES

Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal.
Dhe, dije mirë, kurrë më një e një nuk bëjn’ një si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri.

Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde hiqe zvarrë rrugëve si gjënë e ndyrë.
Mos u kthe pas.
Mos i harro sytë e përlotur në shtekballin tim.
Mos thuaj lamtumirë.
Asgjë mos thuaj.
Merri me vete gjurmët nëpër të cilat erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.
Shko dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time.
Bëhu shkrepëtirë e fikur n’ylberin e shkrimit tim.
Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim yjet si fluturat e ua ngjisnim nganjë emër mos ta harrojmë emrin tonë.
Shko, merri me vete edhe rrugët, të mos kthehesh kurrë në vesën e lotit të rrejshëm, gërmadhat e kujtimit t’i rrëzosh.

Shko, mbyllu në do kështjella të largëta harrimi, ku s’të zgjojnë më këmbonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur buza buzën e han n’pikllim, që mëkatin s’e lan, që s’mundet ta shpojë Gurin e rëndë, gurin e ftohtë të ndarjes.
Shko, më mirë dhe hesht. Mos u kthe mbas.
Mos i harro sytë e përlotur n’shtekballin tim.
Mos thuaj lamtumirë.
E kur t’shkojsh larg, më larg se prej blerimi n’blerim,
E kur t’shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër,
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim, fshihu prej vetes,
Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde dhe mos qaj.
Shko se tmerrshëm po lodrojnë sonte n’mua rrëket e gjakut të ndezur.

Aktori i Preferuar ?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back