Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pse gjykojmë më shpejt se sa kuptojmë?

Mignonne

S.E.N.T.??
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gusht 8, 2020
Mesazhe
63,430
Pëlqime
36,446
A është natyra njerëzore ajo që na shtyn të japim mendime të shpejta, apo kemi humbur aftësinë për të ndalur dhe për të dëgjuar me zemër? Ndoshta sepse është më e lehtë të gjykojmë nga jashtë sesa të përpiqemi të kuptojmë botën e brendshme të dikujt. Por sa herë kemi gabuar dhe jemi penduar? A duhet të ndryshojmë mënyrën si i qasemi njerëzve, dhe a është koha të mësojmë të kuptojmë para se të gjykojmë?
 
Sepse truri funksionon ne forma te ndryshme. Dikush gjykon pa u perpjekur per ta kuptuar situaten mire, pra bazohet ne emocione ne ca raste. Njerezit e tille gjykojne me shpejte se sa qe kuptojne.
Dikush tjeter perpiqet ta kuptoje situaten, fut logjken ne funksion. Mendoj se kur gjykojme shpejt, gjykojme ngase truri eshte i projektum per efikasitet, jo gjithmone per saktesi. Kuptimi i thelle kerkon kohe dhe perpjekje, por eshte i domosdoshem per vendime me t'mira.
 
A është natyra njerëzore ajo që na shtyn të japim mendime të shpejta, apo kemi humbur aftësinë për të ndalur dhe për të dëgjuar me zemër? Ndoshta sepse është më e lehtë të gjykojmë nga jashtë sesa të përpiqemi të kuptojmë botën e brendshme të dikujt. Por sa herë kemi gabuar dhe jemi penduar? A duhet të ndryshojmë mënyrën si i qasemi njerëzve, dhe a është koha të mësojmë të kuptojmë para se të gjykojmë?
Obobo sa më lodh mua ky gabim që bëhet nga njerëzit sot. Është e modës të thuhet mos gjyko e mos gjyko.
Ne nuk jemi gjyqtarë që të gjykojmë shpirtrat e njerëzve se ku shkojnë, në ferr a në parajsë por ama kemi legjitimitetin të gjykojmë çështjet tona dhe mënyrën si e shohim botën.

Sa për shpejtësinë e gjykimit, sigurisht që gjykimi duhet të jetë i shtruar dhe me qetësi, nuk duhet gjykuar derisa të kesh një pamje të qartë, të gjitha faktet, deri atëherë duhet të jesh i tërhequr, por nëse gjykoj një situatë tek të tjerët, apo sjelljen e tyre është vetëm për të ndihmuar dhe nëse pranohet si ndihmë. Si opinion më shumë, e jo për të dëmtuar dikë, se jeta e dikujt tjetër nuk më takon të ndërhyj nëse nuk më ka cënuar mua.

Pra gjykimi është të dallosh të mirën nga e keqja dhe padyshim duhet patur për atë që të përket, është tepër i vlefshëm për jetën tënde dhe çdokush që ju thotë se nuk duhet gjykuar po ju thotë që duhet të jeni të pamend për të mos hetuar, për të mos kuptuar, për të mos nxjerrë një përfundim.

Na lini të gjykojmë çdo gjë që na përket personalisht, kurse për jetët e të tjerëve le të bëjnë si të duan sepse është jeta e tyre e nuk na përket, shpesh nuk jemi as në gjendje të kuptojmë gjithçka apo të dijmë gjithçka e ndaj mund të gabohemi por secili mund të gjykojë më mirë për veten e nëse nuk e bën, do i kenë pasojat nëse nuk gjykojnë drejt vetë ata.

Pra gjykimi është i vlefshëm vetëm nëse gjykohet drejt, pa anësi e pa përfitim personal por duke ndjekur drejtësinë, madje edhe kur ai gjykim del kundër vetes.

Unë gjykoj sipas normave morale dhe parimeve të krishtera, mundohem të jem sa më mirëkuptues dhe i butë, besoj deri në ekstremet e mia, besoj tek e mira e shpirtërave njerëzorë dhe inkurajoj veç ndershmërinë dhe përkushtimin më absolut ndaj të mirës.

Unë mendoj se ngatërrohet fjala dënim me fjalën gjykim.

Njeriu ka të drejtë të gjykojë ç'është e mirë e ç'është e keqe, e duhet patjetër të gjykojë por nuk ka të drejtë të dënojë dhe unë gjithmonë do e përdor gjykimin ndaj vetes por jo dënimin.

Gjykim do të thotë dallim i të mirës e të keqes, dënim do të thotë ndëshkim.
 
Editimi i fundit:

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back