- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,446
- Pëlqime
- 39,703
Kjo ndeshje ka sjellë në pah një tjetër vendim të diskutueshëm të gjyqtarit të finales së vitit 1960 në Ligën e Kampionëve, ku Real Madrid kishte mposhtur gjermanët e Eintracht Frankfurtit.
Real Madrid ka kaluar në gjysmëfinale, ku do të përballet me Bayern Munich në ndeshjet që luhen në fund të prillit dhe në fillim të majit.
Kualifikimi deri në këtë fazë, vazhdon të mbetet një çështje e hapur, shkas një vendim i gjyqtarit Michael Oliver, i cili akordoi penallti për Realin në minutën e fundit të ndeshjes, ndeshje të cilën po e fitonte Juventusi 0-3 dhe ishte rrugës të siguronte vazhdimet dy herë nga 15 minuta.
Ky vendim bëri që tifozët të rikthehen në kohë për 58 vite për të treguar një video ku gjyqtari ndihmonte skuadrën e atëhershme të Real Madridit.
Bëhej fjalë për finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1960, ku Real Madrid mposhti 7:3 Eintracht Frankfurtin, për të fituar titullin e pestë të kësaj gare.
Francisco “Paco” Gentos në atë ndeshje i merret topi pastër në zonë, por gjyqtari skocez mendon ndryshe dhe i dhuron penaltinë Realit, që ekzekutohet nga legjenda Ferenc Puskas.
Kanali zyrtar i Real Madridit në Youtube videon përmbledhëse të kësaj finale e titullin “Kështu Real Madrid fitoi Kupën e pestë të Evropës”, ku janë evidentuar rastet e ndeshjes dhe golat, por në këtë video nuk është përfshi mënyra se si u dha kjo penallti, dhe kjo duket se nuk është e rastësishme./Lajmi.net/