Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Policia me informacion zyrtar për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier....

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,906

“I mituri doli nga shtëpia në orën 08:00”/ Policia me informacion zyrtar për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier: Çalamani e ka vrarë fëmijën me kazmë, ja çfarë i gjetëm në shtëpi​

Vrasja E 8 Vjecarit Ne Fier Vrasesi Klodian Calamani

lg.php


Policia e Fierit ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Grecalli të Fierit një natë më parë, ku 8-vjeçari Mateo Vasia, u vra nga komshiu i tij, Klodian Çalamënin.

Burime zyrtare të policisë, bëjnë me dije, se sipas dëshmisë së nënës, vogëlushi kishte dalë nga shtëpia në orën 08:00, e nuk ishte kthyer më në banesë. E shqetësuar, nëna e të miturit, shtetasja F. V., ka telefonuar Sallën Operative të policisë dhe ka treguar për rastin. Ndërsa rreth një orë më pas, ajo ka bërë kallëzimin për humbjen e djalit. Menjëherë pas kësaj, uniformat blu kanë nisur kërkimet. Nga provat që ata kishin, kanë shkuar për kontroll në banesën e shtetasit Klodian Çalamani dhe pas kërkimeve, kanë gjetur trupin e jetë të fëmijës të mbuluar në baltë në oborr.
Autoritetet kanë gjetur më pas dhe kanë arrestuar Çalamanin, i cili ka pranuar krimin. Ai dyshohet se e ka varë fëmijën me kazmë, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një lopatë, biçikletë dhe rroba të vrasësit, të cilat janë dërguar në laborator. Mbi 38-vjeçarin rëndon vepra penale “Vrasja në rrethana cilësuese, ndaj të miturit”. Ndërkohë nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:
lg.php

Fier/Informacion përfundimtar
Ditën e djeshme, rreth orës 14:40, jemi njoftuar me telefonatë në Sallën Operative, nga shtetasja F. V., se djali i saj i mitur i vitlindjes 2013, kishte dalë që në orën 08:00 nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Më pas, rreth orës 15:30, kjo shtetase është paraqitur për të bërë kallëzim për humbjen e djalit të saj.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nëpërmjet telefonatës që ka bërë kjo shtetase janë organizuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, për kërkimin dhe gjetjen e djalit të mitur. Duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, shërbimet kanë marrë informacion, kanë punuar për grumbullimin dhe administrimin e provave dhe si rezultat kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, pas kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit Klodian Çalamani, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë në oborrin e banesës së këtij shtetasi.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Shtetasi Klodian Çalamani dyshohet se e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Çalamani, 38 vjeç, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, ndaj të miturit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

(BalkanWeb)
 
Kam gjith diten qe perpiqem ta shmang keto lajme!
Nuk mund ta koncepton dot kete qe i ka ndodhur atij femije !
Ndihem shume i dobet e i pa fuqishem qe te bej ndonje gje.
nuk dua e nuk mund te flas me shume per ca ka ndodhur !
 
Per mendimin tim,duhet te dali ligji me vdekje per keta funderrinat,shkatrruan jeten e nje krijese te pafajshme dhe zemren e nje nene
 
Nuk kam fjalë.
Duhet të rikthehet dënimi me vdekje për këta lloj monstrash.
S'di nga të vjen e keqja më parë sot ?
Per mendimin tim,duhet te dali ligji me vdekje per keta funderrinat,shkatrruan jeten e nje krijese te pafajshme dhe zemren e nje nene
Jam ndakort per denimin me vdekjo por te paret qe duhet te denohen me vdekje jan ato perkuror e gjykates qe e kan lene te lire qe heren e pare!
Mos pasja e njerezve te afte ne sistemin tone gjyqesor con ne krime te tilla !
 
Jam ndakort per denimin me vdekjo por te paret qe duhet te denohen me vdekje jan ato perkuror e gjykates qe e kan lene te lire qe heren e pare!
Mos pasja e njerezve te afte ne sistemin tone gjyqesor con ne krime te tilla !
E drejtë
 
Jam ndakort per denimin me vdekjo por te paret qe duhet te denohen me vdekje jan ato perkuror e gjykates qe e kan lene te lire qe heren e pare!
Mos pasja e njerezve te afte ne sistemin tone gjyqesor con ne krime te tilla !
Po te kesh si prokuror qe sdin sa bejn 2+2 ca pret,shqiperia ka mbaruar dhe me vjen shume keq per brezin tim
 
Jam ndakort per denimin me vdekjo por te paret qe duhet te denohen me vdekje jan ato perkuror e gjykates qe e kan lene te lire qe heren e pare!
Mos pasja e njerezve te afte ne sistemin tone gjyqesor con ne krime te tilla !
Sa here do flitet per nai denim do denojm denuesit.

Ky eshte moster nuk i bo dermon me vdek ? e di un qa do ky prz??
 
Ngushellime familjes se djalit.
Nuk gjenden fjalet e duhura per keto raste gjithmon ka nje arsye te hidhur dhe nje perfundim tragjike si ne kete rast,nese personi ka pasur probleme te shendetit mendor faji eshte gjithmon i institucioneve shteterore te cilat gjithe kohes ceshtjet i peshojn ne baze te zarfeve qe marin dhe nese nuk marin gje rezultatet mbeten mbi njerzit e pafajshem.
 
