Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pse besojmë (ende) tek dukuritë paranormale dhe fantazmat?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Pse besojmë (ende) tek dukuritë paranormale dhe fantazmat?​


F1C2DDDE-3397-40C0-B751-04311F7E520C-1536x832.jpeg

Në rast se shumë njerëz besojnë ende tek e mbinatyrshmja dhe ndoshta edhe tek fantazmat, i gjithë faji për këtë është i të menduarit tonë të vjetër. Kështu pohon psikologu KristoferFrenç i Universitetit Goldsmiths në Londër.

Sipas teorisë së tij, mijëvjeçarët e evolucionit e kanë “farkëtuar” trurin në një mënyrë të tillë, që ai ta konsiderojë të besueshëm edhe shpirtrat dhe tavolinat që ngrihen në ajër vetë, vetëm për t’i dhënë një shpjegim asaj që ai sheh.
Në fakt ne jemi të aftë për dy lloje të menduari, atë reaktiv për të marrë vendime aty për aty dhe atë të arsyetuar, që kërkon kohë. Për aq sa mund ta konsiderojmë veten qenie racionale, metoda jonë e preferuar është e para, sepse është ajo që na ka lejuar të mbijetojmë si specie.

Hijet dhe zhurmat
Nëse një njeri primitiv dëgjonte një shushurimë pas shkurreve, hipoteza se ishte një kërcënim dhe reagimi ndaj tij mund të ishte edhe e gabuar. Por nëse do të mendonte se ajo shkaktohej nga era, kjo mund të nënkuptonte me gjasë edhe rënien pre e një grabitqari.
Prandaj është më mirë të besosh tek diçka që nuk ekziston, edhe me rrezikun e të pasuritgabim. Kësaj i shtohet tendenca për të parë lidhjet mes gjërave edhe nëse ato nuk ekzistojnë, për shkak të nevojës krejtësisht njerëzore për të gjetur gjithmonë shkakun për atë që po ndodh, pra predispozitën për të parë fytyrat ose objektet tek gjëra të ndryshme (si për shembull kafshët tek forma e reve në qiell).

Rezultati është se kur nuk duket të ketë një arsye logjike për diçka që shohim apo dëgjojmë, nga një hije në mur deri tek një zhurmë në papafingo, madje për ta gjetur atë ne jemi të gatshëm të besojmë tek dukuritë paranormale. / Focus – Bota.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.