Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pyetje: nga miqesia ne interes romantik

Barnaba

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nëntor 4, 2018
Mesazhe
1,523
Pëlqime
1,673
Ndodh qe gjate nje miqesie te mirefillte midis nje mashkulli dhe nje femre zhvillohen edhe ndjenja romantike.

A do e rrezikonit miqesine nese ndjenjat romantike behen vertet te forta?

Pergjigja ime eshte 'po'. Miqesia e perhershme me nje person per te cilen ke ndjenja romantike eshte shume e veshtire. Gjithashtu, ndjenjat heret a vone behen te kuptueshme dhe kur njeri apo tjetri jane ne lidhje ndjenjat edhe mund te shkaktojn probleme. Nje shikim i zgjatur, nje reagim emocional me pasion, etj. dhe ato behen transparente. Me mire eshte te distancohesh totalisht nga nje miqesi e atille se sa te vazhdosh. Natyrisht, sa me e fort miqesia aq me e veshtire shkeputja sepse askush nuk deshiron te lendoj nje mik/mikesh te vertet.

S'po ju pyes rreth menyres se si do e benit, sepse ajo eshte shume personale.

Jepni mendimet tuaja.
 
Kshu i bien qe te thyesh kodin e miqesise/shoqerise ... e ne te ardhmen mund ti humbasesh qe te dyja ... kshuqe jo per mua .
 
Sipas analizes dhe studimeve, kur te dy partneret jane cift te lumtur vijne nga miqesia e tyre. Pra kane qene si shoke, si miqte dhe perfunduan ne martese. Kjo s'do te thote qe s'duhet te thyejme rregullat e miqesise. Si mund te njohesh nje person para se te lidhesh? Vetem me nje shikim? Nahh. Duhet kohe. Per te pasur nje lidhje sa me te gjate, fillo nga shoqeria, se keshtu e njeh partnerin :)
 
Sipas analizes dhe studimeve, kur te dy partneret jane cift te lumtur vijne nga miqesia e tyre. Pra kane qene si shoke, si miqte dhe perfunduan ne martese. Kjo s'do te thote qe s'duhet te thyejme rregullat e miqesise. Si mund te njohesh nje person para se te lidhesh? Vetem me nje shikim? Nahh. Duhet kohe. Per te pasur nje lidhje sa me te gjate, fillo nga shoqeria, se keshtu e njeh partnerin :)
Bravo....ulu 4 ???
 
@Dibrani c’fare do te thote miqesi per njerin , nuk do te thote per tjetrin ... ashtu sic ti ke nje shok/mik pshm dhe te ngacmon nje te afermen tende .... a i bien qe te thyeje kodin e miqesise k’tu apo Jo?
 
Kam lexuar diku që dashuritë më të bukura nisin nga miqësia.
Sesi më duket të lidhesh me dikë kur deri dje ii tregonit gjithshka njëri,tjetrit.
Do preferoja të mbeteshim vetëm miq,pasi me siguri do dështoja në një lidhje të tillë.
 
@Zana natyrisht qe mund t'i humbasesh te dyja. Ndonjehere nuk eshte llogari perfitimesh. Eshte edhe deshira per te shpetuar nga situata e pakendshme.

Imagjino sikur ne te dy te ishim miq shume te mire. E ndihmonim njeri tjetrin ne ditet me te veshtira. Edhe kur njeri nga ne nuk eshte i merzitur, thjesht ne gjendje neutrale, tjetri instiktivisht perpiqet te te bej qe buzeqeshja te shkoj nga veshi ne vesh. Dinamika - me 'banter' dhe 'teasing' - eshte e atille sa vezhguesit mendojn se jemi cift.

Por vjen nje dite qe dinamika ndryshon; une nuk te ngacmoj me per parfumin qe ti perdor sepse perqafimi i fundit me c'orientoi, me hipnotizoi, m'i rrembeu mendimet. Perqafimeve filloj t'u shmangem kurdohere qe mundem sepse e urrej se sa mire me ben te ndihem kur trupi tend mbeshtetet fort te une. Ndonjehere kur ti je duke me thene dicka shikimi im shkon te buzet e tua dhe zemra rreh fort sikur do te me thyej brinjet; humbas vemendjen dhe harroj se cfar po thua. Edhe kur te shikoj ne sy dhe jo te buzet nuk eshte aspak me e lehte. Shikoj te ato kombinimin e qenies qe eshte 95% hyjnore dhe 5% dobesi, por dobesi qe do e beja misionin tim t'i mbroja nga egersia e jetes. Shpesh krijoj pretekste pse duhet te largohem kur mendime te tilla me vijn ne mendje. Ndoshta ti ke vene re dicka, por te garantoj qe nuk ke idene se cfar i ben trupit tend imagjinata ime ne endrra...

As ti nuk je aq mikesh platonike... Kur me pe nje here duke hequr bluzen dhe nje pjese e trupit u zbulua aksidentalisht, ti u skuqe ne fytyre, u hutove per disa sekonda dhe mezi lidhje fjalet kur fillove te flisje.

Ti ke te dashur, dhe situata eshte komplekse. Por si mund te qendroj une ne nje situate te atille, ku prezenca jote eshte si tortur per mua? Ndaj ne nje menyre ose tjetren, duhet te distancohem pergjithmon. Ti do me falje per kete tradheti qe do i beja miqesise sone?
 