E tmerrshme !
Ky rast dhe ai i 6 vjecares qe e kishte perdhunuar babai I saj!
Une nk e di dmth... si vej dot emer kti lloj degradimi te kesaj shoqerie!!
 
E tmerrshme !
Ky rast dhe ai i 6 vjecares qe e kishte perdhunuar babai I saj!
Une nk e di dmth... si vej dot emer kti lloj degradimi te kesaj shoqerie!!
dhe nje tj qe sapo e DHA jasht shtetivpo nga babi shqiptar
 
Jam i shokuar per kete ngjarje ngushullime familjes dhe sa per ate kafsh se njeri nuk munde te quhet jam i sigurt se do kaloje bukur ne burk .
 
Kam gjith diten qe perpiqem ta shmang keto lajme!
Nuk mund ta koncepton dot kete qe i ka ndodhur atij femije !
Ndihem shume i dobet e i pa fuqishem qe te bej ndonje gje.
nuk dua e nuk mund te flas me shume per ca ka ndodhur !
Edhe unë si ty ndjehem dhe mendova ishalla nuk e kan hapur si tem në forum,ësht një tmerr i vërtet se si një monstër vepron me një fëmijë aq të vogël dhe të pa mbrojtur ashtu ??? pak kam lexuar nëpër rrjetet sociale po ky mostër nuk duhet vrar apo varur se i bëhet vdekja më e lehtë?? ktë ësht ta varësh mes qyteti me kok poshtë,tja hapësh mishin dhe tja mbushësh me kripë dhe ta lesh aty deri sa të shkojë në ferr ,të bëhet mësim dhe për monstra të tjerë që sillen nëpër rrugët e qyteteve të Shqipërisë
Ngushëllime familjes dhe zoti i dhënt forcë për humbjen e një engjëlli të vogël??
 

“E vrau brenda 30 minutash”, avokati zbulon detaje tronditëse: Autori i aftë mendërisht, e kishte groposur fëmijën dhe pyeste prindërit ‘a e gjetët Mateon’. Djali ishte me duart e lidhura​


Tezja Nga Italia

lg.php


Avokati Ermal Hamataj ka zbuluar detaje tronditëse nga krimi makabër në Fier, ku një 8-vjeçar u rrëmbye paraditen e djeshme dhe u gjet në mbrëmje i vrarë dhe i groposur nga fqinji i tij. Hamataj tha në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 se fëmija kishte dalë nga shtëpia pak para orës 10 të paradites për të blerë bukë dhe në orën 10:00 ka qenë i vdekur.

“Është tmerrësisht e vështirë. Kam vetë një fëmijë 8 vjeç dhe mundohem të kuptoj se çfarë ndodh në mendjen e një fëmije. Doja të bëja një apel sepse kam parë që nga dje deri sot, deputetë, media, gazetarë ecin me idenë se kemi të bëjmë me një person të paaftë mendërisht. Nuk është i paaftë mendërisht, duhet të dënohet si person i përgjegjshëm para ligjit. Ai nuk është i paaftë mendërisht. Përmes vendimit të gjykatës në 2006 vihet re qartë që është i aftë mendërisht. Duhet të dënohet siç thotë neni 79 i Kodit Penal, me burgim të përjetshëm. Çdo situatë që e nxjerr të paaftë mendërisht e shpëton nga burgimi i përjetshëm.

Kallëzimi nga prindërit është bërë në orën 15:30. Djali ka dalë nga shtëpia pak para orës 10 dhe ka qenë i vdekur në orën 10. Brenda 30 minutash ka mbaruar gjithçka. Autori e ka qëlluar me kazmë pas koke, e ka lidhur fëmijën dhe fëmija është gjetur i groposur me duar të lidhura mbrapa. Kjo tregon dashakeqësinë dhe kulmin e shtazërisë së një personi ndaj një fëmije të mitur. I ka dhënë biçikletën fëmijës kur kishte shkuar të blinte bukë”, tha avokati.

Ai tregoi më tej se familja e autorit dhe e viktimës kanë pasur një konflikt të mëhershëm i cili është harruar në paqe. “Njiheshin që në 2005 familjet. Në orën 10:00 e kishte groposur fëmijën dhe në orën 14:00 dilte tek dera dhe pyeste të ëmën dhe të atin ‘a e gjetët Mateon’. Djali është gjetur me duart e lidhura pas, i baltosur që ne kemi dhe zakonte, nuk baltoset trupi. Ishte groposur pranë banjës, që mbajnë në fshat.

Në polici autori ka qenë i qetë, më të qetë se sa jemi ne tani dhe hera-herës duke qeshur. Ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, kanabis sativa, por njihej si përdorues alkooli. Por në momentin e krimit nuk ka qenë nën efektin as të drogës e as të alkoolit. Ky shtazë nuk duhet mbahet në burg, por ligji është ky. Le të ushqehet me taksat tona, por të mos e shohë më dritën e diellit”, tha avokati Hamataj.

lg.php






"Balkanweb"
 
Ooooo zot cfare tmerri..... Zoti t donoft more monster si ta bana dora tja maresh jeten atij engjelli..... ?????
Qofsh i parajses engjell i vogel ???
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back