Editimi i fundit:
@ANGELIQUE loja midis ne te dy eshte duke i bere 'dislike' cdo komenti te njeri tjetrit, jo duke reaguar me qeshje... Mos i thyej rregullat... ?
 
@Barnaba kush te tha se po luaj lojë ?
Ne dislike ty po te ndihmon edhe shoku jot nk vlen ?

Tema: miqesia rrezikohet ne ato caste kur fillojn ndjenjat per miq me benefits ?...
 
@Barnaba , ti po flet si ato martesat sot ... hajt ta provojme , nese nuk ecen i fusim divorc . ??

Ps .. personalisht shoqerine/miqesine e kam stritcly miqesi , dhe prandaj per k’te arsye ndihem edhe rehat dhe i konsideroj si te tille . Tani une nuk jam kundra atyre qe mund te ju ndodhi , por fakti qe e afron dike si mik/e dhe perfundoni bashke ne krevat , per mendimin Tim pas k’saj miqesia eshte prishur dhe tashme gjerat ngelin varur si ne mes te c’do lloj cifti tjeter ... ku vete personalisht e di pak a shume qe gjerat do te komplikohen mes nesh .

Me kujtove rastin e nje shoku ne shoqeri , ku e dashura e shokut te tij te ngushte i kishte kerkuar qe te kryeje marredhenie me te , dhe ky ja kishte kthyer —- ti je femra qe mund te enderroje c’do mashkull ne krevat ...por kurre nuk ja bej dot k’te shokut Tim te ngushte... fundja fundit une mund te fle me C’do femer tjeter , ama shokun nuk mund ta gjej me . E refuzoi cupen e huaj , pas ca muajsh edhe kjo u Nda nga shoku i tij dhe shoqeria e paster ngelet shoqeri pavaresisht se kush shkon e vjen .

Shume njerez sot ne pergjithesi po perfitojne nga raste te tilla , dhe si perfundim i prishin te dyja lidhjet, gje qe ne nje rruge te gjate ndikon edhe ne shoqerine sociale dhe komplikon Gjerat ne pergjithesi .
 
@Zana me duket se e ke interpretuar kendeveshtrimin tim sikur une po i fusja shkelmin miqesise thjesht per s.eks. Ne ate aspekt nuk ndryshojn aq shume femrat nga njera tjetra... eshte embelsia e karakterit qe te ben te bjesh ne dashuri dhe jo akti mekanik i s.eksit.

Une s'do shkruaj se cfar bera une, dhe se si reagoi shoqja. Por po them vetem kaq: pas disa vitesh pati perseri nje kontakt te kufizuar midis nesh dhe u cudita se si shoqja reagoi me te njejten ngrohtesi qe kishim kur miqesia jone ishte ne kulmin e afrimitetit, dhe e shprehu gezimin me fjale qe me shtangen.

Edhe dicka tjeter. Shoqja e di shume mire se sa une e vleresoj miqesine tone. Por duke e thene kete, une nuk mund te qendroj peng i nje situate aq te sikletshme. E doja fort edhe si mikeshe, por dua edhe veten time...
 
Editimi i fundit:
@Barnaba , une nuk po te paragjykoj ty .. ama nderkohe mendoj qe nuk po tregohesh edhe taman i sinqerte .

Le ti veme ne k’te forme qe te kuptohemi me mire ... nese nuk do te kishte rruge tjeter per te dalur jashte k’saj situate ... a do te ja vlente ?!

Pra nese martesa nuk do te kishte divorc dhe miqesia ne raste te tilla te perfundonte me c’do kusht ne martese ... sa njerez do te preferonin , qe mos te ju afrohen fare k’tyre rasteve ???
 
Une nuk i ve barriera zemres dhe ... keshtuqe c'te keqe ka. ;)
 
Kam menduar se shoqeria mund te egzistonte dhe gjithmone e kisha kumdershtuar forte si fakt qe te ndodhte dicka mes dy miqve te mire.Nese ke aq marrdhenie te mire,e njeh njeri tjetrin deri ne detaj me cdo mendim dhe veprim,cte keqe ka ta shohesh si shok jete?!Por gjithmone ne rastin qe e vlereson per cdo gje te tijen.Ne rast se ndodh nje krisje dhe dikush shpreh ndjenjat,nuk eshte mekat,nese se sheh dot per me tej ,zgjidh nje rruge qe mos ta shohesh me sepse asgje nuk kthehet si me pare.
 
Nji ndjenje qe lind ne nji romance ne lidhje. Eshte romantike
Ndersa nji ndjenje qe lind nga nji miqesi e ngushte eshte fisnike.romantike = UNIKE
partneret e njohin njeri tjetrim me rrenke e dhemballe
 
Nese ndjenjat bahen vertet te forta po, do e rrezikoja sepse tek e fundit ajo miqesi do vazhdoj te zbehet dita dites pa shpjegim dhe s’do ja falja vetes nese do vinte dita qe edhe ajo t’mos ma falte. Do ja shprehja ndjenjat dhe dashurine time se ska lezet une me vujt e ajo as mos me dit ? ? kur t’kapllojn ndjenjat asht mir me i shpreh se as shoqria sdo jet ma e paster se nje dashuri e till ?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back